Gjiknuri i përgjigjet Metës: Të ftoj pas zgjedhjeve për drekë në Kuzumbaba tek miku yt Çim Selami

9 Prill 2021, 14:06Politika TEMA

Deklaratave të shpeshta të Presidentit Ilir Meta nga Vlora u është përgjigjur drejtuesi politik i Partisë Socialiste për këtë qark Damian Gjiknuri. Në një intervistë për “6Plus1 Vlora”, Gjiknuri u pyet për ftesën që Ilir Meta i bëri publikisht për ta takuar në kafe ashtu sikurse për ironinë e tij rreth aeroportit të Vlorës.

“Presidenti i Republikës, siç duket nga halli që nuk po gjen dot veten LSI në Vlorë, po i shpeshton vizitat e tij, ditën dhe natën. E di vet ai shumë mirë me kë takohet. Edhe ne e dimë shumë mirë. Më vjen keq sepse unë kam respekt për institucionin e Presidentit dhe nuk mund të ulet deri në këtë nivel për të kërkuar vota. Vlonjatët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Sa për aeroportin, Presidenti si një qytetar i lirë nesër do ketë mundësi të zbresë në aeroportin e ri të Vlorës. Them si qytetar i lirë sepse atëherë nuk do të jetë më President. Përsa i përket deklaratave të tjera, unë i bëj thirrje Presidentit të mos i ngacmojë qytetarët vlonjat.

Mos i shiko vlonjatët si mish për top, mos i shiko si një fuçi baruti që dikush do ti hedhi shkrepsen dhe ata do të dalin. Ai mendon se vlonjatët janë njerëz të ashpër dhe mezi presin të bëjnë ndonjë rrëmujë. Vlonjatët në fakt janë njerëz që duan qetësi, duan qytetari. Edhe po të shikoni fushatën ne nuk shajmë njëri-tjetrin, ne kemi një klimë të qetë dhe nuk na duhen këta që vijnë nga Tirana dhe hedhin zjarr këtu sepse nuk kemi nevojë. Presidenti le të gjejë veten e tij. Kur të jetë si qytetar i lirë pastaj le të vijë të hajë dhe një drekë Kuzbaba. Pas zgjedhjeve le të vijë në Kuzumbaba tek miku i tij Çim Selami, se dikur e ka patur mik dhe do ti ofroj një drekë aty”, theksoi Gjiknuri.

7 komente në “Gjiknuri i përgjigjet Metës: Të ftoj pas zgjedhjeve për drekë në Kuzumbaba tek miku yt Çim Selami”

  1. Kjo Kaste Politike eshte nji Kancer i rrezikshem per Shqiperine dhe gjithe shqiptaret.
    Muti presidences nuk ka lon poshtersi pa i bo ktij vendi dhe ktij populli ,
    ky SexGuru i con selam tu Flirtu me Kryekarakurven xhuxhin e Lalzit hej !!!!!!!!!!!!!!

  2. Qeveri leshi says:

    Ky ben sikur Vlonjateve ju hap barku per Gjikun e Nurajve… njeri mut e tjetri kake jeni..mjere njerzit ne dore te kujt jane.c te bejm se nuk ka alternative tjeter
    pa do shihnit si njeri dhe tjetri .ehh vere dore o Zot!!!!

  3. emigranti says:

    Turp te kene Damiani dhe Edi Rama qe i bejne fresk llumit te Vlores.

  4. Haaaaaaaaa folen qurashet says:

    ….per ne vlonjatet banda Saliqenit te ndyre eshte ne listen e zeze. Edhe Meta e muti njelloi jani. Rama bene shtet dha pa vloren ska e sdo kete shtet.

  5. llazi says:

    Pas zgjedhjeve ai o Gjiknur mund te te ftoje perseri por kete radhe ne Guantanamo se atje do ta kete seline e tij te perjetshme!S’ma do mendja se do ta pranosh ftesen e tij!

  6. O Gjiknur, me vjen keq po ti nuk e njeh Vloren dhe nuk ke bere gje per te.

  7. Miri says:

    ILIR
    Beju burre lere Presidencen dhe dil ne betej,
    Jep doreheqjen si president dhe
    Atehere do te shohesh sa te peshon koka apo bytha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje