Do marrin dozën e vaksinës Pfizer: Ja cilat janë dy kategoritë e riskut që të vaksinohen në Shqipëri

9 Prill 2021, 09:23Sociale TEMA

Drejtuesja e programit të vaksinimit, Erida Nelaj ka thënë se dy kategori të reja do ti shtohen skemës së vaksinimit anti-Covid.

Bëhet fjalë për përsonat që kanë kryer një transpant organesh dhe të sëmurët me hemodializë, të cilët do të marrin dozat e vaksinës Pfizer.

“Në planet e para prioritare po listohen të sëmurët që kanë kryer transplant dhe ata që janë në procese të dializës”, tha ajo.

Nelaj ndër të tjera shtoi se me dozat e reja do të ulet dhe mosha e të vaksinuarve. Prioritet sipas saj do të jenë grupet e riskut të cilat do të bëhen paralelisht me moshat.

Deri më tani në Shqipëri janë kryer 220 mijë vaksimime.

Personat që janë duke kaluar një gjendje gripale apo kanë shqetësime shëndetësore sipas mjekëve nuk duhet ti nënshtrohen procesit të vaksinimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje