Pas sherrit masiv të raportuar nga Gazetasi.al për një kamera sigurie të vendosur në një banesë private, një tjetër shtetas ka ngritur shqetësimin pranë policisë për vëzhgim dhe përndjekje. A.R është e shqetësuar jo vetëm për privatësine e saj, por edhe të motrës dhe dy prindërve. Për këtë arsye ajo u paraqit sipas burimeve të Gazetasi.al pranë komisariatit numër tre me pretendimin se personat që e kanë instaluar kameran e sigurisë po i ndërhyjnë në jetën private.
“Banoj në rrugën Gjergj Legisi me dy prindërit dhe motrën. Në katin e parë të pallatit dhe në ashensor janë vendosur afishe “Kujdes se ka kamera”. Në katin e parë të pallatit, në fasadën e jashtme dhe në ashensor ka kamera sigurie. Këto kamera janë vendosur nga administratorja T.H dhe dyshoj që ajo kontrollon lëvizjet e mia dhe të familjarëve të mi dhe se pamjet ua ka vendosur në dispozicion personave të tjerë”, thotë e reja në denoncimin e dorëzuar pranë policisë.
Pavarësisht se sipas policisë ky qëndrim i saj për ndërhyrje të padrejtë në jetën private parashikuar nga neni 121 i Kodit Penal, ndiqet me kërkesë të të dëmtuarit direkt në gjykatë, agjentët nuk e kanë refuzuar vajzën, por e kanë mbajtur shënim ankesën e saj.
“Ankesat për prani të kamerave janë shtuar dhe kjo nuk ka lidhje me jetën private të qytetarëve, por shumica e atyre që paraqiten në komisariate, i druhen vëzhgimit nga persona të tjerë.
Bëhet fjalë për persona që kanë konflikte të mëparshme ose që janë të ndërgjegjësuar për lirinë dhe të drejtat e tyre. Edhe rasti i A. R është i një qytetareje të shkolluar jashtë dhe ka informacion të bollshëm mbi të drejtat e saj”, pohon zyrtari i rendit për Gazetasi.al pranë drejtorisë vendore. Sipas tij, në shumicën e konflikteve, pavarësisht kërkesës për heqjen e kameras së sigurisë, administratorët ose pronarët e bareve, dhe bizneseve në katin e parë këmbëngulin se prezenca fizike e pajisjes vëzhguese ka sjellë frenim të vjedhjeve.
“Padiskutim që një hajdut apo një keqbërës stepet ose e mendon mirë kur shikon një kamera sigurie. Kamera ka efekt ju pëlqen apo nuk ju pëlqen shtetasve që ankohen. Disa vite më parë, një organizatë e kundërshtoi me forcë instalimin e kamerave të sigurisë si cënim të të drejtave, por realisht përpara lirive individuale më e rëndësishme është garantimi i rendit dhe sigurisë publike” përgjijet zyrtari i policisë.
Por edhe me kamera..
Por a të bën më të sigurtë një kamera sigurie? Zbulimi i vrasësit të Behar Sofisë vetëm duke vëzhguar dhjetra kamera sigurie është një përgjigjje. Por A.B një pronar lokali i kishte vendosur kamerat pikërisht për të mbajtur larg hajdutët e megjithatë nuk ia arriti dot. Sidoqoftë mbasi mbërriti në biznes dhe pa që i kishin vjedhur dhe dritaret e lokalit, ai hodhi sytë nga kamerat dhe me pas pamjet filmike të sigurisë ia la mbi tryezë policisë. Rezultati ishte arrestimi i një 44 vjeçari i divorcuar dhe i dënuar edhe herë tjetër për vjedhje. Por ndonëse nga pamjet nuk përfitohen të dhëna me interes, një dëshmitar që i bleu dritaret ishte çelësi kyç i zgjidhjes së hetimit.
“Kur lokali u prish dritaret që kushtonin gati 10 mijë euro ja lamë në ruajtje mikut tonë, derisa të përfundonte pandemia sepse nuk kishim mundësi transporti” shprehet denoncuesi.
“Shkuam tek magazina dhe pashë që dritaret i kishin marrë. Mora kamerat e sigurisë, kurse vetratat e duraluminit i kërkova dhe i gjeta në një pikë skrapi disi larg magazinës” pohon i dëmtuari.
Për agjentët, veprimi i radhës ishte pyetje e pronarit të pikës së skrapit që insiston se në biznes i kishin ardhur dy persona që i bënë ofertën.
“Kemi disa vetrata. Unë u kërkova kartat e identitetit dhe pastaj i bleva rreth 15 mijë lekë dhe ishin rreth 100 kilogramë. Këto fotokopje të kartave të identitetit të tyre ua vendos në dispozicion se cilët janë këta shtetas” tregohet i gatshëm biznesmeni i skrapit.
Kur policia ka shkuar në banesën e njërit prej tyre që më pas përfundoi në pranga ai nuk e ka zgjatur shumë, por është treguar bashkëpunues.
L.D sipas burimeve policore të Gazetasi.al detajon se i gjeti vetratat jashtë një magazine. “Mbasi pashë që nuk kishte njeri që i ruante apo që nuk kishte njeri që ta pyesja, kam menduar se nuk i hynin kujt në punë ndaj dhe i mora. Por kjo dëshmi nuk e shpëtoi hajdutin nga arrestimi i cili nuk u zbulua nga kamerat, por nga një gabim trashanik sepse kishte lënë me vullnet të plotë kartën e identitetit”.
shqiperia eshte plot me njerez psiqike
I nderuar, te tere njerezit Jane psiqikë, per nga kuptimi qe ka kjo fjalë be shqip.
Ne anglisht, kur thua psiqik (psychic), ka kuptimin e aftesise per te parashikuar gjera, ose veprimet dhe mendimet e njerëzve.
Nuk e di me çfare kuptimi ke dashur ta perdoresh ti, por mos e perdor me per ate kuptim sepse nuk eshte sharje, apo ofendim.
Ndoshta me dashur të thuash me probleme psikologjike, ose paranojakë. Por ti e di.
tjetër është vendosja e kamerave në bisnese dhe tjetër tja vendosësh komshiut tek hyrja dhe tek ashensori ,kjo grua apo vajzë ka shumë të drejtë lol………
Koqe
Nese kamerat kjo debile i ka konstatuar brenda shtepise shtepise se saj ku te jene vendosur pa aprovimin e saj kjo ka te drejte,kur kamerat jane te vendosura ne ambjente publike duke ju lajmeruar se jeni ne vezhgim te kamerave kjo debile nuk ka te drejte te beje kallzim.Qe ta mesoje kjo debile si dhe te mesojne te tjeret qe mos ta ngarkojne policine me idiotizma te tilla duhet qe ne cdo hyrje rrugice apo ne cdo lloj ambienti publik te vendosen tabela qe ju tregon se me keto zona jeni nen vezhgim,kete qe po them e kam nga eksperienca e shteteteve te tjera qe e kane ne veprim
Po ka sa dush shtete qe se ven dot ne hyrje te pallatit Po sqen dakort te gjith banoret ose do te shkoj te marri leje ecc Po nuk marr vesh pse duhet me shajt debile ecc. Ate cameran kur ta vesh dhe me leje duhet te marri shofi vetem hyrjen jo dhe pallatet perballe rrugen ecc
Debile e shkolluar jashte,per sa kohe ke tabelen KUJDES KAMERA eshte c,do gje brenda ligjit.
Nuk lejohen aspak kamera ne ambiente banimi sidomos ne pallate me banues te ndryshem te pakten ne BE funksionon keshtu ne pallatin tone ne itali kemi kerkuar kamera sigurie per disa akte vandale
Pergjigja, jane te kunderligjshme ne keto ambiente per arsye privatsie
Ata mund te instalohen ne shtepi private por per ligj nqs e jep me qira duhet te hiqen
Nqs ligji ne shqiperi eshte ndyshe eshte faji i kopjaceve te qeverise qe kur kopjojne ligje te BE i kopjojne me gabime por nuk besoj se eshte ky rasti
Ata kamera jane te paligjshme thjeshte per faktin se jane montuar nga administratori me koke te vet pa bere te pakten nje mbledhje dhe me vote
Pastaj andministratori ska kurrfare fuqie per vendime te tilla nqs nuk ju pelqen mund ta nderroni sepse vendosin banoret e pallatit se kush duhet te jete administrator