Mesazhi i ambasadores Yuri Kim: Reforma në drejtësi, i vetmi mjet për një të ardhme të sigurt në Shqipëri

9 Prill 2021, 19:55Politika TEMA

Ambasadorja amerikane ka shprehur edhe njëherë mbështetjen për Reformën në Drejtësi në Shqipëri, si i vetmi mjet për të siguruar një të ardhme të drejtë, demokratike dhe të sigurt për vendin tonë.

“Më lejoni të jem e qartë: Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e saj të pranimit në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Si përfaqësues i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, unë jam personalisht i përkushtuar të bëj gjithçka mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të siguruar një të ardhme të drejtë, demokratike dhe të sigurt për Shqipërinë. “Projekti Drejtësi për të Gjithë” ka qenë një nga disa angazhimet e SHBA për të mbështetur reformën e drejtësisë në Shqipëri. Mbështetja jonë do të vazhdojë “.

Në fjalën e saj në takimin e zhvilluar nga USAID, ambasadorja Kim theksoi se investimet e SHBA në sektorin e drejtësisë po tregojnë rezultate

“Unë jam e inkurajuar nga mënyra sesi gjykatat në të gjithë vendin kanë përmirësuar performancën e tyre të përgjithshme, se si Gjykata e Lartë u organizua për të adresuar çështjet e saj në rritje dhe se Shkolla e Magjistraturës krijoi një program për edukimin e brezave të ardhshëm të profesionistëve ligjorë. Reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, nuk është e lehtë dhe as nuk është e përsosur. Ky është një udhëtim që do kohë dhe përpjekje të qëndrueshme.

Nuk ka asnjë alternativë: reforma në drejtësi është jetike për suksesin e Shqipërisë si komb, jetike për suksesin e saj si një ekonomi dhe thelbësore për suksesin e saj si ndërtimi i mundësive për popullsinë e saj të ndritshme, energjike dhe punëtore. Ajo është një shtyllë e rëndësishme për të realizuar të ardhmen e saj në Evropë, si një anëtar i familjes së demokracive evropiane. Si me çdo ndërmarrje gjithëpërfshirëse, e vetmja mënyrë për të arritur atje ku po shkojmë është një hap në një herë, një këmbë përpara tjetrës”.

MESAZHI I PLOTË

Të nderuar anëtarë të Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë Gjyqësor, kryetarë të Gjykatave, kancelarë të Gjykatave, anëtarë të Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri, partnerë dhe miq të dashur. Faleminderit që keni ndarë kohën tuaj me ne sot dhe faleminderit për mundësinë që t’ju drejtohem të gjithëve ju. I vlerësoj shumë shpjegimet që ju të gjithë keni ndarë me ne në lidhje me gjendjen aktuale të reformës në drejtësi në Shqipëri.

Investimet e SHBA në sektorin e drejtësisë po japin rezultat. Më inkurajon mënyra se si gjykatat në të gjithë vendin kanë përmirësuar punën e tyre të përgjithshme, se si Gjykata e Lartë u organizua për të trajtuar numrin në rritje të çështjeve të prapambetura, dhe se si Shkolla e Magjistraturës krijoi një program për edukimin e brezave të ardhshëm të profesionistëve ligjorë.

Siç kam thënë më parë: Reforma në drejtësi nuk është e shpejtë, nuk është e lehtë dhe as nuk është e përsosur. Ky është një udhëtim që do kohë dhe përpjekje të qëndrueshme. Nuk ka asnjë alternativë: reforma në drejtësi është jetike për suksesin e Shqipërisë si shtet, jetike për suksesin e saj si ekonomi, dhe jetike për të pasur sukses në krijimin e mundësive për popullsinë e saj të zgjuar, energjike dhe punëtore. Kjo është një shtyllë e rëndësishme për të realizuar të ardhmen e Shqipërisë në Europë, si anëtare e familjes së demokracive evropiane. Ashtu si me çdo sipërmarrje gjithëpërfshirëse, e vetmja mënyrë për të arritur atje ku po shkojmë është njëri hap pas tjetrit, duke hedhur një këmbë pas tjetrës.

Më lejoni të jem e qartë: SHBA e mbështet plotësisht reformën në drejtësi të Shqipërisë dhe aspiratat e anëtarësimit të saj në BE. Ne jemi me ju krah për krah. Unë jam angazhuar personalisht si përfaqësuese e Presidentit të Shteteve të Bashkuara për të bërë gjithçka që mundem për të promovuar këtë reformë si një mjet për të arritur një të ardhme më të drejtë, më demokratike dhe më të sigurt për shqiptarët. Projekti “Drejtësi për të gjithë” ka qenë njëri prej angazhimeve të shumta të SHBA-së për të mbështetur reformën në drejtësi të Shqipërisë. Mbështetja jonë do të vazhdojë.

Ne jemi të përkushtuar të punojmë me ju për të siguruar që sistemi gjyqësor shqiptar të jetë tërësisht i plotësuar dhe funksional. Duam atë që do populli shqiptar: që njerëzit që janë në karrigen e gjykatësit ose që përfaqësojnë prokurorinë të jenë gra dhe burra me integritet dhe mirëbesim, dhe që i shërbejnë popullit dhe i shërbejnë shtetit të së drejtës – jo interesave ngushta ose kriminale. Ne duam ligje dhe sisteme që janë krijuar për të kufizuar mundësitë për korrupsion dhe institucione të ngritura që të mund të parandalojnë efektivisht korrupsionin e nivelit të lartë, të luftojnë krimin e organizuar dhe të ndëshkojnë autorët e këtyre.

Do të vazhdojmë me ndihmën për zvogëlimin e numrit të madh të dosjeve të prapambetura të Gjykatës së Lartë, duke vijuar programin e nisur për këtë qëllim nga “Drejtësi për të gjithë”. Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me SPAK për t’u siguruar që prokurorët dhe hetuesit e tij të jenë të trajnuar mirë, të pajisur mirë dhe shumë të efektshëm. Do të vazhdojmë të mbështesim procesin e vetingut për të ndërtuar besimin që sistemi shqiptar i drejtësisë siguron vërtet drejtësi për të gjithë.

Përmes Akademisë së re të Transparencës SHBA-Shqipëri, ne do të përmirësojmë transparencën dhe llogaridhënien në sektorin publik dhe privat, duke lidhur së bashku grupet e interesit për të çuar më tej Shqipërinë në rrugën drejt integrimit në BE. Akademia do të promovojë etikën dhe zhvillimin haptas të biznesit dhe politikës dhe do të krijojë kapacitetin për të rritur standardet në përputhje me Bashkimin Evropian. Në këtë mënyrë, Akademia do të sigurojë aftësinë për të bërë biznes në mënyrë më transparente, do të ketë funksione vëzhguese dhe mbikëqyrëse, si dhe mjete për rritjen e llogaridhënies.

Ndërkohë që janë bërë arritje në përmirësimin e funksionalitetit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, të gjithë e dimë që puna nuk ka mbaruar. Ne vazhdojmë me mbështetjen tonë për institucionet e vlerësimit kalimtar (vetingut) përmes pranisë së vëzhguesit ndërkombëtar të SHBA dhe rolit të Ambasadës Amerikane në Bordin e ONM, si garantues të procesit. Ne monitorojmë përparimin e institucioneve të reja të drejtësisë dhe i nxisim ato të qëndrojnë të forta kundër trysnisë ekstreme për t’i përkulur dhe për t’i përfshirë në korrupsion e veprimtari kriminale, që me siguri do të minonte të ardhmen e ndritur të Shqipërisë.

Reforma në drejtësi duhet të jetë efektive dhe ka nevojë gjithashtu për mbështetës; persona të cilët sigurohen që këto përpjekje të jenë të suksesshme. Shqipëria ka nevojë për njerëz si ju që të jenë përkrahësit e saj. Që të ngrihen, të marrin vendime të vështira dhe të ndëmarrin veprime. Që të bëhen nëpunës publikë të përkushtuar, që e fitoni pozicionin tuaj të besimit publik përmes angazhimit të përditshëm dhe veprimeve etike.

Prandaj sot kërkoj përpjekjen dhe angazhimin tuaj të ripërtërirë, për t’u siguruar që përparimi i deritanishëm të mos lëkundet dhe që ne të vazhdojmë këtë përpjekje së bashku, krah për krah, për ta kryer reformën në drejtësi. Shkalla tjetër në këtë udhëtim përparues është përpara syve tanë dhe unë pres të kemi një Gjykatë të Lartë plotësisht funksionale dhe qasje të përshpejtuar, të barabartë në drejtësi në të gjithë vendin.

Në fund, do të doja të falënderoja Anne Trice dhe ekipin “Drejtësi për të Gjithë” për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë pesë viteve të fundit. Faleminderit secilit prej jush për përkushtimin dhe angazhimin tuaj. Kjo veprimtari feston këto arritje dhe vlerëson përpjekjet tuaja. Përkundër kaq shumë sfidave, mund të themi se reforma në drejtësi në Shqipëri ka bërë një rrugë të gjatë dhe se vendi juaj është në një pozicion më të mirë tani krahasuar me kohën kur e nisëm këtë. Ne jemi krenarë që jemi me Shqipërinë në këtë rrugëtim.
Faleminderit!

10 komente në “Mesazhi i ambasadores Yuri Kim: Reforma në drejtësi, i vetmi mjet për një të ardhme të sigurt në Shqipëri”

  1. gazetare ordinere says:

    gazetarja e top shanellit ka dale me strukture te re:
    nga “me qellim mbylljen ” në
    “me qellimin te mbylle”
    e thote edhe me konfidence
    cfare deluzioni !

  2. kjo na doli veze e prishur por nga ato ze qelburat fare ama

    Si mundet te jen kaq te Pafytyre kto mer yahoo !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Apo ka ken ne kerkim te Tomit bucja dhe ska nigju hic per Pucistet Talibane?

  3. dardan says:

    Perderisa Drakula i Vicidolit dhe femijet perbindesha te tij po bejne ligjin ne Shqiperi,
    reforms ne DREJTESI do te linde e vdekur.

  4. Like Haxhi Qamili president says:

    Plotesisht dakort me konkluzionin e zonjes Kim qe reforma ne drejtesi eshte i vetmi mjet per te ardhem e sigurt te vendit per ne BE.Por,mendoj se reforma ne drejtesi e ka nisur perseprapthi punen.Ne Kroaci,Rumani etj boset e krimit e korrupsionit u cuan me byzylyke ne duar ne burg,kurse ketu tek ne SPAKU po ben punen e nje gjykate te zakonshem dhe eshte marre vetem me disa ordinere e qytetare qe kane guxuar te korruptojne ndonje polic.Kurse padronet e krimit dhe politikanet qe komandojne,shantazhojne gjithcka,qe vrasin njerez ,qe kane grabitur pasurine e popullit ne permasa te medha dhe qe kane ne kurriz dosje te tera me krime e me korrupsion jane lene te lire dhe akoma dhe sot bejne ligjin.Dhe fjala eshte per Berishen,padrinon e kupoles mafioze te PD-se,agjentin e shumefishte,i cili ka vrare,ka kercenuar,ka share publikisht e ka blere gjysmen e vendi dhe eshte shkaktari kryesor i gjendjes kriminale e ekomomike te prapambetur te vendit.Pas tij,por jo me pak i rrezikshem eshte Goldi yne i shquar,sheiku presidentmi degjeneruar,i cili per karrigen e tij,pa iu dridhur qerpiku eshte i gatshem ti vere dhe ky flaken vendit,ne aleance me Berishen,mikun-armik te tij,qe pergatiten per ti bere shqiptareve me te keqen e mundeshme,sikur ato qe u kane bere deri me tani jane pak.E pas tyre vijne Tavarish Lyli,i cili me para ruse loboi kunder shqiperise ne USA,i cili vodhi parate e rruges se kombit dhe ne 21 janar 2011 si minister i brendshem ,bashke me Berishen urdheruan vrasjen e 4 njerezve ne bulevard dhe pavaresisht ketyre krimeve te tij e te tjera si keto krekoset si gjeli maje plehut e kerkon te marre dhe votat e shqiptarevekerkon te kete imunitet qete mos munden ta kapin “per zhelesh” e ta rrasin ne burg si vrases dhe si i degjenruar.Dhe pas tyre s’mund te mos permendim dhe doktoreshen e shkencave ,fallxhoren,tregetaren e cocalines,e cila i ka lene cizmet rruges,duke qelluar kryeministrin ne mes te parlamentit,Dhe qershia mbi torte eshte me pergjegjesin e tragjedise se Gerdecit,Mehdiun e famshem te partise -person,qe ka 30 vjet si kryetar partie,por gjithmone ka qene e eshte i paketuar sideputet i bandes demokratikase,ne listen e saj,sepse ka bere sherbime te “shquara” ndaj padrinos se PD-se,Berishovic!
    Nuk mund te quhet e sukseseshme nje reforme si kjo qe po behet tek ne kur kapot e krimit jane te lire,kur nuk guxon SPAKU tu permende emrin dhe kur ambasada amerikane ne vend qe ta orientoje e te kembengule qe keta persona e pasuria e tyre te kaloje ne skaner merret me Tom Doshin,sikur Doshi eshte El Capo apo Eskobari,pavaresisht se cfare dine e mendojne amerikanet per te. Ku krahasohet Toma me keta bastarde,qe kane qene e disa jane akoma ne krye te trustit te krimit e te korrupsionit ne kete vend dhe nuk u ka hyre deri tani asnje gjemb ne kembe? Toma apo keta bastarde shkaktuan qellimisht krize institucionale duke djegur mandatet ne turme,si ne asnje vend te botes,duke fituar dhe “rekord Gines”?!Si e pranon ambasada amerikane Xhaferllarin,me lidhje me persona te inkriminuar,te futur ne GJK ne saje te presionit te gangsterit president me pasuri perrallore dhe biles edhe sot e kesaj dite pa kaluar dhe vetingun si te gjithe gjyqtaret e tjere te ketij vendi?! Pse hesht ambasada amerikane per rastin e saj apo dhe ajo eshte nen tutelen e influencen e Gold Metes?! Te jete ky suksesi i reformes ne drejtesi dhe shumica e shqiptareve nuk e kuptojne?! Atehere s’na mbetet tjeter vec ti urojme suksese kesaj “reforme” dhe ambasades amerikane!

    1. tani11 says:

      Shumë e drejtë!

  5. Vranakonti says:

    Reforma ne drejtesi do perfundoj,shpejt apo vone, ajo do perfundoi me sukses.Duan a nuk duan Saliu,Meta,Basha, Fallxhorja,reformana drejtesi do behet se e ka mare ne dore dhe po investon Amerika.Te siperpermendurit do shkojn,mos sot nesr te shtate pexheret ne Reç.Bravozonja Ambasadore KIM,per kembenuljen tuaj per reformen ne drejtesi.Opozita e sotme po mori pushtetin,do t’a kini te veshtire se ata nuk e duan reformen.

  6. Juri Krim says:

    E kena mbeshtet drejtsin shqitare qysh kur u mbollen Plepat.

  7. Toni says:

    Reforma ne drejtesi mund te jete e suksesshme nese
    Zonha Ambasadore bashkepunon me Sali Berishen, madje ta caktoj mbikeqyres te Refirmes!

    Kjo, mesa kuptoj, ka frike t’i permend edhe emrin, pale ta fuse ne burg!
    Shume zhurme per asgje!
    Zonja Ambasadore duhet te dije, nese deri tani nuk e ka mesuar, ose nuk ia ka thene njeri se cili eshte Sali Berisha dhe cdare i ka bere ai Shqiperise dhe shqiptareve, se persa kohe qe ky njeri te jete gjalle, ne Shqiperi nuk do te kete kurre qetesi, paqe, por lufte dhe zjarr! Te tjerat jane fjale!

  8. Ramaforma says:

    Lot gezimi po u shkojne shqiptareve nga sukseset e kesaj reforme Znj.Kim….????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje