Dy anije luftarake amerikane pritet të mbërrijnë këtë javë në Detin e Zi si një demonstrim i mbështetjes së administratës Biden për Ukrainën, ndërkohë që shtohen shqetësimet se Presidenti rus Vladimir Putin po shikon mundësinë për një ofensivë kundër vendit fqinj.
Kremlini ka ndërmarrë një lëvizje të madhe trupash, tankesh dhe raketash përgjatë kufirit me Ukrainën, më e madhja që nga aneksimi prej tij i gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014, sipas zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë. Rusia ka kryer të paktën tre stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën që nga mesi i marsit.
Javën e kaluar, Presidenti i SHBA Joe Biden pati telefonatën e tij të parë me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe, sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, “pohoi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit të Rusisë i cili vazhdon në Donbas dhe Krime,” siç u shprehën zyrtarët.
Dërgimi i anijeve luftarake në Detin e Zi ka për qëllim të ritheksojë deklaratën e Presidentit Biden.
Luftimet midis ukrainasve dhe rebelëve të mbështetur nga rusët në rajonin Donbas të Ukrainës janë intensifikuar që nga fundi i janarit dhe zyrtari i lartë i Kremlinit Dmitry Kozak, i cili ia hodhi fajin Ukrainës, bëri një paralajmërim ogurzi, duke thënë se një konflikt në shkallë të gjerë do të ishte “fillimi i fundit” për Ukrainën, një deklaratë e cila është parë në Kiev dhe në kryeqytetet perëndimore si një kërcënim.
Dmitry Peskov, zëdhënësi kryesor i Kremlinit, nuk ka mohuar grumbullimin e forcave në kufi, por u tha gazetarëve në Moskë se Rusia “i lëviz forcat e armatosura brenda territorit të saj si ta shohë të arsyeshme”. Presidenti ukrainas Zelenskiy vizitoi vijat e frontit në Donbas javën e kaluar dhe shprehu keqardhje lidhur me “përshkallëzimin e madh” të gjendjes, siç e quajti ai.
Një ushtar ukrainas u vra dhe një tjetër u plagos në Donbas të shtunën, thanë zyrtarët ushtarakë të Ukrainës. Kjo është viktima e katërt për forcat e Ukrainës këtë muaj. Ukrainasit thonë se ushtari vdiq pasi forcat e ndihmuara nga Rusia hapën zjarr me granatahedhës automatikë dhe mortaja 82 milimetra, armë të ndaluara sipas marrëveshjes së Minskut, një protokoll armëpushimi i nënshkruar në vitin 2014 që shpesh nuk është përfillur.
e gjeten bythqirat pretekstin
Poanıjet amerıkane cfare kerkojne ne detın e zı Mos po bejne detyren e xhandarıt nderkombetare,Me tepo veprıme nukpo bejne gje tjeter vetem rolın e pıromanıt, Po ı hedhın benzıne ketıj ı ashtu quajtur zjarr ne mes te Rusıse dhe Ukrahınes Keto dy shtete ı zgjıllın vete problemet ne mes tyre,
po ajo anija e macronit cfar pidhin e asaj gjyshes qe mori per grua cmutin donte ne egje,apo per te ndezur zjarrin mes grekeve dhe turqeve,se po te shperthente ndonje konflikt ne shkalle te gjere rinia turke dhe greke do vriteshin dhe jo ajo rinia e zezakeve francez,gjithmon nje i trete do i fryj zjarrit,edhe ne kete rast jan amerikanet qe do ta ndezin zjarrin,pastaj do largohen duke bertitur per saksjone kunder rusise,dicka qe eshte bere bajat kjo tema me saksjone,perfundimi,viktimat jane ruset dhe ukrahinasit,por duke ncitur gjithmon konflikte mos ky zjarr rremben edhe europen qe na ka care rrocken me intrigat e saj,e uroj nje lufte te trete boterore do jet e bukur dhe me e egra por dhe shume argetuese nga te gjitha luftrat e tjera,te gjithe ne nje thes do futemi,,,edhe shqiptaret nuk do shpetojne kete rradhe nga kjo lufte,per vec ata shqiptaret qe u ben greke per 300 euro,dhe ata te tjeret qe u ben arab dhe turq do shpetojne,kjo kategori kurvash do mbijetoje si kategoria me moter qire qe ka njohur historia boterore,,rrofte lufta e trete boteroreeeeeeeeeee