Ish-ambasadori amerikan: Vladimir Putin mund të shkaktojë nisjen e luftës në Evropë

12 Prill 2021, 14:18Bota TEMA

Vladimir Putin po rrezikon nisjen e luftës në Evropë, duke grumbulluar trupat përgjatë kufirit me Ukrainën. Ky është mendimi i një ish-ambasadori amerikan.

Michael McFaul, i cili ka punuar si ambasadori amerikan në Rusi në periudhën 2012-2014, kur Putin aneksoi Krimenë, tha se Presidenti rus po teston SHBA-në me spektaklin e forcës që po nervozon Evropën.

Sipas tij, kjo luftë nervash mund të kthehet shumë shpejt në luftë të mirëfilltë. McFaul thotë se luftën do ta niste pushtimi i Ukrainës nga Rusia, me pretekstin se po “liron” rusishtfolësit në lindje të Ukrainës, që i konsideron shtetas të saj.

“Nëse kjo ndodh, qeveria dhe ushtria ukrainase do të përgjigjej, pa dyshim. Në këtë mënyrë, do të kishim një luftë në Evropë mes dy ushtrive të jashtëzakonshme”, tha ish-ambasadori.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i ka kërkuar Putinit që të bisedojnë për këtë grumbullim trupash në kufi, por ende nuk ka marrë përgjigje. Këtë javë, Zelenskiy do të udhëtojë në Paris për të diskutuar tensionet në rritje me aleatët evropianë.

4 komente në “Ish-ambasadori amerikan: Vladimir Putin mund të shkaktojë nisjen e luftës në Evropë”

  1. Lexuesi says:

    T>radicjionalisht Ukraina ka qene se Bashku me Russine…..ne se them 50% e Ukrainasve kane gjake te Perzjer me Russet eshte Pake…lol

  2. Genci says:

    Nato te mos e kruaj bythen ne Ukraine
    mos fajesoni kundershtarin

  3. Genci says:

    Nato te mos e kruaj bythen ne Ukraine
    mos fajesoni kundershtarin

  4. Bardha says:

    Rajoni i Donbasit mban Ukrahinen me buke dhe jane filo rus,pse Ukrahina nuk i jep te drejten e gjuhes dhe te arsimit dhe te bejne federalizimin sipas marveshjes te Minskut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje