Konflikti Rusi-Ukrainë, reagon kreu i PPE: Do të ketë pasoja

13 Prill 2021, 09:16Bota TEMA

Konflikti i ri i nisur mes Rusisë dhe Ukrainës ka marrë vëmendjen kryesore të liderëve europianë.

“Rusia me aktivitetet e saj ushtarak në kufirin me Ukrainën, po luan me zjarrin”, shkroi në Twitter presidenti i Grupit Popullor të Partive Europiane (PPE) në Parlamentin Europian, Manfred Weber.

Sipas tij, këtij veprimi të njëanshëm të Moskës i duhet paraprirë duke kërkuar nga BE dhe SHBA ta kenë të qartë se ky përshkallëzim i konfliktit do të ketë pasoja.

“Të gjitha opsionet për ndëshkime duhet të merren parasysh për të parandaluar më tej konfliktet”, paralajmëroi Weber.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje