Shqipëria si iluzion

10 Prill 2021, 09:48Politika TEMA

Dekada e fundit e politikëbërjes shqiptare e ka transformuar shijen politike dhe estetike të Shqipërisë.

Kjo ndërmarrje, me përmasa historike, e konsolidimit të vetëdijes qytetare dhe të manifestimeve të saja komplekse, lidhet ngushtë me vizionet urbanistike të kryeministrit artist. Qeverisja e Ramës dhe e Partisë Socialiste ua riktheu shqiptarëve atë që, për shumë kohë, e kishin humbur: të bukurën.

Të shumtë qenë shqiptarët që kishin ngelur të zhytur në iluzione imazhesh të lavdisë dhe të miteve mbi Shqipërinë e përjetshme, që projektoheshin si konstrukt dëshirash: Shqipëria e shekullit XX nuk u bë mishërim i rrëfenjave të bukura të vëllezërve Frashëri.

Ajo doli e shëmtuar, për shkak të barbarisë së atyre që Shqipërinë e lanë në mëshirën e një kaste politike dhe të një Njëshi të veshur me pushtet absolut.

Pas kolapsit të komunizmit, që shkërmoqi të gjitha vlerat, me pasojë anarkinë e pashembullt që kulmoi në vitin 1997, Shqipëria do të fillonte ndryshimin e vërtetë me zgjedhjen e Edi Ramës si kryebashkiak i Tiranës.

Në gjithë kaosin e mijëra ndërtimeve pa plan, ai do të rizbulonte ekzistencën e një planimetrie të parashkruar urbanistike, me vlera të mëdha për të ardhmen e kryeqytetit të ngulfatur nga shëmtia.

Nuk ishte vizion bosh ai i Ramës, i cili veproi, duke hequr mijëra shëmti të paligjshme, rikonstruktoi vlerat historiko-kulturore, projektoi Tiranën si metropol urbano-modern.

Nga viti 2013, si kryeministër, Rama do të përmbyllte ciklin e transformimit të Tiranës, duke e zgjeruar në krejt Shqipërinë, e duke u dhënë jetë dhe pamje moderne edhe qyteteve dhe vendbanimeve të tjera që, në vizionin e tij, i dha emrin “Shqipëria që duam”. Shqipëria e këtij vizioni që duhet të bëjë çdo shqiptar krenar.

Ka mendime se, ndryshimet rrënjësore dhe qeverisja me shije në dy mandate, nuk do të duhej ta kualifikonin Edi Ramën edhe për një mandat të tretë. Thuhet se, në rrethanat e tranzicionit, dy mandatet e kanë konsumuar politikisht Edi Ramën.

Megjithatë, për idenë se a është “konsumuar politikisht” Rama do të vendosin më 25 prill zgjedhësit e Shqipërisë, si instanca më legjitime e vlerësimit.

Ne mendojmë se kufijtë kohorë realisht nuk ekzistojnë, pasi Rama ende nuk e ka përmbushur në plotësi vizionin e tij, ndërkaq edhe Shqipërisë nuk i ofrohet alternativa e udhëheqjes që do të sillte konsolidimin e mëtutjeshëm politik dhe shoqëror.

Alternativat e të djathtës, që duan ta rivalizojnë dhe mundin Ramën, nuk e kanë gjetur ende rrugën e pajtimit, atë që do të sfidonte më seriozisht pushtetin e Ramës me votën e tyre të koncentruar.

Fenomeni “Rama” nuk duhet të shikohet vetëm në dimensionin politik. Ai, gjithnjë, duhet të mendohet edhe nga aspekti se çka ka qenë në jetën e mëparshme të shqiptarëve, pra Edi Rama – krijues dhe arti (p.sh. performanca në Take back your city by paint, Edi Rama TEDx Thessaloniki – 2012).

Rrjedhimisht, për të sqaruar më me detaje vizionin për fushatën aktuale të kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste, duhet t’i rikthehemi rrugëtimit politik të tij në dy dekadat e fundit, si kryetar bashkie dhe si kryeministër.

Kjo, sepse ne besojmë që emëruesi i përbashkët i karrierës politike të kryeministrit Rama, pavarësisht ndryshimeve, është preokupimi për të bukurën, e cila i jep kuptim jetës dhe i bën njerëzit të ndihen më mirë e më të sigurt në qytetin dhe shtetin e tyre.

Ky vizion mbetet konstantja e karakterit të tij prej politikani.

Andaj, ashtu siç nënkuptohet shpesh nga paraqitjet e tij publike, fushata e dizajnuar vizualisht nga ekipi i tij është ideuar si pasojë e bindjes se nuk ka progres shoqëror në shëmti.

Përpos lidhjes me të bukurën, Rama arriti të projektojë artin në funksionin e akteve politike që projektojnë vizionin për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Si rezultat i punës dhe shijes, shqiptarët ndërtuan për herë të parë një mesazh politik të qëndrueshëm, i cili buron nga shija, kultura, përafrimi, solidarizimi, integrimi, rikthimi i dinjitetit, fuqizimi dhe faktorizimi.

Mes të tjerash, Rama ndërlidhet edhe me pozicionin politik të njeriut që shemb muret e vendosura në kufijtë e Shqipërisë, që me dekada pengonin ndërlidhjet e shqiptarëve, të cilët jetojnë në pesë shtete të rajonit.

Ky angazhim i Ramës, që të jetë mburojë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, në disa paraqitje dhe sjellje publike është perceptuar sikur i ngarkuar me tone etno-nacionaliste.

Sidoqoftë, për të argumentuar të kundërtën e kësaj, duhet rrëfyer drejt kronologjia e fushatave të tij të mëhershme, për të parë në mënyrë më objektive evoluimin e natyrshëm konceptual të pozicioneve politike në raport me Shqipërinë dhe shqiptarët.(albanianpost)

26 komente në “Shqipëria si iluzion”

  1. Shqioeria po shkon drejt braktisjes, humbjes se identitetit nacional. Per faj te politikaneve tane te poshter. Pike

    1. Kalec Dega says:

      Shqiperia si pikturat e Edvin Piktorit.
      =
      Kush ishte veprimi i pare kur morri pushtetitn Edushi?

      “Ai hapi ekspozite per pikturat e tij deshtake”- eshte pergjigja.

      =
      Edi po mundohet ta bej Shqiperine si Parisi….me ndihmen e Turqve dhe Grekeve.
      =
      Sa u paguan Turqit dhe Greket per te marre kontrollin e Shqiperise pa miratim Parlamenti apo ligji egzisues?
      OOOPS?

      1. Vranakonti says:

        Me sa kuptohet ti KALEC je i paguar qe ne menyre sistematike te shkruash dhe te shash Edi Ramen. Sa do t’a shash apo t’i ulesh ti apo ndonje tjetri si ty, autoritein e figures se Edi Rames nuk mund t’a besh dot se ai eshte si dielli qe ndrin dhe u verbon syt kundershtareve te tij.Qe kure ka ardhur Edi Rama kryeminister,shqiperia dhe shqipetaret kane rene ne qetesi,jane te sigurt per jeten dhe nuk mashtrohen apo vidhen siç ndodhte ne qeverisjen e Sali Berishes. Sot shqipetare trajtohen te gjithe njesoj dhe jo si ne kohen e Berishe qe favorizonte vetem militanteve te PD,aq sa te vrisnin dhe te grabisnin hapur se i mbronte Sali Berisha me taborrin e tij.Mos ardht kurre PD ne pushte,shpetuam nga vandalet e saj qe jane kafshe me fytyre njeriu,te hurit e te litarit,pa din e iman.

        1. posi posi says:

          Qe mos ardhte kurre ajo PD qe ishte ndoshta ke te drejte.
          Por qe ka rene ne qetesi vendi pas ardhjes se Edi Rames??? Ndoshta ne ne Shkoder nuk dime gje…

    2. tani11 says:

      Ja duro dhe ca, se shpellarëve po u mbushen brekët. Kopili i serbit i ka vjedhur 30 vjet jetë çdo Shqiptari. Litari e pret, bashke me zagarët e tij.

    3. Eneida says:

      Te themi te drejten o ti artikull shkrues anonim: Shqiperia vertete ka qene nje zhele dhe e lene pas dore. Ketu mbaron dakordesia me artikullin tend.
      Kryeministri Rama ka shije prej psikopati, ai nuk ka asnje lidhje me te bukuren. Per fat te keq paraja e hedhur neper shqiperi e ka shemtuar tmerresisht shume vendin. Mjafton te shohesh psh sheshin skenderbej nje tmerr nga ana estetike, frikshmerisht i shemtuar dhe pa asnje estetizem. Apo kullen panoramike ne Korce e cila eshte totalisht shije e Rames dhe eshte pjesa me e shemtuar e Korces, nje ciban ne zemer te saj.
      Spo merrem fare me cilesine sepse aty pastqj ka vetem vjedhje financiare por kjo eshte teme tjeter.
      E ke kot qe mundohesh te lidhesh Kryeministrin me te bukuren, me estetiken. Kryeministri ka shije shume te shemtuar dhe paraqet probleme te medha psikike me shijet e tij. Korces ti rroje Niko Peleshi per bukurine e saj. Ku ka vene dore Rama shqiperia eshte prishur. Shiko pedonalen e plazhit dhermi. Nje shemti nga ana estetike pa lidhje as me natyren e as me njerezit.
      Sheshi skenderbej do jete gjithmone vula e turpit te Rames.

      1. Drejtesia e munguar says:

        Ti Eneida, sa per te te kujtuar se ne kryeministri tani mund te gjesh te gjitha dhuratat qe I behen kryeministrit. Kur ishte shpellari yt kryeminister, jo vetem qe dhuratat u cuan ne shtepi por godina e kryeministrise u kthye ne shpelle. Keta shpellare duan te kthehen prape dhe ti mezi po i pret te fillojne prape ate qe ata dine te bejne. Shkaterrimin. Njerez pa tru!

  2. K says:

    Shqioeria, o Kole Brana i Mokres, po shkon prapa se Saliu “i vuri kazmen shkolles” dhe na la femijet gjysem analfabete, se keshtu deshte Serbia!

  3. Isa says:

    Rama i ka ndryshuar fytyren te gjithe qyteteve dhe mos harroni se ne c’fare gjendje e mori.Te mendoni vetem dritat ujin qe nuk paguhej ndertimet pa leje dhe reformen ne drjtesi.Nuk ka kthim pas

  4. perparimi says:

    faleminderit shkrimin poetik tuajn per poezine artistike qe ka sjelle Edi Rama na banalitetin tone politik e jetesor. E shijova dhe perseri ju falenderoj.

    1. Berti says:

      Perparim. Po te pelqyen shijet e rames dmth qe duhet te jesh ne nje pavion me te.

  5. qeveria e zhytur ne llumin e deshtimit says:

    “Qeveria e PS dhe e Rames u riktheu ate- te bukuren, ate Shqiperine qe duam e bla bla bla…”
    Nderkohe EASO (Zyra Europiane per Azilin) rendit shqiptaret e ketyre “viteve te bukur” Made in Rama te dytet pas sirianeve ne lufte per nga kerkesat per azil ne vendet e BE!
    Kuptohet pra pse ky shkrim eshte Anonim , askush nuk e merr persiper qe kesaj pacavure shkrimi ti vere poshte emrin e tij.

  6. vëzhguesi says:

    Edi Rama ose më mirë z,kryeministër është LIDER doni apo nuk doni ju që bëni komente kundër tij.Është i vetmi lider sot në Shqipëri….

  7. Lexues says:

    Testi i madh per nje burre shteti eshte jetegjatesia e reformave qe ben. Nese vertet eshte ne krye te nje levizjeje te gjere shoqerore, nese vertet ka ndertuar nje shtet ligjor me baza te shendosha, do duket kur te ike.
    Personalisht, jam skeptik sepse nuk shoh ndonje ndergjegjesim demokratik te shqiptareve per te marre pjese aktive ne jeten politike dhe ekonomike te vendit dhe per te nxjerre me shkelma dinozauret e vjeter. Shpresoj te jem i gabuar.

  8. Velo says:

    Edi Rama është një lider që ka vizion dhe po hap themelet për një Shqipëri ndryshe. Por mos harroni, Roma nuk u bë në një ditë..

  9. shkenca e psikologjise says:

    sa me psikopat aq edhe me i mire si LIDER !

  10. Rama gazetar!!!! says:

    Mero kush e ka shkruar kete artikull Rama dhe ti e boton?
    Kjo eshte qesharake dhe ofenduese.
    A e kupton qe Shqiptaret e votojne Ramen si te keqen me te vogel? Te ishte per Ramen nuk e kishte zgjat me shume se nje mandat. Mos i provokoni kaq keq shqiptaret se pastaj shkojne e zgjedhin nje idiot si Luli & co. E provoi ne Tirane kur ishte kryetar bashkie….mos e harroni kete vlla secna merrni ne qafe me keto artikuj.

  11. luka says:

    Analize e shkelqyer qe ua paska verbuar syte cave qe mezi presin te hedhin balten e byrektores ku ushqehen.
    Falemnderit per kete shkrim te mençur!. Ata qe kane tru do te dijne t’i mbeshtesin idete e hedhura ne te. Sa per te tjetet qe as nuk e kuptojne se çfare eshte QYTETARIA, lerini ne batakun qe po u plas nga gurmazi.

  12. Taulant says:

    Rama dhe shoket e tij betonizuan Tiranen,Durresin,Elbasanin dhe Vloren.
    Shikoni si keta vampir te lekut shkaterruan krejtesisht keto qytete.
    Rama 15 vjet krytar bashkie nuk ndertoj nje biblotek apo pallat sporti.
    Vetem shkaterroj edhe ato qe ishin.
    Ne 8 vjet ne pushtet nuk ka ndertuar asnje rruge.
    Me falni 2 km lungomare ne Vlore.

  13. Joni says:

    Vranakonti, mbani nje emer shum te madh, dhe me vjen keq te bej nje replike.
    Edi rama eshte e keqja me e madhe e kombit tone, nuk e mban mend historia e kombit tone te ket nje udheheqes kaq te mbraptsh, kaq cikin, kaqe te pa ngopur, dhe kaq tradhetare, te gjitha epitet i meriton. Ed Rama nuk ka asgje te perbashket me interesat e kombit. U ka hapur dyert Ruseve dhe Serbeve, gje qe nuk ka ndodhur qe nga shekulli i 12-te. Ka vjedhur dhe shperduruar por kurre nuk eshte ngopur. U eshte kethyer edhe maleve qe ti shkaterroje. po do na beje edhe nje te keqe se nuk eshte ngopur, do na sjelli edhe afrikane dhe Bangladeshas, sepse sipas tije Shipetaret jane dembele. Sa turp, sa keq, nje udheheqes te beje nje koment kaq denigrues per popullin e mrekullueshme shqipetare, na shane te gjithve, ty, mua , dhe te gjithe. Perse ky horr, me benevreke, dhe qillota si bangaladesha nuk shkon ne bangladesh, ne te semes?Harron ky bire kurve se Shqipetaret ne emigracion, te detyruar nga poitikat e deshtuara te lene Shqiperine, jane punetore te mrekullueshem, fatkeqsisht, Kontribuojne ne ekonomite periendimore, ne vend qe te ndertojne vendin tone te mrekullueshem. Keto duhen vene para ligjit, me ligjet e Enver Hoxhes

    1. KALEC DEGA says:

      Te lumte pena, Joni.Shpresoj te besojne se mua me quajne te paguar..nga Serbi….militantet e PPSH NE TemA.
      =
      VETEM BETONOJI, SHKATERROJI DHE ASGJE NUK NDERTOJ KY MAFJOZ I SISTEMIT KOMUNIST DHE MIK I ARMIQVE TE VET.

  14. Hydajeti says:

    Eshte per te ardhur keq qe te ne mbizoeron mohimi asnje here skemi dalluar te bardhe nga e zeza dhe fatkesisht kete e sheh te niveli ishprehjeve dhe kultura e shkrimeve te tifozeve te terbuar nga ndryshimet qe hapin shpres e te arthmes te hapje se prespektives ne rruget ne asfatimet e Thethit te zbukurimi i brigjeve te Shirokes te vELIPOJA te Tropoja e tevrareve te Valbona qe i biri isaj nuk shkoj pre 20 vjetesh dhe sot rrin i myllur me syt ne shuplaka dhe nuk guxon te shoqeroje shoket ne fushate. Shihni Puken Kuksin Aeroportin. shihni Tiranen dhe qytetet tjara- Rindertimet e termetit si ne saj te shkathtesi dhe menquris tij u siguruan milionat , vaksinat, simptia europiane dhe shdervellesi e tij qdo dite ne terren jo i mbyllur ne zyre si parap ardhesit Shihni prespektivat aeroportet portet rruget e mbaruara dhe te filluara rrugen e arberit te Lumit Vlores te baipaseve te Fierit te Vlores te Lungomares te Tunelit te LLagaras te Delvines te porteve te Sarandes te Korqes te Permetit e tjera si venia ne pune e mbi 100 mij hektareve te prespektivat e Turizmit malore dhe ate detare etjer e tjere. Shifeni sa tolerant u trgua me ata qe tranditen Europen te kullea e aeroportit krahasojeni me Reganin e AMERIKES. Do te desheroja te kishte pak me teper kujdes ne rritjen et ardhurave per ivalidet te semuret pensione e ulta gjithsesi tek ana sociale’.

  15. Vota me gezim per ramen says:

    une si antishqiptar dua ramen
    sepse ai e shet shqiperine per egon e tij!!

  16. Koli says:

    Ti Z Joni dhe Kalec Dega jeni Prototipat e Shqiptareve te bere Idioter nga dora e Sali RAM Berishes.Te krahasosh WC qe beri buze Lanes Berisha dhe me qindra Vrasje dhe Krime te bera ne kohen e tij ne pushtet,me Edin qe nga mengjezi deri ne darke punon si kal,eshte per te qeshur dhe qare ne te njejten kohe.Me syun e nje Shqiptari qe jetoj jashte,Shqiperia eshte ndryshuar shume pr mire ne keto vitet e fundit.Kur shikoj njerezit qe hyjne ne shtepia te reja mbas termetit,zemra me behet mal,kur shikoj qe ne Itali akoma dhe mbas 10 vjetesh njerezit jane ne kabina metalike.Kur shikoj perballimin e Pandemise dhe tani vaksinimin ne mase te popullsise,them duhet ti thoni Zotit njeqind here Faleminderit qe ne keto momente kaq te veshtira Shqiperia ka Edin,po te kishte qene Sala me Lulin tani do ishit duke vdekur rrugeve me ate Sistem shendetsor qe la Saliu,qe per 20 vjet nuk ndertoi nje spital,po pati bere me thoni nje.Tani po e mbyll me kaq nga nje njeri qe Ika mbas 97 se bukur ku u vrane me shume se 10.000 shqiptar nga Politika e vellavrasjes se Sali Kriminel Berishes.Ju qe shani punen e Edit me nje Vrase si Berisha,nuk meritoni tju them asgje tjeter,vetem Turp,Turp,Turp.

  17. NNP says:

    MIRE E KE THENE
    PAS ENVERIT SHQIPERIA ESHTE E DO TE MBETET NJE ILUZION I HUMBUR DERISA TE DAL NJE TRIBUN I PERMASAVE TE KASTRIOTIT E ENVERIT
    TA GEZONI PIKTORIN
    NUK KA SHEMBULL NE HISTORI QE NJE PIKTOR APO KOMEDIAN SI BEPE GROLLO NE ITALI TE BEJ EPOKE
    DUHET NJE ALBIN OSE NJE GARIBALD…O TE MJERE..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje