Topalli iu hoqi rrogat pasi bojkotuan Kuvendin, Apeli i Administratives vendos: Kush janë 5 socialistet që fitojnë gjyqin pas 11 vitesh

9 Prill 2021, 13:27Politika TEMA

Pritën 11 vite por dolën fituese! Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur që të lërë ën fuqi vendimin për kompensimin e pagave të deputeteve për 5 anëtare të Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për deputetet e kohës: Vasilika Hysi, Mimi Kodheli, Eglantina Gjermeni, Enkelejda Shkreli dhe Ermonela Felaj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Apeli i Administratives ka lënë në fuqi vendimin e marrë më 7 prill 2018, në favor të socialisteve. Vendimi përcaktonte qartë se deputetet duhet të merrnin pagën e prapambetur për periudhën 7 shtator 2009 deri në 31 maj të 2010-ës.

Por përse nuk morën pagat socialistet?

Pas zgjedhjeve të 2009-ës, Partia Socialiste bojkotoi parlamentin duke akuzuar demokratët se u kishin “rrëmbyer” fitoren duke u vjedhur vota.

Pas disa muajve bojkot, PS iu rikthye jetës parlamentare në limitin e përcaktuar, duke mos i djegur mandatet.

Në atë kohë kryeparlamentarja demokrate Jozefina Topalli iu “preu” rrogat deputetëve socialistë, të cilët kërkuan të drejtën e tyre në Gjykatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje