Gazetarja e njohur rrëfen për të parën herë divorcin

10 Prill 2021, 09:16Sociale TEMA

30 vite në ekran, dhe një figurë mjaft e dashur për publikun, gazetarja Ketrin Gjocaj vendosi duket se kishte ardhur kohë të fliste për një kapitull të vështirë në jetën e saj. E ftuar në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, Ketrin rrëfeu divorcin e përpara shumë viteve dhe marrëdhënien me vajzën e saj e cila ka jetuar që e vogël në Gjermani me të atin.

”Dua të më japësh një përgjigje të sinqertë, je divorcuar herët nga babai i vajzës tënde, si ka qenë, sepse Shqipëria edhe sot është pak e vështirë. Ti si e ke kaluar divorcin?” e pyeti Mirel Milori. “Ne kemi qenë 6-7 vjet martuar, kemi qenë të lidhur më herët, të fejuar qëndruam 7 vjet. Ajo që luajti rol në këtë mënyrë jetese të ndarë, ishte dhe largësia, sepse që në ’91-shin bashkë me vajzën, me vjehrrën time, gjithë familja shkoi në Gjermani, në ato kushte që kishte Shqipëria atëherë, sepse edhe ata nga ana e mamasë kishin probleme të persekutimit, të një jete me probleme në Shqipëri.

Që aty filloi një gjë që nuk shkonte, sepse unë e dashuruar me ekranin, me një familje normale. Ne vazhdojmë të kemi marrëdhënie shumë të mirë, edhe kjo gjë duhet thënë, nuk ndodh në të gjitha çiftet”, tha ajo. Ketrin shtoi se nuk e ka pasur të lehtë largësinë me vajzën. “Unë detyrohesha që 2-3 herë në vit të shkoja në Gjermani që atëherë ishte shumë problem dhe për viza. Ato fillime i kam patur problem, por raporti nuk ndryshoi, ka qenë shumë i mire”, u shpreh ajo, ndërsa pranoi se ka kaluar shumë momente të vështira dhe ka qarë e është ndjerë pesimiste, por thotë se uronte gjithmonë që e bija të kishte shëndetin.

5 komente në “Gazetarja e njohur rrëfen për të parën herë divorcin”

  1. Tata says:

    Hajde vuajtje, hajde! Ketij i thone “persekutim”.

  2. hasani says:

    Me vjen keq te komentoj, por keto lloje femrash nuk jane nena. Femijet shkojne me babain. Njesoj si grigja e ndonje tjeter.

  3. ilir says:

    Leka, ish buri Ketit , diku kish ngren nje lug çorbe te prishur!
    Kam dyshuar gjithmon se mund te ishte dhe gei!

    Megjithate Keti ka jetuar regullisht dhe ka ber jeten e saj pa u lakuar per ndonje tepri ne jeten qe ben.

  4. Zdrava nga ?? says:

    Vetem mos ja fut kot, nuk punoje dot ne TVSH apo te ishe prezantuese ( sot quhet moderatore) po qe se kishe probleme ne biografi, dhe ishi jot nuk ishte dhe ndonje aktor si Robert Ndrenika dhe nuk kishin cti benin talentit dhe ja falen njollen ne biografi.
    Mos genjeni se beheni qesharak, Leka ishte dhe shume po shume shemtaraq.!
    Keta voceraket mund ti genjeni po ne qe jemi moshata me ty o Keti nuk na genjen dot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje