ANALIZA: A duhet Vetëvendosja e Kosovës të bëjë opozitë në Shqipëri?

13 Prill 2021, 19:08Politika TEMA

Përfshirja në garën zgjedhore në Shqipëri, ku kryeministri i Kosovës bëhet opozitar i kryeministrit të Shqipërisë, po reflekton edhe në përçarje të mëtejme mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Nga Agron Demi

Pasi javën e kaluar u vendosën masat kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit, zyrtarë të qeverisë dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje iu drejtuan Shqipërisë për fundjavë.

Thuajse të gjithë publikuan fotografi në rrjetet sociale në përkrahje të tre kandidatëve të pavarur për deputetë që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Edhe pse zyrtarisht si të pavarur, tre kandidatët në qarqe të ndryshme zgjedhore kanë mbështetjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë më 14 shkurt, doli në fushatë zgjedhore në Shqipëri duke kërkuar vota për kandidatët për deputetë. Këtë fundjavë, muri i llogarisë zyrtare të kryeministrit Kurti u mbushë me postime në përkrahje të kandidatëve për deputetë në Shqipëri.

Përveç si opozitar në zgjedhjet e Shqipërisë, Albin Kurti ka marr disa herë qëndrim edhe sa i përket politikave zyrtare në Shqipëri. Kurti i doli në përkrahje protestuesve kundër prishjes së teatrit kombëtar në Tiranë, ndërsa aktivistë të Vetëvendosjes merrnin pjesë në mënyrë aktive në protesta. Para disa ditësh, Albin Kurti bëri thirrje për mbrojtjen e Lumit Vjosa në Shqipëri, ndërsa këtë fundjavë dy deputetët e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje iu bashkuan protestave në Lezhë kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

E gjithë kjo po ndodhë në një kohë kur vendi është në fazën më kritike sa i përket menaxhimit të pandemisë, si dhe kur qeveria nuk ka prezantuar ende asnjë plan qeverisës.

Kosova ka shkallën më të ulët në rajon sa i përket vaksinimit të popullsisë. Falë programit COVAX, deri më tani në vend kanë mbërritur 24 mijë doza vaksinash, të mjaftueshme vetëm për vaksinimin e personelit mjekësor dhe një pjesë të qytetarëve të moshuar dhe me sëmundje kronike.

Ende pa arritur vaksinat e para, Shqipëria ka vaksinuar 500 mjekë kosovarë në Kukës me vaksinën AstraZeneka dhe Shqipëria u tregua e gatshme të merrte përsipër edhe vaksinimin e mësuesve. Ditë më parë kryeministri Edi Rama në fushatë bëri të ditur se ka marr një mesazh nga kryeministri Kurti, ku i kërkohej ndihmë në vaksinimin e mësuesve. Por qeveria e Kosovës u tërhoq dhe refuzoi vaksinimin e mësuesve, me arsyetimin se Shqipëria kishte vënë në dispozicion vetëm vaksinat kineze.

Por ky arsyetim i kryeministrit Kurti nuk u duk i besueshëm. Kina zë vendin e katërt sa i përket importeve që ka Kosova me vendet tjera, duke importuar rreth 300 milionë euro në vit, duke filluar nga barnat e deri te lodrat për fëmijë.

Më shumë se refuzim ndaj vaksinës kineze, kjo u pa si refuzim ndaj kryeministrit Edi Rama. Nëse kryeministri i Kosovës do të pranonte vaksinat e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë fushata opozitare e kandidatëve që ai mbështet në Shqipëri do të zbehej dukshëm. Nuk mundesh edhe t’i kërkosh ndihmë kryeministrit të Shqipërisë edhe të bësh opozitë në mënyrë të suksesshme.

Shqipëria zë vendin e 65-të në botë sa i përket shkallës së vaksinimit të popullsisë, me 257 mijë qytetarë të vaksinuar apo 9 doza të administruara për 100 banorë. Nga ana tjetër, Kosova ka vaksinuar në total më pak se 10 mijë qytetarë.

Ndërkohë që kryeministri Kurti dhe partia e tij janë pjesë aktive e fushatës zgjedhore në Shqipëri, qeveria e Kosovës ende nuk ka një plan qeverisës. Kanë kaluar dy muaj nga zgjedhjet parlamentare dhe tri javë nga fillimi i mandatit qeverisës dhe ende nuk e dimë se si do të përkthehet programi zgjedhorë në planin qeverisës katër vjeçar. Për më tepër, nuk është bërë asnjëherë e ditur se cilat janë përpjekjet e qeverisë për sigurimin e vaksinave, a do të vazhdojnë masat kufizuese edhe pas 18 prillit apo si do të përkrahen bizneset e prekura nga masat kufizuese.

Por, edhe sikur Kosova të mos kishte asnjë problem sa i përket menaxhimit të pandemisë, sikur të siguroheshin vaksinat për të gjithë qytetarët dhe sikur të kishim një plan të detajuar qeverisës, prapë se prapë pjesëmarrja aktive në zgjedhje në Shqipëri do të ishte gabim për secilën qeveri dhe parti të Kosovës.

Kosova dhe Shqipëria janë partner natyral. Unë i takoj atij grupit njerëzish që për shumë vite kanë  përkrahur një bashkëpunim dhe integrim më të madh midis dy vendeve. Por metoda që ka zgjedhur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me Shqipërinë nuk ka të bëjë fare me thellim të bashkëpunimit, por me përçarje.

Kryeministri i Kosovës duhet ta trajtojë si homolog kryeministrin e Shqipërisë, e jo si një kundërshtar politik. Prej shumë vitesh, kryeministrat e Kosovës vizitën e parë zyrtare jashtë vendit e bëjnë në Tiranë. Ashtu ka vepruar edhe Albin Kurti kur u zgjodh kryeministër për herë të parë në shkurt të vitit 2020, ku brenda javës u prit zyrtarisht në Tiranë. Mirëpo e njëjta nuk ndodhi edhe në mars të këtij viti kur Albin Kurti u rizgjodh kryeministër. Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 Albin Kurti e ka vizituar Shqipërinë, por si përkrahës i kandidatëve opozitarë, e jo në një vizitë zyrtare.

Përfshirja e kryeministrit të Kosovës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri mund të irritojë shumë qytetarë shqiptarë, ashtu siç irritoheshin qytetarët e Kosovës kur kryeministri i Shqipërisë fliste në emër të Kosovës.

Opozitarizmi partiak në Shqipëri nga kryeministri i Kosovës vë në rrezik edhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve. Që nga viti 2000 midis Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar 66 marrëveshje. Nënshkrimi i marrëveshjeve është intensifikuar nga viti 2014, kur qeveritë e të dy vendeve filluan mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta, të cilat u përsëriten çdo vit. Shumica e këtyre marrëveshjeve kanë mbetur vetëm në letër, por zbatimi i këtyre 66 marrëveshjeve do të afronte shumë më tepër të dy vendet.

Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje duhet të fokusohen në menaxhimin e pandemisë në Kosovë, sigurimin e vaksinave, rimëkëmbjen e ekonomisë, hartimin e planit qeverisës, së bashku me agjendën legjislative dhe agjendën e dokumenteve strategjike.

Pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit në Shqipëri, qeveritë e të dy vendeve duhet të rifreskojnë grupet e punës për zbatimin e dhjetëra marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve, si dhe të bashkëpunojnë më ngushtë në sigurimin e vaksinave për vaksinimin e popullsisë në të dy vendet.

32 komente në “ANALIZA: A duhet Vetëvendosja e Kosovës të bëjë opozitë në Shqipëri?”

  1. Loni says:

    Kurti esjte nje idiot klasik! Kaq!

    1. Ilirjan says:

      Kurti eshte nje KORB I ZI qe ndjen eren e KUFOMAVE POLITIKE. Kjo eshte natura e vertete e Albinit dhe VV se tij. Ai ndjen eren e kalbesires ilir e sali dhe mezi pret te ngordhin politikisht, qe te okupoje hapesiren qe ata do te lene bosh. Ky eshte qellimi I vertete I Albin Kurti.

    2. Asllani says:

      Ndaloini hyrjen ne shqiperi te Kurtit
      Ay nuk flet shqip
      INJORANT KURTI
      FUTINI DRUNE KETIJ PLERE
      KY I PELQEN LIKE FLORIRI MONA BASHA BERISHA
      GJITH ANTISHQIPETARET

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Nuk flitet per opozite politike por nje bashkim islamikesh shqipfoles i cili funxionon ne idealet e Islamit politik….front apo lufte kunder kristianeve.
    Pra ,kemi te bejme me nje front Muslimon brother’ste te gjitha shteteve:Bashkohuni!!!!

  3. M'hill Vata says:

    Nèse ka njè politikan qè tè tjera thotè e tè tjera bèn Ai èshtè Kurti. Nèse shqipèria ka njè thes me probleme, Kosova ka njè kamion. Albini i Qeverisè sè dytè lakmon “barin e gjelbèrt tè komshiut” duke punuar tè marrè njè ‘plis’ dhe ajo qè bèn pèrshtypje èshtè heshtja e ‘kopèshtarit’ tè Shqipèrisè qè rri e vèshtron i habitur e nuk thotè asgjè. Albin deri nè ditèn qè nuk ishe takuar me Ber-Metèn ngjallje njè farè besimi me fjalimet e tua. Sot, jeni i zhvlersuar çdo ditè e mè shumè. Fjalèt e tua i ka marrè era e Ti je ajo qè bèn, njè person i bezdisur.

  4. indinjata says:

    Kesaj i thone fshati digjet dhe kurva prej plasteline krihet!Ndoshta ka ardhir te ndaje leke per kandidatet fytyr dylli!Me vjen keq per shoqerine Kosovare ne ç’fare niveli ka rene,pa pike harizmatike njeri manikin!Fatkeqesi per kete pjese te kombit.

  5. Aferdita says:

    Albin kur ti te kete turp e faze e zez e Kosova eshte be pik te hallit dhe ku debil merret me shqiperin Kush je ti o imarre qe ndryh me punen e nje shtepi tjeter Albin kurti esht i pa desherushem me shqiperi dhe kerkoj dhe i propozoj Qeverise ta shpalli te kunderligjeshem ne teritorin shqiptar T nuk je shqipetar je kosovar puno per shtetin tend o adhetari math aq addhetar je ti i pa fytyre sa ke krijuar familje me me te huaj Kjo tregon se nuk je atdhetar si paraqitesh Tije nje karjerist i cmendur mjer kosova qe te ka shqiperia ka zot o ndyre Ka strategun Edi Rama qe po e ndrit shqiperin nga dita me dite sa te ka paguar Berisha Meta? Zoti kryeminister Edi Rama Ju lutem shume shume Albin kurti te shpallet i pa deshiruar me teritorin shqiptar

    1. Elbasani says:

      Turku alqim kurti duhet te mos futet me ne territorin e shqiperise..NON -GRATA turkut kosovar islamikut albin anadollak kurti.

  6. Meri says:

    Kurti meqe me te marre pushtetin, e rregulloi Kosoven, tani do rregulloje Shqiperine.
    Ai duket as qe e ka te qarte qe eshte shtet me vete. E duhet te shohe punet brenda shtepise se tij, jo te marre rruget.

  7. Lucino says:

    Cfare lidhje ka ky me ne
    se kuptoj (per zgjedhjet)
    I bjen kur te fitoi Rama
    Te shoj atje dhe ti boj opozite ktij robit !

    1. Pilo Lala says:

      pRIT DHE PAK TE MBAROJNE ZGJEDHJET NE saHQIPERI.
      Nuk i mbush 100 dite Albini, bashke me ate kacurrelen, qe po rri si legene tani.

  8. KOZi... says:

    Normale eshte ! Edhe partite tjera jane ne perngjasim. PS e Shqiperise ka aleate ose te njejte PDK e Kosoves. PD ka aleate LDK ndersa PSD ne Shqiperi ka po PSD ne Kosove e keshtu me radhe . Vetvendosja eshte nje parti e majte dhe krijimi ne Shqiperi i nje formacioni te tille perben nje hap me perpara dhe te majtet ne Shqiperi mos te shqetesohen !

  9. ymer janulla says:

    Po,ka të drejtë sepse është shqiptar dhe kosova është krahinë shqiptarë e shkëputur me dhu nga trungu kombëtar.
    Këtu po bën fushatë vangjel dulja ,jo më shqiptarët!
    Pyetja është pse trembet ymeri??
    Ka frikë se mos zmadhohet
    shqipëria??

  10. fati says:

    Kurti i duhet Berishes dhe Metes. E kane blere me parate e vjedhura nga shqiptaret ate fytyre dylli, i cili “fitoi” ne Kosove me flamurin e antikorrupsionit. Nje idiot i korruptuar deri ne palce.

  11. lazimi says:

    Ke Kosove ka fituar UDB-ja, si Kurti ashtu dhe Osmani jane plera dhe percares te kombit. Duhet distancim total me ate qeveri te ndyre,kot nuk thone qe jane te trashe….

  12. Burgu Beogradit says:

    Mos harroni kush ka bërë burg në Beograd dhe është bo politikan I kemi pasur vetëm përçarës dhe Haxhiqamils

  13. Pilo Lala says:

    Prisni se ka pak pune me fushaten Edi, se do ja NDREQI MIRE SAMARIN KETIJ FODULLI aLBIN kURTI.
    dO TA SHIKONI QE DO TA NXJERRI VETE kOSOVA ME SHQELMA KETE DEMAGOG, QE VEC LLAFE KA , ASNJE PUNE.

  14. Aleksander says:

    Nuk e njohim kyt Koqen prej Kosoves.
    Skemi kohe me hum me ta.

  15. Ndryshe says:

    Eshte rast i rralle qe kryeministri nje vendi te perfshihet ne fushaten zgjedhore te nje vendi tjeter. Albin Kurti, ortak me Berishen po ben fushate kunder Edi Rames. Nuk eshte hera e pare qe kosovaret vihen ne rresht pas Berishes. E kane bere dhe ne vitin 1998, kur Berisha beri grusht shteti kunder Nanos. Kam pershtypjen se ne kete afrimitet, (kosovar-Berisha) ndikojne me shume raportet krahinore se ato kombetare. Po nese kjo mund te pranohet per njeriun e thjeshte, eshte krejt e papranushme per nje politikan.

  16. Ndryshe says:

    Eshte rast i rralle qe kryeministri nje vendi te perfshihet ne fushaten zgjedhore te nje vendi tjeter. Albin Kurti, ortak me Berishen po ben fushate kunder Edi Rames. Nuk eshte hera e pare qe kosovaret vihen ne rresht pas Berishes. E kane bere dhe ne vitin 1998, kur Berisha beri grusht shteti kunder Nanos. Kam pershtypjen se ne kete afrimitet, (kosovar-Berisha) ndikojne me shume raportet krahinore se ato kombetare. Po nese kjo mund te pranohet per njeriun e thjeshte, eshte krejt e papranushme per nje politikan.

  17. Baca-Bajram says:

    Arbin Shkurti eshte thjeshte nje skuth i peshtire, nje Uria Hip, qe nga njera ane perpiqet te ndaj shqiptaret ne Shqiptare e Kosovar, por na ana tjeter per te ngatrruar punet i fut dhe hundet ne politiken e Shqiperise. Nje rrote Kari i papar.

  18. Al bin laden kurdi says:

    Ky taliban,po tja mbaj suma te shkoj ne Beograd te bej opozite ose ne vendin e origjines mongoli osr anadoll.
    Nuk ka pse nderhyn ne punet e brendeshme te nje shteti si Shqiperia e njohur nga te gjitha vendet dhe organizmat,kurse kete bufon fytyre ngrire ja kane mbyllur dyert dhe me kete sjellje nuk do i hapen kurre

  19. Shqiptari e ka memorjen sa te pules says:

    Kjo quhet percarje e paster…..bravo Albinovic

  20. Mendimi i LIre says:

    Fare THjeshte:Albin KUrti eshte URDHERUAR na Ustallaret e tije te UDB-s ne Shqiperi qe te mos Fitoj perseri PS-ja….qe nje pjese e Votueseve te Votojne WV-jen…dhe jo me mendimin te Fitoj,por te Paksohen ne maksimum Votat per PS-ne…….pra Albin Kurti eshte THike mbase Shpine…lol

  21. DESARI says:

    Po si qenka normale, seshte ky normal, kurti. Ky eshte kokrra e maskarait, nji pler me shume se plerat qe kemi ketu, e qe kerkojne destabilitet. Te shkoje e te hapi parti ne serbi se ja shjerdhejne fisin, ose ta hapte ne kohen e berishes se prap ky ja shkerdhente fisin dhe ja vente kufirin ke ura milotit. Po ky paska qene burri keq shum, kerkon sherr mes shqiptareve per ti ardhe ne ndihme metes, se berishes i erdhen ne ndihme ne 97, por vlonjatet nuk i futen hurin ne bythe, po i strehuan dhe i kthyen nga kishin ardhur. Ky, Kurti, duhet shpallur non grada ne shqiperi, kush qenkan keta muter qe haradinaj ben plane me monen, vjosa me berishen e ky haleja kurti me meten. PUN plerash.

  22. Blendi Fevziu says:

    Qenkan leshuar qente e Rames gam gam gam.

    1. Alniku says:

      Po ti buçe e Salës ham ham ham

    2. Per Blendin says:

      Ti mund t’i quash qente e Rames, une i quaj pjesa derrmuese dhe e zgjuar e popullit. Ajo qe po ben Albin Kurti eshte ne rastin me te mire nje ndihme direkte dy hajduteve qe i njeh mire gjithe Shqiperia. Ne rastin me te keq eshte nje percarje midis dy vendeve. Gjeja e mire eshte qe jane mbledhur te gjithe legenat ne nje ane dhe me kete indirekt vetem ndihme i japin PS-se per te fituart zgjdhjet

  23. Alniku says:

    Po ti Buçe e Salës ham ham ham

  24. Velo says:

    Albini po praktikon listën serbe në Shqipëri

  25. VETËVENDOSJE! says:

    Ja hanksh bothen kingut Albin Kurti o Velo kurac partizani.??

  26. rexha 10 says:

    PO QE SE ALBINE E KUPTONE SHQIPERINE E MADHE ,,DHE KJO SHQIPERI ARRIHET ME PROTESTAT E ALBINIT NE SHQIPERI ,ATHERE NE VENDE TE FJALES SHQIPERI E MADHE ,TE PERDORI SERBINE E MADHE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje