Ilir Meta vazhdon fushatën në Vlorë dhe sulmon ish-deputetin e LSI: Do t’i tregojmë vendin ordinerit

13 Prill 2021, 22:02Politika TEMA

Ilir Meta vazhdon fushatën në Vlorë, ku ndodhet prej disa ditësh.

Meta i ka bërë thirrje opozitës që t’i dalë për zot votuesve të saj dhe të mos merret me opozitarë të shitur. Për ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami, i cili ka kaluar me PS-së, Meta e quajti thjeshtë një ordiner.

I ftuar në një intervistë “One Tv” në Vlorë, Meta foli për një plan mafioz për siguroi se komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blejë askush ndërsa theksoi se ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra, që sipas tij do marrin përgjigjen e merituar.

Presidenti Meta:  Çdo votë e Partisë Socialiste ti numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike ti numërohet asaj. Opozita t’i dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.

Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionarët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner.

Ka një skenar mafioz, me tentativa te fëlliqura e te poshtra por qe do marrin përgjigjen e merituar.

Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohe te merrem me çimka dhe çimkat e çimkave.

4 komente në “Ilir Meta vazhdon fushatën në Vlorë dhe sulmon ish-deputetin e LSI: Do t’i tregojmë vendin ordinerit”

  1. Po me blerjen e votave ne Puke nga ana e LSI kush do te merret z,Presıdent apo eshte gruaja e jote ajo dhe nuk ke bythe te merresh me te,

  2. Kryetari i parlamentit says:

    QIMIN MOS MA GACMO SE ESHTE BIO LSI

  3. Teri says:

    Ky ka ikur nga mendja. Te gjithe pyesin muk ka ligje, prokurori, spak ne kete vend.
    Eshte nje model shume i keq, te zbatohen ligjet e shtetit. Nuk mund te lihet me paranojat e tij. Ky president jo vetem nuk i perfaqeson te majtet, por eshte dhe shume brutal dhe kercenues ndaj tyre, Ky person ka probleme mendore, duhet shkarkuar para se te ndodhe ndonje gje, eshte e pafaleshme, te gjithe e bejne sehir. Eshte koha te behet dicka, mbi ligjin eshte ky njeri.

  4. Realisti says:

    Ai ordineri bën mire te ruaj koken e vet tani se Meta nuk do dëshmitarë per gjërat që ka bërë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje