Shansi i fundit, ose goditja me bisht

9 Prill 2021, 16:26Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

A na bëjnë sytë apo janë këta që përplasen me vetveten?! Kërcënojnë, komplotojnë, vetëflijohen, shesin ajër… Para një ore, Lulzim Basha u kthye në vendin e krimit, te Teatri Kombëtar dhe nënshkroi prapë marrëveshjen: ‘Do ta ndërtoj siç ka qenë në vitin 1939”. Kjo është hera e dytë që nënshkruan për një epokë të vdekur.

Çfarë po ndodh, a duhen pastruar syzet, apo këta janë?…

I njëjti konvulzion si i George Orwell kur e konstatoi së prapthi vitin kur jetonte;  shikonte një tjetër luftë me vetveten dhe shënonte ‘Viti 1984’ në vend të ‘1948’. Më duket sikur jam në akuarium, stërkalat vijnë prej të të njëjtit lloj kafshe e përplasen në qelq.

Po përplasin bishtin ata që ishin, ja kjo është. Dinozaurët qenë krijesat e para, më të mëdhatë e botës, por që edhe këta ditën e fundit nisën të godasin me bisht. Sado me pushtet qofshin, ditën e  keqe kur nuk ka më fuqi, krijesa godet me pjesën e fundit të trupit.

Lulzimi është ‘kafsha’ më e butë, por edhe ky ndodhet para shansit të fundit. Sondazhet më të  besueshëm të rruzullit e kanë bërë të qartë se i humb fort zgjedhjet e 25 prillit. Por të paktën bën qokat: Vëllezërve Budina, që i nxori zbuluar para fisit, u thotë se do të shihemi në vitin 1939; traut të Kalimashit i kërkon të presë edhe 30 vjet; militantëve vdekatarë u thotë të mos e çajnë kokën nga koronavirusi; budallenjve u thotë se Bashkimi Evropian ka mbajtur ‘një karrige për mua’…

Luli godet të mashtruarit dhe ata që duan të mashtrohen, ky është mëkati. Por të paktën ky është i butë edhe kur godet me bisht. Më të rëndat i ka pasur goditjet ndaj liderit të tij e paraardhës , njëkohësisht. Luli e ka izoluar Berishën, të paktën hë për hë. Berisha as shfaqet në mitingje, as lejohet të flasë në emër të PD për vaksinat, as pasardhësit nuk i shfaqen në publikun politik.

Vetë Berisha, me sa duket ka rënë; as gishtin nuk e ngre dot më. ‘Të zë e jotja!’, thotë populli. U bënë shumë, që nga viti 1992 kundër pasurisë kombëtare, kundër Drejtësisë, kundër kursimeve të shqiptarëve, kundër popullsisë së Jugut; kundër dëshmitarëve dhe kundërshtarëve; kundër protestuesve; pro të ligës… As me bisht nuk godet më.

Kryetari i PD më shumë po ruhet nga bishti i Metës.

Goditja e fundit e Ilir Metës ishte goditja e Rinasit: Kamikazët e tij bllokuan hapësirën qiellore duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve, trafikun botëror ajror, ardhjen e vaksinave andti- covid… Për fatin tonë të mirë, bishti i Metës kapi Amerikën. Amerika ka planifikuar stërvitjen militare më të madhe në vendin tonë dhe aeroporti do të përdorej; Meta e bllokoi bash në këtë ditë.

A donte ‘kafsha politike’ që të godiste Amerikën? (Prisni- prisni!- pat deklaruan e shoqja Monika- Meta është kafshë politike e tmerrshme!). Po të mos i drejtohej Amerikës, ishte pa vlerë se çfarë mund t’u bënte shqiptarëve! Kundër amerikanëve është betuar se do t’i kapë ‘për veshi’, por kjo ka ndodhur kohë më parë, kur nuk e kishin lëshuar të gjitha fuqitë.

Edhe Reformën e Drejtësisë e ka goditur disa herë saqë e ka lëshuar përtokë por prapë është ngritur. Ka goditur Kushtetutën, ka  lënë postin e presidentit dhe është angazhuar hapur në fushatën politike për partinë e gruas; ka goditur zgjedhjet e kaluara; ka goditur me grushte policinë; ka goditur stabilitetin e vendit, ka dalë i dehur me raki…

Goditja me bisht ishte e fundit, në Rinas: Të tre liderët e opozitës u tradhtuan nga brenda dhe e përdorën ‘bishtin’ para kohe. Ata ishin betuar se atë pak fuqi që ka mbetur do ta kishin për ditën e zgjedhjeve të 25 prillit; por edhe ky shans ra.

Pse nuk ka më shans tjetër?

E para, se bie dinastia e keqe e pushtetit të vjetër. Këta kanë tre dekada që i bëjnë namin vendit dhe individit, që nga grabitja deri te krimi- krim. Kësaj here, me humbjen e 25 prillit, çmontohen.

E dyta, se sapo të ulin bishtin, dikush do të trokasë në derën e tyre me një letër nga Prokuroria e Drejtësisë së re. Nuk ka mundësi që nga kjo botë dikush të largohet pa u falur para vdekatarëve të tjerë të gjallë.

E treta, se nuk e kanë kohën me vete; natyra ka ligje. Është një fosil i dinozaurit në ujërat e njërës  nga shpellat më atraktive turistike të Sllovenisë, shfaqet i vogël sa një peshk cironkë; është edhe i fundit. Aq ka mbetur.

Edhe stërkalat e bishtave të tyre në faqet e akuariumit do të pushojnë së rrahuri…

24 komente në “Shansi i fundit, ose goditja me bisht”

  1. Musa Xh. babai i Mucit , qe spiunonte babane e Hajro Cinit says:

    Spiune te te gjithe vendeve bashkohuni !

  2. Kinom says:

    I mencur, trim, I drejte ju bie ne koke kllirave, bravo keta njeres I duhen vendi tone, populli po duron shume syt I ka nga drejtesia me shume shprese jemi Te zhduken keto vemje nji here e mire. Edhe nji here brovo Z. Cupi.

    1. Bravo says:

      Jam dakort, ky thonte qe me 21 janar Berisha kishte të drejtë qe vrau 4 vete. Shoh qe je dakort. Une jo.

  3. veliu says:

    Analize teper e sakte si gjithman z. Cupi….

  4. Zef mici says:

    Frrok cupi perzoten je i veqant, i pake be sot ne artikull qe dua vetem ta lexoj, tu qesh me lot dhe me deshire me mesu permendesh
    Me ate bushtin i ke drgjeneru
    Bjeru ketyre pushtave
    Zoti shendet mendje te fresket e dore te forte

  5. neri says:

    Bravo , bukur shume.

  6. ceni says:

    I perpikte dhe produktiv ne kohen e duhur duke u hapur syte edhe atyre qe i kane mbyllur me duart e tyre duke imagjinuar se ç’do te ndodhe me pas!Shpura e dallkaukeve eshte mbledhur pa ditur se kush eshte viktima e pare ,ndaj shikojne njeri tjetrin ,japin shprese se do te ringjallen dhe perseri tulaten te strukur ne qoshene ku i ka vene sot quteterimi!
    Me perpara qarkullonte nje etiketim i goditur per koke qoshet:Katunar o koke pagur ,qytetar nuk behesh kurre!

  7. Populli says:

    Shkrim perfekt. ..si gjithmone. …z. Cupi

  8. menderhane dhjetor-1990 says:

    Nga Saliu tek Nano, pastaj prap te Saliu e pas tij tani tek Ramiu.
    Eshte itinerari 30 vjecar i mbetjeve toksike te dhjetor-90 te Ramiz Alise ku ky Frrocko eshte njeri prej tyre . Ka dhe te tjere qe struken tek Rama si e fundit strehe e atij cikli 30-vjecar.
    Dhe natyrisht sulmojne Lulzim Bashen se me te ne pushtet marrin fund dhe ecejaket e Frrockeve sa te nje prapanice pushteti te tjetri.

    1. Mondi says:

      Cfare pushtetin ka pas ky ne kohen e qoftelargut.Minister?kryeminister? She sikur te kete patur ky nuk eshte niveli I Ndokes qe ha mut ti ktu.Frroku eshte ku e ku me trusting e geshtanjave qe e votojne funderrina si ty.

  9. Q says:

    Frroku je shume aktiv kohet e fundit. Vucic te ka paguar fort. Je spiun serb. Kete e thone te gjithe rreth teje po ti je nga ai lloj qe se kupton. Helmi jot proserb ne shkrime ndjehet kush e kupton. Ti je kunder kosoves. Je kunder shqiperise. Je thjeshte spiun pro serb. Edhe gruaja jote e thite qe ti vazhdimisht mer leke nga serbia. Laku noć druže. Sapo leshovA dhe ujin e WC.

    1. Mondi says:

      Sali krimineli ,Albin talebani,flamur bishti Jane spiune me fakte .She kunder tyre she spiun serb nuk shkojne bashke.Nuk ta pranon Gerdalla vicidolit.

  10. Bati says:

    KY CIPI ESHTE MEGJITHMEND I VECANTE SI PUNA E MEROS E GJITHE KANALISTEVE TJERE QE SI MIJTE E NDJEJNE SE KU DO BIE TERMETI E VRAPOJNE GJITHMONE NE ANEN E FITIMTARIT….

  11. rexha 10 says:

    EDHE QENIT KURE I VJENE NGORDHJA GJEJA E FUNDIT QE BENE ESHTE SE I BENE SHURREN PRATKUT TE DERES SE TIJE.
    PO MUNDOHEN ME TE GJITHA MYNYRAT ,PORE KETE HERE KUSHTETUTA DUHET TI COJE NE BURGE .TE SHOHIM SE SI DO TE VEPROJE KOKEPALARI QE E DONE DHE E MBRONE KAQE SHUME KUSHTETUTEN E ATIJE VENDI.
    DRURI I SHTREMBER PRISHE NJE BARRE TE TERE .SEPSE NUKE DREJTOHET KURRE .RROFTE REBUPLIKA E SHQIPES ,SE PO TA KISHTE KTHYER SALIU NE MONARKI ,KUSHE DO I DURONTE KETA COBANE BAKTISHE MBRETER TE SHQIPES.

  12. Tani-Fier says:

    Prof.Berisha nuk dele ne mitingje sepse e ka te sigurte vendin ne parlament.
    E dyta dhe me kryesore se e para, Profesori e di shume mire qe nuk fitohen keto zgjedhje me nje opozite pa kolona mbajtese.
    Opozita (PD-LSI) nuk perfaqsohet me kandidate as ne parlament dhe as ne pushtetin lokal, kjo e bene te pa mundur fitoren.
    Levizjet e opozites jane te deshtuara, dhe asnje nuk i perkrah. Kjo tregon qe kemi nje opozite qe nuk eshte krijuse.
    Idetoret e veprimeve jo te deshirushme te opozites, tregojen qe jane shume mbrapa ne koncepte demokratike dhe nuk sjellin dote progres.
    Nuk mundet populli tia japi voten nje opozite qe veprone me idera te vjeteruara, qe nuk kane krijuse.
    Artisti fiton gjithmone me menyren e tij intiligjente. Duket qe vemprimet e pa menduara te opozites i kane sjelle shume sukses Artistit ne manaxhimin e situates. Bravo artist dole fitimtar me idera dhe projekte te realizushme kundret nje opozite qe nuk te jep shpresa.

  13. ILYRIA says:

    Krahasimi me Dinosaurit – Shqipetar eshte pak i mbidozuar por figuralisht i persosur….thene kete , mendoj se fundi duhet te vije me se s`ben per Lir Meten e Sal Berishen………….do qetesohen shume Shpirtera…….do kete frymemarrje Politike ai Vend…….te keqes do ti thahen Rrenjet e keshtu me rradhe…….
    Pajtohem plotesisht me Zotin Frrok Cupi per cfare shkruan……..ai e njeh me mire e me afer harbuterine e PD…….dinakerine, hakmarrjen personale, eleminimin e kundershtareve, makabrietin e Sal Ram Berishes, pabesine e tij, futjen ne thes te shume Personazheve te Pallatit te Drejtesise, dhunen , shantazhin me kercenim Jete, gjuhen e percarjes dhe urrejtjes se Shqipetareve………lenien ne Analfabetizem te shumices se Popullit shqipetar ( per mua goditja me rend per Kombin tone)……….shikijme sot se shumica e PD-istave jane analfabet…sepse per Sal Ram Berishen ashtu funksionon “terheqja zvarre” e Njeriut pa Shkolle….dhe me e rendesishmja Tradhetia Kombetare ” Hamzai i Shekullit te 21″ per gjith sa shkruajta me siper………dhe gjithmone ata (Serbet), te pakten deri sot qe flasim, kane qene shume me te pregatitur se ne……..jane percaresit e Popullit tone…….Sal Ram Berisha eshte Sateliti i tyre dhe per kete ka Fakte e Dokumenta………por edhe Llogjika e thjeshte e nje Njeriu PD-ist me shume mundesi duhet ta kuptoje Tradhetine Kombetare te Sal Ram Berishes…….►Piramidat/ ►Armet ne duart e cdo shqipetari (fenomeni ndihet e do te ndihet per shume kohe ne Shqiperi), ► Nafta per makinerine e Luftes serbe/ ► UCK terroriste / ► Lazarati-Perandoria e paprekur ne Jug te Vendit /► Azem Hajdari dhe Komploti kunder tij/ ► Goditja ne Tropoje me perfundimin e vdekjes se mbi 150-tropojaneve./ ► Puc kunder Shtetit 98/► Universitetet Fantazem/ ► Vrasja e Kater-Qytetareve me 21 Janarit/ ► Destabilizimi i Republikes se Shqiperise ne me shume se 10-Raste/ ► Gjuha pa nderprerje per te percare dhunshem Popullin Shqipetar/ ►Shitja e Detit bashke me ate qe sot do te behet Kryeminister/ ► Vrasje Politike……e shume e shume detaje te tjera qe shume qarte tregojne se sa shume kane investuar serbet, por jo vetem tek Sak Ram Berisha e pasardhesit e tyre per destabilizimin e Republikes se Shqiperise………

  14. Mihali says:

    Spiunët ja mooriPD-ja prej P P SH, dhe LSI ka marrë Spiunët e demodiktatures dhe bëjnë të dy Partitë bëjnë fushat me ta.Me ata ata fantazojn, shikojnë endera ,me peshqeshe të mëdha jo në lek por në dollar dhe euro , me ata ata sot kryejnë vrasje për të ruajtur diktaturat kundër demosit .Po vjen drejtësia e re do të vetëvriten si akrepi ajo është tek dera,kjo është një arsye më shumë që ata sot po sillen si derri i plagosur që kërkon të shqyej demosin.Keto fytyra kan kthyer DEMOKRACIN her ne demodiktatur dhe her në demovjedhje.Ata sot Jan të pa shpirt çdo gjë mund të pritet nga këta por bëni kujdes se mund të godasin me bisht dri sa demosi tu presij bishtin që e kan zgjatur.

  15. ce says:

    Exelent si gjithmone Frrok Cupi , mendjendritur , analize perfekte. Vertet Habib Burgiba dhe perbindeshi i vicidolit dolen zbuluar nga tentativa per bllokimin e hapesires ajrore dhe vaksinimin e Shqiperise. Shperblimin do ja japin shqiptaret ne 25 prill kur leshelija shkon per skrap.

  16. Realpolitika says:

    ANALIZE PERFEKTE.
    SI GJITHMONE .
    BRAVO Z.ÇUPI!

  17. Populli says:

    Per komentuesin Q. Cila grua e dinte qe Frrok Cupi merr leke nga Serbia, mos e ke fjalen per gruan tende?!

  18. gogo alb says:

    BRAVO CUPI, idreite i ndershem ,e trim i sake. Dreitesija te mos hallakatet Te tregoi TRIMERI .

  19. Tomori USA says:

    Jet e shendet te gjate zoti Frok Cupi, i duhesh SHqiperis dhe shqiptareve brenda vendit, e me shume ne emigranteve ketu Ne Amerik, per te mesuar te verteten.

  20. Xoni says:

    Kur mesojne te verteten keto Q-rat nxjerrin gjithmone ca luspa serbo-greke…
    Po shko mor injorant pirdhu se ti s’do kuptosh kurre pse len gruan ne bixhoz pernate.
    Hajt n’t’sateme debil kurve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje