Balluku: Turqit dhe grekët nuk punuan, gabim që dolën mesazhet e kontrollorëve

9 Prill 2021, 21:00Politika TEMA

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në një intervistë për emisionin Radar Informativ ka deklaruar se nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja nga kontrollorët turq dhe grekë në kullën e vrojtimit në Rinas.

Balluku tha se ata u treguan të gatshëm menjëherë, por nuk qe e nevojshme pasi u rikthyen në punë disa nga kontrollorët shqiptarë. Balluku theksoi se aktualisht trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët shqiptarë.

“Trafiku ajror ofrohet nga kontrollorët e trafikut ajror shqiptar. U jemi drejtuar disa agjencive në rajon edhe EuroControl kemi marrë përgjigje pozitive. Nuk ka qenë i nevojshëm operacioni nga ana e tyre pasi janë kthyer tanët. Ata shprehën gatishmëri po nuk ishte nevoja. 

Nuk do të paguheshin, bëhej fjalë për një mbështetje nga dy agjencitë e trafikut ajror. Vetëm 37 kontrollorë u përfshinë dhe më pas u bënë 48, disa kane qenë me raport për shkak të Covid. Është një moment i vështirë në të gjithë botën sa i përket trafikut ajror. Është një efekt i krijuar në të gjithë botën,” tha ministrja.

Balluku u pyet se pse nuk kishte një plan B për këtë situatë ku sqaroi se: Aviacioni Civil nuk sanksionohet as nga qeveria e Shqipërisë, e Italisë apo Gjermanisë. Asnjë qeveri nuk ka lidhje me aviacionin , aplikohen rregulla ndërkombëtare. 

Nëse ka një sektor  që  ka plane kontigjencë është aviacioni. Ka plane kontigjencë, ka plane B, C, D dhe E. Ky rast është i paprecedentë sepse nuk i lejohet është i ndaluar në Kodin e Punës. I ndalohet trafikut ajror që të bëjë grevë”.

Ministrja shprehu keqardhjen që u bënë publike në media mesazhet mes kontrollorëve duke e cilësuar këtë si gabim të madh.

“Ka edhe fakte që ndihem keq që janë bërë publike. Fakti që janë duke dalë mesazhet mes tyre është gabim shumë i madh. Ka interes të madh ndaj ka edhe këtë lloj rrjedhje nuk shoh etikë në mes dhe është gabim. 

Është e organizuar që këtu nuk bëhet fjalë për njerëz që u sëmurën në të njëjtin sekondë 38 veta. I ktheu në një grup tregtarësh. Unë kam punuar me ta 6 vite dhe kontrollorët nuk janë këta që u shfaqën”-tha Balluku.

19 komente në “Balluku: Turqit dhe grekët nuk punuan, gabim që dolën mesazhet e kontrollorëve”

  1. cna gjeti says:

    u mendove shume?

    1. Sali Qeni says:

      Ej, ajo u mendua por ti si do ja bësh? Që të mendohesh duhet tru. Ti ja ke falur trurin Saliut, keshtu që nuk ke nevojë të mendosh.

  2. Qytetari?? says:

    Ik moj se dhjeve fare me kete qe the tani,atehere kush e paska fajin sipas teje? Njerzit qe prisnin ne aeroport?

  3. ALB says:

    Ha haa e drodhe Balluku. Bote e qelbur.

    1. Bravo says:

      S’ka shans, mua këtu me kanë thënë që faji është i Saliut. Kshuqë une asaj i qëndroj. Po i përmendet më 110 milionet e Becchettit,Saliu do bllokoj portet, pastaj doganat, ne fund UFOT. Ah ky Ilir Meta qe bleu Ballukun dhe i ndryshoj mendje.

  4. ttt says:

    TURP TE TE VIJE MOJ GALLOFE
    EDHE TI JE NJERA NGA ATO PLEHRA QE MORREN NEPER KEMBE DINJITETIN E NJE SHTETI E TANI NA THUA BROCKULLA
    NE TE SEMES TE SHKOJ PS-ja BASHKE ME TY
    GJITHE JETEN KAM VOTUAR PS POR TANI ME VJEN NEVERI VETEM KUR I DEGJOJ EMRIN
    TE FALA MAJKOS……………..

    1. Mali says:

      ? gjithashtu plako. Kjo lopa ish-drrejtusja atyne ka qen. U bo albcontrroli si dhom pritje per vllezerit e nipat e politikanve Ruci , Xhafaj e nipat e shum e shum te tjerve. Mduket se vet e kan saju kte aparm fallco se dun me bo si heronj ne dit te veshtira. Ptu zhulsja drreqit bashk me at Hun Drrapêrin Majko

  5. Komunisti i papenduar says:

    Ju te gjithe injoroni Shqiperin dhe shqipetaret. E para ti dhe mbas teje ata idiotet. Ushtria te marr ne dore vendin dhe te vendosi ligjin ushtarak. Gjithe politikanet ne burg, 50 prej tyre me pushkatim. Shqipetaret po rendin drejt percarjes kombetare. Duhet vepruar sa nuk eshte vone.

    1. Guxim says:

      Shume dakord jam

    2. Malok sala me rrjepacuket e tij says:

      Llafet e tua ne vesh te zotit. Amen

  6. Gjergji Simaku says:

    Tani bej ndonje orgji te cmendur me kallam deshtakun. Hajde lop tirone. Gop per te gjitheeee

  7. Realisti says:

    Jeni te gjithe te pacipe. Ata u larguan nga puna me deshire. Kush plotesoi formularet te qendroje ne shtepi e te shikoje per pune tjeter. Fakti qe ju i moret te gjithe ne pune prape do te thote se jeni ju qe u jepni mundesine njerezve te bejne akrobacira te tilla… Turp te keni!!

  8. Angjelini says:

    Ti meriton nje te shkarkuar o tru thare. S’te vjen turp tu besh edhe avokatin tani. Ti je kaq bibe saqe irriton nje popull te tere me ato mbeturina qe nxjerr nga goja. Nuk e sheh se cfare kane komunikuar keta paljo kontroller ne dem te shqiptarve dhe shqiperise? Une e dije se ku te djeg ty. Shumica e tyre jane pinjoll te politikanve dhe qeverritarve dhe per kete nuk deshironi te ja nxjerrni te palarat njeri-tjetrit. Asnjehere nuk kam patur simpati ndaj punes tende e aq me pak ndaj karakterit tend.

    1. Tetovari2 says:

      Prandaj P.S.do të humbë së paku 5-6 mandate e
      meriton edhe më shumë.Nuk thonë kot SORA
      SORËS NUK JA NXJER SYTË!

  9. klemi says:

    Nqs nuk kane faj kontrolloret e puna ishte ne rregull atehere perse ha mut kot. Perse nuk e late ashtu sic ishte por nderhyte dhe zgjidhet ngercin, dhe me sa duket vetm ai i gjati e zgjidhi. Ministre jep doreheqjen se ti qenke shkaktarja e bllokimit te rinasit, e kjo nuk te falet ty, por edhe km duhet urgjent te vazhdoje me zgjidhjen. Me liken nuk zgjien por ngaterrohen problemet. Paska pasut te drejte likja qe nderhyri per te shkaterruar shtetin, se paska pasur ndihmen tende nga brenda. Kanuni thote zot na ruaj nga grate e leshuara.

  10. Cfare kerkoni dinjitet shteti,,keta Jane bashke,,atje Ku eshte paraja….ju kerkoni te presin degen Ku Jane ulur…..e aty te shkojne djem e vajza te zot e pa suport politik!!!!!

  11. Konjak says:

    Ja pra edhe grushti i shtetit na doli fjasko . U detyruan kontrolloret ta benin ate levizje , sepse askush nukse digjonte per zgjidhjen e problemeve te tyre . Ata , te gjithe pa perjashtim , ishin te besuarit e pushtetit , si mund te organizonin puc shtetit ; sipas qeveritareve , por edhe gazetareve !?. Ja pra , mungesa e dialogut , me qeverine , solli gjith kete rrebelim ekonomik . Sigurisht , qe per kete ngjarje ka nje skenar , por rendesi ka te mos perseriten sjellje te tilla politike ne dem te ekonomise se popullit ..

  12. STRESANTET ! says:

    Ku ishim ?
    Asgje kundi !
    C’far beme ?
    Hic asgje !
    Po ata bllokuan hapsiren ajrore te Shqiperise dhe s’u lagen , tashti qe nxoren ca mesazhe , do STRESOHEN perseri , me qe dhe ju j’u thate qe keni bere gabim !

  13. Zj ministre , disa komentues kane propozuar qe te pergatitni kontrollore rezeve per te mos u bllokuar puna ne raste te semundjes infektive te stresit , do benit mire te ndertonit dhe nje KULLE KOMANDIMI REZERVE , se me ca te stresuar qe pame dhe degjuam edhe mund te duhet .
    Keta mbajini me qe ke dhe njohje personale , se mbase t’a bejne dhe me keq heres tjeter !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje