Nga Alket Aliu
Ish-anëtari i Byrosë Politike, Muho Asllani vjen për lexuesit e noa.al me këtë rrëfim ku ndalet në diskutimin në Byronë Politike për gjendjen e vështirë ekonomike të punonjësve të bujqësisë.
Si e kundërshtuan në Byro, ndërsa Enver Hoxha mbante shënime. Kur e ka ndjerë veten më ngushtë Muho Asllani dhe një detaj me ca njerëz që dikur mbanin portretin e tij në festë.
Si filloi rënia e komunizmit me vështirësitë ekonomike, aq sa nuk kishte më mundësi as për të organizuar paradat festive. Një rrëfim për ngjitjen “e rrufeshme” në postet më të larta të shtetit të djalit të një karrocieri që kishte mbaruar Institutin e Kamzës me rezultate të shkëlqyera.
Muho Asllani ishte 34 vjeç kur u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, në vitin 1971, duke qenë njëkohësisht sekretari i Komitetit të Partisë për Shkodrën që mbulonte çështjet e bujqësisë dhe ekonomisë. Ishte vetëm 44 vjeç kur u zgjodh anëtar i forumit më të lartë të partisë-shtet, Byrosë Politike. Njëkohësisht Sekretar i Parë në një nga rrethet më të rëndësishme të vendit, Durrësit.
Një ngjitje e rrufeshme që mund të prishte karakterin e një karrieristi, por jo të njeriut që e mbaroi shkollën e lartë me triko e çorape leshi.
Në këtë intervistë të rrallë, Muho Asllani ka rrëfyer historitë e tij të 1 Maj-eve, që nga momenti kur parakalonte si student me portretin e Kadri Hazbiut në dorë e deri kur u vendos që në vitin 1990 të mos parakalohej më. Komunizmi nuk kishte më para as për të bërë parakalimet festive dhe i dërgoi punonjësit të festonin në piknikë në natyrë me shpenzimet e veta.
Por në rrëfimin e Muho Asllanit ka edhe një moment që ka parë me sytë e tij: Punëtorët e bujqësisë që hanin vetëm bukë me uthull.
Keni qenë sekretar i parë në gjashtë rrethe. Si i keni njohur njerëzit në zonat ku keni drejtuar?
Në Burrel dhe Kukës kishte një burrni. Po të të thoshin se kjo punë bëhej brenda afatit të caktuar, ishte e kryer. Kishte vështirësi për t’i bindur njerëzit se detyra mund të kryhej, por po t’i bindje dhe të jepnin fjalën, nuk kishte nevojë për t’i kontrolluar. Në Shkodër, nga ura e Bahçallëkut deri në Velipojë, ka qenë ndryshe. Të premtonin, por gjenin gjithfarë justifikimesh kur i gjeje me punën e pakryer. Nuk e them për të ulur një zonë apo për të ngritur një zonë, por për të treguar se duheshin pasur parasysh edhe këto gjëra në mënyrën e organizimit të punës me njerëzit.
Ku e keni ndjerë veten më ngushtë?
Më ngushtë se kudo, në Shkodër. Kisha gjithë rrethin e familjarëve dhe të njohurve dhe i kisha shumicën te dera që në 7 të mëngjesit. Kush kërkonte të drejta studimi për fëmijët, kush kërkonte të vinte nga fshati në qytet, kush kërkonte punë më të lehta… Ishin si nga rrethi im familjar, ashtu edhe i gruas, se ajo ishte qytetare denbabaden. Kur u zgjodha në Komitetin qendror, një këshillë më ka dhënë im atë: Dëgjo, bir! Mos fol çfarë të të vijë për goje dhe mos bëj çfarë të të vijë për dore! Këtë këshillë e kam kujtuar shpesh, e kam patur gjithmonë parasysh. Këshilla e dytë ishte: Respektoji të gjithë, por më shumë ata që kanë bërë luftën. Dhe vërtet, veteranët e luftës i kam pritur vazhdimisht, ngado që vinin. Më kanë marrë kohë boll, por besoj se i kam lënë të kënaqur. Por çdo gjë kthehet. Edhe unë kur shkoj sot nëpër zyra të shtetit, më ulin e më respektojnë.
Por edhe në Burrel. Ishte hera e parë që më caktonin sekretar të parë të një rrethi, në vitin 1974. Kam shkuar në një periudhë të vështirë, në mes të një dimri të ashpër që kishte bllokuar rrugët dhe kishte probleme furnizimi. Ditën e parë që kam mbërritur, kisha veshur një xhup ushtarak dhe mbaja kokore. Askush nuk më njihte. Ecja në këmbë dhe shikoj shumë njerëz të mbledhur para një dyqani-barakë. Çfarë ka dalë? Pyes njerëzit. Uthull, më thonë. Ika. Thirra kryetarin e komitetit ekzekutiv për gjendjen në furnizimin e qytetit. Gjendja ishte e vështirë dhe kryetari më numëroi gjithë mallrat ushqimore që mungonin, duke përfshirë edhe uthullën. Mora në telefon drejtorin e ndërmarrjes së furnizimit në Shkodër, që e kisha mik që kur punoja si sekretar. A ke uthull? e pyeta. Po! më tha. A po më nis nja dy fuçi? Jo mor, po të nis një autobot. Dhe kështu solla një ZIS “Molotov” me dy tonë uthull që u shit brenda pak ditësh.
Po pse pikërisht uthull?
Fshatarët e zonës së Burrelit mbushnin shishe me 2/3 ujë, 1/3 uthull, i hidhnin ndonjë lugë sheqer dhe me të hanin bukën. Ishte e tmerrshme. Këtë problem e kam ngritur edhe në mbledhjen e Byrosë Politike. Nja dy shokë u hodhën përpjetë dhe m’u kundërvunë, duke thënë se s’është e vërtetë, s’ka mundësi që punonjësit e bujqësisë të hanë bukë me uthull. Por unë i kisha parë me sytë e mi. Enver Hoxha dëgjonte dhe mbante shënim. Më bëri vetëm një pyetje: Kështu është, Muho? Kështu është, shoku Enver, u përgjigja unë. Enver Hoxha e kishte si parim që verifikonte gjithçka që ne i raportonim dhe unë këtë e kisha kuptuar. Ishte mënyra e tij që të merrte informacione sa më të sakta. Dhe unë përfitova nga rasti në shumë raste të siguroja paradhënie për kooperativat bujqësore, kur u mungonte buka. Qeveria ngulte këmbë që kooperativat të paguanin borxhin që kishin marrë më parë, ose të bënin punë të ndryshme. Nuk toleronte Mehmet Shehu. E zgjidhëm pikërisht duke i ngarkuar kooperativat me punë shtesë gjatë dimrit për t’u siguruar bukën kur nuk e kishin. Ose duke organizuar aksione.
Le të mbetemi te buka me uthull. Ju thatë se Enver Hoxha e dinte nivelin e varfërisë ku jetonin shumë shqiptarë…
Çështja e varfërisë ishte e ndjeshme. Edhe shoku Enver ishte i informuar. Më pyeti një herë për punën e furnizimit dhe i thashë se në Shkodër merrnim vetëm një pako margarinë në javë. “Po a ju del? më pyeti Enveri. Si ja bën ajo nëna jote në Shkodër?”. “Me thënë të drejtën, i thashë, kur bëjmë makarona, e hedhim të gjithën në tenxhere dhe aq është”. Por Enver Hoxha, me gjithë dëshirën e mirë, nuk i zgjidhte dot të gjitha problemet.
Ka patur një traditë organizimi të festës së 1 Majit në Tiranë…
Për 1 maj kemi parakaluar gjithmonë. Parakalonin fillimisht veteranët, pastaj kolektivat më të dalluar dhe përfaqësues nga rrethet që kishin arritur rezultate të larta, njerëz që kishin bërë shpikje e racionalizime. Në fillim parakalonin edhe me kafshë, me dele, me lopë, me qerre e kuaj, me produkte bujqësore e blegtorale, gozhdëve, xhamave e plot të tjera. Bënim parapërgatitje të mëdha për paradat e 1 Majit, pa neglizhuar asnjë detaj. Mbaj mend edhe kur na zuri një rrebesh shiu, por nuk u larguam. U strehuam poshtë urës së Lanës derisa pushoi shiu i madh, pastaj vazhduam përgatitjet. Zakonisht, parakalimin e mbyllnim ne studentët, që vendoseshim në formacion sportiv dhe mbanim në duar edhe portretet e udhëheqësve, të anëtarëve të Byrosë Politike. Unë kam mbajtur portretin e Kadri Hazbiut, që më është dukur gjithmonë më popullor.
Por erdhi një moment që votuat për përjashtimin nga partia të Kadri Hazbiut…
Po, është e vërtetë. Edhe kam diskutuar në atë mbledhje.
Ndërkohë, ju u bëtë anëtar i Byrosë Politike dhe u ngjitët ju në tribunën e 1 Majit, ndërsa studentët këtë radhe mbanin portretin tuaj në duar…
(Qesh) Po, është e vërtetë, dhe shumë njerëz më kanë pyetur se si më dukej vetja në atë kohë. Të them të drejtën, kam pyetur shpesh herë veten nëse e meritoja që të më mbanin portretin në parakalim. Por jam munduar ta justifikoj me punë këtë nder që më bëhej. Tribunat nuk i kisha qejf. Edhe për 1 Maj, mundohesha të rrija nga fundi, se edhe isha më i ri, ndërsa të tjerët shtyheshin për të qëndruar sa më pranë shokut Enver. Shokët më ngacmonin, më thoshin se duhet ta lidhja më mirë kollaren e plot batuta të tjera. Por nuk do t’i harroj edhe ca njerëz që në atë kohë mbanin në duar portretin tim dhe më dërgonin puthje nga bulevardi. Jam përplasur me njërin prej tyre në një bisedë televizive shumë vite pas rënies së komunizmit. Ishte bërë një nga drejtuesit e të djathtës.
Por në vitin 1990 nuk u zhvillua parada tradicionale e 1 Majit. Çfarë ndodhi?
Ishim në gjendje varfërie të madhe. Kishte filluar kriza. Duheshin para edhe për të organizuar festimet, ndërsa me shpenzimet ne ishim te minimumi i minimumit. Dhe kështu u vendos që 1 Maji të festohej ndryshe, duke bërë piknikë në natyrë nga vetë ndërmarrjet. Dhe kështu u bë. Unë në atë kohë isha sekretar i parë i Durrësit dhe organizuam aktivitete në natyrë, në kodrat e qytetit, në plazh. Rezultoi diçka shumë më e bukur se në vitet e tjera dhe njerëzit u kënaqën, megjithëse me kushte modeste. Shumë njerëz nuk morën pjesë, sepse secili do bënte shpenzime për veten e vet, por tradita e atij viti u përsërit dhe vazhdoi edhe pas rënies së komunizmit.
Por vitet e fundit duket se është zbehur ndjeshëm kjo traditë…
Po, dhe më vjen shumë keq. Pavarësisht ndryshimeve, edhe sot 1 Maji duhet të festohet. Është dita e klasës punëtore dhe më vjen keq që po humbet ajo traditë solidariteti që ne filluam. Çfarë i kushton sot një biznesmeni të organizojë diçka në këtë ditë për të kënaqur punonjësit e ndërmarrjes së tij private? Mund ta heqë mënjanë gjatë vitit atë fond të vogël që i duhet për këtë ditë, por edhe vetë biznesmenin do ta ndihmonte të kishte marrëdhënie më të afërta me punonjësit.
Pleqëri të mbarë o Muho Asllani! Klasë punëtore hesapi. Ke drejtu Shkodrën, po a drejtohet populli me bark bosh? Ishim tanë si skilipeca, barkbosh, zorrëthatë, me sy të dalun jashtë si të trembun, ty të kishte hyp qejfi me ndërtu gjana betonit…shatërvan, stadium… e njerzit nëpër rradha me mbush aneksin e stomakut. Rroftë Bërdica o Muho se nuk kishe faj ti…po atë margarinën për makarona e ke ekzagjeru pak.
Ke shume te drejte!!!
Enveri duke rruajtur rregjimin e vet, Ndryshoj DNA e Shqiptarve! Duke I lene te Urritur dhe te pa mjekuar kunder infeksjoneve te natyres,
Me nje Urri dhe injorance 45 vjecare cdo DNA Peson Ndyshim !!!
Shikoni Rrezultatet !!!
Rezultatin shikoje te vetvetja o PALL TRAPI!
Ne te tjeret s’na ka gjetur asgje, se hanim ushqime origjinale dhe mjekesia ishte ne nivel shume te mire, vaksinimet ishin shume te organizuara dhe vdekshmeria shume e ulet. Kuptove o PSIKOPAT?
1 Maji eshte dite proteste ne sistemin aktual., dhe jo feste o shoku MA
Hys, ke gjysem te drejte. Ne disa vende behen protesta me 1 maj. Por ne disa te tjera behet pushim dhe manifestime (aktivitet paqesore) per te perkujtuar diten e punetoreve.
…sepse ne Shqiperi sot per sot nuk ka OPOZITE POLITIKE TE VERTETE, nuk ka levizje komuniste-sindikaliste-punetore qe te mbroje interesat e shumices. Prandaj ne 1 Maj derdimenet hane sanduica dhe nuk bejne protesta …
Shoqeria shqiptare do jete ne gjendje normale vetem kur te forcohet dhe te behet faktor i rendesishem politik nje levizje reale komuniste-majtiste, pra vetem atehere kur te kete nje opozite reale. Deri ne ate cast shoqeria shqiptare do jete e manipuluar dhe e mashtruar deri ne themel!
Demokracia borgjeze (e parase) eshte nje mashtrim historik!
Diktatura e proletariatit (e shumices) eshte demokraci e vertete!
Ky ish komunisti ketu me duket shume ma njerzor se gjithe pushtetaret e sotem.
Faleminderit shoku Muho. Une e urrej me shpirt ate sistem kafsheror e kriminel por duhet te falenderoj per sinqeritetin pasi tregon te verteten. Te verteten qe shume enveriste e te ashtuquajtur komuniste nuk e pranojne dhe sot e kesaj dite qajne per parajsen e humbur. Dhe ti flet vetem per veshtiresite ekonomike, pale te flisje per krimet çnjetezore te atij regjimi shtazarak.
Po o Berat po, prandaj ti dhe njerezit si ty i japin voten komunistit Sali dhe cerdhes se spiuneve te komunizmit ne PD 30 vjet. Kane vrare ( 97, gerdeci, 21 Janari) e kane vjedhur sa ju ka dash bytha duke klith si puna jote per komunizmin. U bete te neveritshem! Prandaj kerkojne Enverin populli jo se i ka marre malli per tollonat dhe buken e misrit. Sa per dijeni Ramiz Alia kerkoi ndjese publike per 45 vjet pushtet vetem per nje gje – Fshatin. E pranoi qe ishte gabimi me i rende dhe reforma agrare tha ishte katastrofa me e madhe e komunizmit ne Shqiperi. Kur e kuptuan dhe filluan te kthenin ishte vone kishte marre funde cdo gje. Per asgje tjeter nuk kerkoi falje.
Kush te genjeu ty (se Ramizi nuk ka thene kete gje) se Reforma Agrare ishte katastrofe? Reforma agrare ne rradhe te pare ka qene nje reforme demokratike por jo me karakter socialist. Kete e di edhe me i pashkolluari ne ekonomi. Reforma Agrare eshte bere ne shume e shume vende te botes, qe nuk kane patur dhe nuk jane drejtuar nga komuniste. Madje edhe Ahmet Zogomarit kishte premtuar Reforme Agrare, por qe natyrisht nuk e realizoi, sepse nuk e linin ata qe e mbanin ne pushtet (bejleret e agallaret qe ishin pronare te medhenj). Reforma e Kolektivizimit (formimi i kooperativave) ishte reforme me karakter socialist dhe eshte bere shume e shume vite me pas se Reforma Agrare e pasluftes. Edhe Reforma e Kolektivizimit jo vetem qe nuk ka qene “katastrofe”, por ka qene nje nga reformat me zhvilluese dhe perparuese ne Shqiperi, ku fshati shqiptar u shnderrua nga nje realitet mesjetar ne nje realitet modern, ku katunari jetonte ne shtepi dhe lopa ne stalle, e jo ne te njejten dhome! Negativiteti i Kolektivizimit (per te cilen ka folur dhe Ramizi) ishte i mevonshem dhe qendronte ne centralizimin e tejskajshem. Pervec kesaj Shqiperia (dhe cdo vend i saj) ka patur specifika historike dhe gjeografike, te trasheguara dhe qe do vazhdojne te trashegohen edhe ne te ardhmen. Gjerat tashme jane te ditura!!!
Por eshte e ditur, thelbi i konfliktit historik njerezor eshte PRONA! Qe kur ne histori u shfaq shprehja “kjo eshte e imja”, njerezimi eshte ne konflikt vrastar te pafundem. Sipas te gjitha gjasave ( e thene qe ne shek V p.e.s nga filozofi kinez Konfuci) e vetmja zgjidhje eshte shoqerizimi i prones (pra prona te jete e te gjitheve). Askush te mos kete mundesi te kete nje prone, askush te mos kete mundesi te zmadhoje nje prone, askush te mos kete mundesi te sundoje mbi nje tjeter per shkak te prones, por te gjithe te kene mundesi te perdorin nje prone, e cila te mbetet prone e te gjitheve. Sot ne bote eshte e njohur se 90% te pasurise se saj e zoterojne vetem 5% e popullsise!!! E kupton se ku qendron problemi!? Pa u zgjidhur ky problem mbarenjerezor, shoqeria njerezore do jete gjithmone ne konflikt. Ky konflikt nuk zgjidhet me “lemoshe”, zgjidhje kjo e predikuar nga te gjitha fete (qe jane asgje tjeter vecse mashtrime dhe sundime shpirterore mbi njeriun). Pra nuk zgjidhet qe keta 5% te japin “nje pjese te pasurise” se tyre dhe t’ja u shperndajne ketyre 90%, pra t’u japin karamele njerezise (te drejta politiko-sociale dhe mireqenie ekonomike gjoja), por sundimin e botes mbare ta kene ne dore keta 5% e njerezve, ndersa te tjeret te kenaqen me lemoshen e tyre! Mjafton te kujtosh ate vargun e perkryer migjenian :
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsit një grosh të holl’ në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
MJERIMI S’DON MSHIRE! POR DON VETEM TE DREJT!
Budallalleku i sistemit ishte kolektivizimi .
Fshatit duhej lejuar prona private .
Duhej vepruar si beri Titoja ne Jugosllavi.
Ndersa prezenca e sistemit nje parti nuk perbente ndonje problem te madh.
Sot p.sh Kina eshte superfuqi ekonomike .
Edhe Rusia eshte 100 here me mire sesa para Putinit.
Ne keto vende eshte lejuar nje stil jetese i hapur tip perendimor .
90% e studenteve kineze qe studjojn ne Angli/Gjermani e Usa kthehen ne Kine mbas studimeve.
Pra nuk u prish pune sistemi politik.
Ne shyqyr qi kem shum parti sistem ,qi t bojm rrumpall arixhinjsh.
Do vij koha qi do dal parrulla “1 shqiptar 1 parti”..
..dhe a e dini se me ke do haen masanej?
..me vetveten..
..un per vete ja kom gjet emrin partis teme.mos t ma zej kurrkush.
.quhet “partija levizja per t q..”
..osht shum e pelqyme n klubet e nates,n rini,sport,kultur,art,…
..kemi binjakzim me LA Californija..
..kojshija ka kriju partin e gjumit.o ka bo ftes Lul Bashes per nenkryetar partije pasi ta perzejn nga PD ja kur t humi zgjedhjett..
O Taulant, o karagjoz ekonomie! Mos fol per gjera qe s’ja ke idene se behesh klloun cirku. Ose ne qofte se ke deshire te flasesh, me perpara duhet te mbarosh studimet per ate ceshtje. Po ti dukesh qe me shkelma ke mbaruar edhe gjimnazin. Po thuaj : ketu s’geli njeri pa u bere specialist … Ja edhe ai Trushpelari eshte bere profesor Universiteti!
A thu Sala a ka shku noj her’ m’kamb dimrit ne Viçidol per ti vizitu bashkfshataret e vet?!
Duhej te kalonin 30 vjet qe Muho Asllanit t’i mbushej mendja se i ka sherbeyer si kale karroce
nje regjimi qe i beri shqiptare kavje eksperimentale per marrezite e Enver Hoxhes..
Muho Asllani nuk e ka thene kurre kete o pallosh gjize dhe nuk ka asnje shanc ta thote. Muho dhe 99% e shqiptareve i kane sherbyer atdheut dhe shtetit te tyre shqiptar, ne nje histori te lavdishme 45 vjecare, qe eshte shume here me e madhe dhe fantastike se historia 25 vjecare e Skenderbeut, me te cilen ne krenohemi sot. Por debila si puna jote o Buda, as qe e kane idene e historise!
Muho debili.
Sot eshte kollaj te dalesh e te hash mut neper media.
Kur ishte ne pushtet shoku i Muhos te varte per gjuhe po te merrte vesh nje vogelsi kunder sistemit. sot del si reformator dhe demokrat.
Paska qene aftesi e merite e madhe se i paska thene Enverit qe populli po vuan per ushqim. Ik mor debil.
Dhe jo vetem kjo por disa komentues arrijne deri aty sa ta pergezojne qe shoku Muho thote te verteten !! A thu se thenja e te vertetes qenka lavdi dhe jo detyre.
Ka marre dy ton ufull nga Shkodra dhe ngopi Burrelin !! Si nuk i vjen turp qe me kete ” sakrifice ” don me tregu se ka qene i ziti.
E mor zotni. Ça kujton ti se kishte ne dore Muho, depot e moskes?
Ca si puna jote jetojne ne dimensionin e 7 e nuk dine realitetin.
Gjeopolitika e solli qe shqiperia te ishte ne ate sistem. Kurse enver hoxha ishte nje kukull qe mbante rreth vetes kukulla karrocjere. Respekt per ta se ishin te ndershem (jo Dulla). Por gomere kane qene me reformat qe benin.
Nuk behej dot shqipria kapitaliste para 91 oj shqipe. Se po te beheshin levizje
shkonin prape rraketat ne Kube.
Po mua me duket si utopi qe te kete kapitalizem me njerez te ndershem, megjithse Austria e te tjere ja kane arritur
Eh more Mujo po ishte gjalle Dulla ti do shpalleshe armik ne 1993.keshtu ishte projekti i komandantit per goditjen e armiqve te brandished.
Muho Asllani ka qene njeri mbi te gjitha. Ishte popullor dhe i respektueshem. Te shikoje te tjeret ishin te gjithe legena dhe ecnin me koken perpjete a thua sec kishin bere. Njerez si Muho ishin te rralle. Ai vertet ka qene komunist por asnjehere nuk ka bere keq dikujt. Kam njohur djalin e tij pak dhe me vjen shume keq qe eshte ndare nga jeta fare i ri. Ledio quhej mos u gabofsha. Kane kaluar me shume se 30 vjet. Me vjen jashtezakonisht keq per te. Zoti Muho respekte dhe bravo te qofte qe ke mbetur njeri persembari sepse komunistet e dikurshem sot kane veshur kostumet e partive te rruges dhe jane ata qe bertasin me forte Poshte Komunizmi.
Komunistet nuk i kane bere keq askujt o teveqel!!! Ata ishin njerezit me te ndershem, me punetore, me atdhetare dhe me te drejte ne kete vend!
Gjithcka tjeter eshte propagande idioteske!
Muho Asllani njihej në Shkoder si njeri sh.puntor që la gjurmë.Sidomos gjatë termetit të 15 Prillit 1979.Aqsa filluan ta quajnë:Muho Ndertimi.Ishte i fjalës,pra po të premtonte,e mbante.Eshtë e vertetë që sidomos fshatari Prodhonte grurin e hante bukë misri.Në vend të qumshtit ,perdorte ujë e sheqer,pra BANTE
VERË E PINTE UJË.POR JO TË GJITHË. KUADROT E LARTË.KISHIN TRJTIM TË VEÇANTË.PER Z.MuHo,Respekte.
Mashtrimet dhe Krimet ne cdo Aspekt nuk mbulohen as me mute e as me shure…
Te harihet ndergjegje te paster ,,eshte shume e veshtire ,,nga te gjithe ato ish Politikane te thjeshte apo me Grada e pa Grada..
Zoti i meshirofte,,por TI pyesesh te gjithe te gjithe dalin Burra te mire ..
Ha ka me Burre te mire se Saliu apo te tjeret me rradhe ..Populli Skllever ka qene por dhe Skllever do te jete edhe per nja 100 vjete..
Nuk ka qene i ati karrocier por ka qene vete shoku Muho karrocier ne Berdice! Shoku Muho nuk i ka harruar besoj vitet kur jetonte si pasha ne “Shtepine e Pritjes” ne qender te Shkodres dhe makine kishte nje Chevrolet “imperialist amerikan” me dyer me rimeso druri me ngjyre te verdhe….Qendrimet e tij jane ceshtje ideologjike, por shoku Muho ka bere edhe ndonje pisllek te vogel si pushtetar qe ishte, p.sh. shpetimin e djalit te tij nga denimi per aksidentin me pasoje vdekjeje qe shkoaktoi me motorcikleten MZ ne Shkoder dhe hedhja e fajit te zotit te motorit…. I gjithe qyteti e mori vesh se u denua T.G. ne vend te djalit te Muhos, kur ne te vertete dhjetra vete pane qe ne timon nuk ishte T por djali i Muhos…. Ardjani, djali i madh i Muhos ka qene nje nga organizatoret dhe pjesemarres ne demonstraten e dhunshme te 13 dhjetoriet 1990 ne Shkoder ku u dogjen dhe u grabiten te gjithe dyqanet e MAPO-t! Se cili ka qene roli i tij ne kete infiltrim e di Muhoja dhe ata qe erdhen me pas ne pushtet…djali tjeter, i vogli eshte mbytur ne ujrat e detit Adriatik, kur po transportonte me skaf gjera qe nuk transportohen ne rruge legale…. Shoku Muho te ruhet nga covidi dhe mos te na dale ne foto sepse nuk e ka marre njeri malli te shikojne fytyren e tij!!
Bravo po te jene te verteta kto qe thua Skutar.
Cfare ka per “bravo” ketu o idiot?
O Muho , me duket se je thartu trush , mos ja fut pordhes kot po shiko çfar ke than e kur e kuj ja ke thane . Ja po te orjentoj une . Ti the ne nje vend aty qe i çova nje çisterno ufull ne Burrel kur ishe caktu ne Burrel po behej fjal per vitin 1974 . Po shiko se e ke ngàtrruar me fimin gol po ne vitin 1974 ka qene ne kulmin e zhvillimit sistemi socjalist se nuk mungonte asgje more Muho se nuk ishte ba tufzimi hala . Kjo u kuptu qe ishte lajthitje , po per vitin mbas 1980 tes qe ube tufzimi cfare detyre ke patur dhe a ja ke sygjeru Enverit qe mungon çdo gje ne treg ndersa qenit tend nuk i mungonte mishi populli ne ato vite hante buk misri me sheqer , po ksaj çfar i thu . Keto po ti them se jam nje qytetar ngaShkodra mbi 70 vjeç .
Me ben pershtypje (nuk me ben ) kur thote se Enver halja me gjithe deshiren e mire nuk i zgjidhte dot problemet ????!!!! Lind pyetja si mund ti zgjidhte problemet kjofte largu kur ai vete vetem probleme e varferi te tejskajshme pati krijuar pa e marre mire , ose pa e pushtuar mire vendin
tone te shume vuajtur . Imagjino tashti edhe endrra po te shikoje per nji jete ma te mire perfundoje ne burgjet e ferrit te kjofte largut . Kurse per Muhon duket se e ka nje fare realiteti , por semundja e sheqerit e marre nga illulli i tij Enver gjak piresi nuk e lejon te shprehet lirshem ….
Enveri gjakpires? nuk e di ku e ke fjalen, po dulla vete nuk ka bere ndonje jete lluksoze. shikon videot dhe troke ka qene. vila tij qe kurre nuk qe e tij por e shtetit, me mobiljet e shpive te prijtes ka qene. prodhimi ekonomik qofte bujqesor, industri e lehte apo e rende i vitit 1998 akoma edhe sot pas 30 vjetesh nuk eshte arritur. pse? se shqiptaret duhet te punesohen ne gurbet. eshte rritur mirqenja, por duke ta pire gjakun te paret Greket, gjermanet, italjanet, … dhe te fundit jane hijenat e parlametit shqiptar.
Ky ka genjy pothujse gjithshka ka thene. Anetaret e Byrose politike kane vdekur te gjithe, keshtu qe persona si Muhoja munden me hedh teori te paverteta qe nuk mundesh me i vertetu pa kontrollu arkivat. Kur kishte probleme me furnizimin per shkak te rruges se bllokuar, si erdhi autoboti me uthull? Si kishte ngel populli duke ngrene buke me uthull e duke perdor margarine kur 80% e Matit ne 1974 ishin fshatare qe kishin bagetite e tyre? Ne thelb Muho eshte mosmirnjohes njeriut me gjigand qe ka dhene Shqiperia ne 1000 vjet qe mori Shqiptaret nga stadi i kafshes dhe i beri njerez. Qe nga edukimi, industrializimi, mjekesia, arti, elektrifikimi, te drejtat e njeriut dhe gruas, dhe te gjithe ato Institucione dhe projekte publike qe edhe kater dekada mbas vdekjes se tij, Shqiptaret nuk kane arrit ti permiresojne. Muho genjen kur thote qe i thashe per uthullen dhe Enveri mbante shenime por nuk ndermori asnje veprim. Bje ne kundershtim me misionin historik te Enverit qe nga dita qe ka marr persiper detyren kolosale te nxjerrjes nga sketerra mesjetare te Shqipetareve kudo dhe Shqiperise.
Njerezit hanin buke e uthull.Por cila ishte zgjidhja : u dergua me shume uthull.Hej bela e madhe , une kujtoja qe u duhej derguar ushqim jo uthull.
Anton ti kenke ma i semure mendore se shoku Muho , kur po na kujton se kjofte largu e mori vendin nga sdadi i kafshes , me sa duket kafsha mund te jesh ti , mbasi ok ai kjofte largu e mori me triska ,por e la me tallona , ose ma mire ne ishim vendi me popullin ma te reskapitur mbase ne bote ne çdo pikpamje qorr Antoni , rezultatet paten fole ne 90en , fytyra te zbehta me sy te jeshilta te çveshur e te zbathur 50 kg ………….. Faktet flasin shume ma mire se shifrat e asaj kohe me realizime e me tejkalime detyrash ….
or tru shpelar! shqipria ne vitin 1978 hynte tek vendet ne industralizim. njerzit benin bunkera e kanal kot, po kishin shkolla spitale dhe njerzillik per njeri tjetrin.
ne ja linim çelsat e shpise komshinjve, kurse sot ta merr e ta nzjerr ne shitje.
sot vriten per droge, prostitucion ose bien nga skela ne mergim.
Kemi 30 vjet demokraci o trushpelar. a kupton apo jo! vritet robi per nji gardh. ktu esh puna. ligji i qoftlargut, kur per ligjet e prones nuk vritet njeri qe ne kohen e Romes se dihet kush ka te drejte.
Edhe shoku Muho disident!? Futja pordhes dhe gri sallate, sa te shkoj dhe nje mandat. Muho dhe gjithe muhot, gjysem injorante, qe u bene antar te KQ dhe te Byrose Poltike, ministra dhe sekretar te pare, ishin ata qe bnen te deshtonte me turp ai sistem qe u pretendua si socializem shkencor, por qe sistemi i drejtimit nga injorante qe nuk e hanin dot shkollen dhe mbushen rradhet e kllases puntore. Jo faj dhe gabim, por krim i madh ishte qe injorantet karrocier, teneqepunues, shofer zisash, brigadier plehu, marangoze, u muaren nga puna e tyre qe dinin te benin pervec spiunllekut dhe kritizerit kokebosh dhe u vendosen drejtor, sekeretar ne rrethe, zvministra, ministra dhe deri antar te udheheqjes komuniste. Po Muhua dhe te gjithe muhot jetuan si pashallare, siguruan femijte e tyre ku deshen dhe tani ne prag te largimit pa i hyre asnje gjemb ne kembe , vijne e na bejne moral disidenti. Pirdhuni me gjithe budallalleqet qe mbushni pacavuret tuaja per ti shitur.