Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ditën e sotme ka qenë në qytetin e Lushnjës në kuadër të fushatës elektorale.
Nga aty Idrizi u shpreh se në 25 prill, kryeministri Edi Rama do të shkojë në shtëpi pasi është lodhur 23 vite në pushtet.
“Ne nuk jemi duke hequr nga pushteti George Washingtonin, por jemi duke hequr Edi Ramën që të shkojë në shtëpi dhe të rrijë me Zahon sepse u lodh 23 vjet në pushtet.
Ne me forcën tonë dhe me mandatet tona, votat tona, do t’ia mundësojmë pensionin politik dhe rotacionin politik, duke e nxjerrë jashtë pushtetit Edi Ramën”- tha Idrizi.
Më tej Idrizi shtoi se programi I PDIU-së ka në fokus bujqësinë, nxitjen e prodhimit vendas dhe uljen e taksave.
Teksa u ndal dhe tek protesta e kontrollorëve të AlbControl, Idrizi tha se kriza në aeroportin e Rinasit, dëshmoi më shumë se kurrë dështimin e funksionimit të shtetit.
Do ta shiohesh kush do te shkoj ne shtepi !
Agjenti i asfalies po i qan hallin kalorësit “pse i rrinë këmbet varur”
Ah mo Idriz mo Idriz. Se çfare lidhje ke ti me politiken kure se kam kuptuar. Po aty je, tuj derdellit gjith diten. Te pakte Rama eshte politikan, i madh bile, gjigand fare. Kurse per ty palitika shte si ai thesi ku mund te futesh doren e te vjedhesh. Ne politiken shqiptare ka shume hajdute, ti je nji nga ata, por sdo te thote qe jane politikane.
Obobobo…Shpetim Idrizi deklaron qe Rama u lodh se ka 23 vite ne pushtet….. Po natyrshem lind pyetja….po Idrizi sa ka???? Qe nga Drejtor doganash ne qeverisjen e Fatos Nanos, u katapultua ne politike….Po ky nuk u lodh????? Sa interesante qe jane…..Idrizi e quan veten gjak te ri duke qene se beri marreveshje me koalicionin e pleqve….. Muuuuu tmerr
I turperove Çamet or Idrejz !
Idris ta kam thene, je si dyqanxhiu,
qe kur s’ka punen, peshon topat e zigjit.
I till je dhe ti Timo, si top zigji,
ose sic thone ndryshe si koqe
kandari.