Kryeministri Edi Rama nga Saranda ka akuzuar sërish presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha lidhur me situatën e krijuar në Rinas, ku u anuluan fluturimet për 24 orë pasi kontrollorët pezulluan punën.
Ndërsa akuzon Metën dhe Berishën për pengmarrje të Shqipërisë, Rama shprehet se ata janë gati të djegin vendin për interesat e tyre.
“Saliu dhe Iliri janë ata që morën peng aeroportin e Rinasit janë ata që janë gati ta djegin Shqipërinë për interesat e tyre, janë ata që i bashkon një ankth i madh.
Iluzionet e rrugëve më të lehta e kanë marrë në qafë më shumë se 1 herë qytetarët. Që nga koha e Haxhi Qamilit. Iluzioni se mund ntë bëhen të pasur pa punuar i bëri të rendin pas sudes xhaferrit e vebiut.
Dhe e dimë si përfundoi përsëri mes flakëve. Nëse në kohët e mëparshme personazhet që shkaktuan këto dhimbje të mëdha për kombin janë personazhë të historisë, personazhët e fundit të flakëve të Fierit janë jo vetëm gjallë por janë aktivë dhe janë pikërisht zgjedhja tjetër në këto zgjedhje.
Saliu dhe partia e tij, partia e tij me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe ilir metës, Metës që është president i republikës për të gjithë ne.
Ka vendosur kandidaturën në Vlorë dhe zhvillon një fushatë skutash me subjektet e OFL, premton se do u nxjerrë njerëzit nga burgu. Mbledh këtu bashkë me leskon e famshëm të fuqive të rakisë që është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë lumit të vlorë në bagëti dhe prokuror e gjykatës të korruptuar që u goditën nga vetingu.
Janë mbledhur dhe lëvizin si një kope hijenash. Edhe nga ana tjetër pa harruar që të mos lërë 2 gurë bashkë për të nxitur sa më shumë rrëmujë konfuzion pasiguri duke arritur deri aty ku e pamë të gjithë deri te nxitje e aktivitetit jetik të trafikut ajoror të republikës së Shqipërisë pa dashur tja dijë për pasojat.
Bllokimi i vaksinave ka qenë një nga goditjet më të forta. Nga bllokimi i njerëzve deri te bllokimi i arkivolëve. Ky është Ilir Meta kandidati i opozitës në qarkun e vlorës”, tha Rama.
Toleranca ka kufi”
“Me injorimin e shtetit nuk tolerohet”
E drejte nga e gabuara,
e mira nga e keqja nuk ndahen me tolerance,
Vetem me ligj e drejtesi.”
BRAVO RAMA je Gjigand
Populli te do Populli te Voton Urme
Ec perpara
Je shpresa e Shqipetareve
BEJA VARRIN TE PUSI I MEZINIT TE TERA HIJENAVE
Tani rrime shtremet e flasim drejt
Ofl eshte pjelle e jotja pra kur meta, takohet skutave kushedi se cfar ben ti
Meqe ra fjala pse se permend ofl si sukses se isha kurioz me dijte sa vete sollen vertetimin e pasurise mbrenda 24 oreve?
Eshte me vu duart ne koke se ne nga shteti kemi 20 vjet qe presim legalizimin e shtepise e jo me te gjenden certifikatat e pasurive mbrenda 24 oreve
Ppp shume koqe je ,ha nje mut te madh bashke me PD e LSI