SHËNIM: Si ra Ilir Meta shah-mat në Vlorë

13 Prill 2021, 14:49Politika TEMA

Katër vite në opozitë krah Partisë Demokratike dhe kundër socialistëve mjaftuan që Lëvizja Socialiste për Integrim të pësonte një shkërmoqje në Qarkun e Vlorës. Disa prej pikave të saj më të forta elektorale, njërëz që kanë mbështetje dhe influencë, u larguan duke e shkrirë LSI-në e çiftit Meta-Kryemadhi si kripa në ujë.

Si të mos mjaftonte kjo, Kryemadhi caktoi drejtues politik të LSI-së për Qarkun e Vlorës, njëkohësisht kryesues të listës Luan Ramën. Ky i fundit nuk kishte asnjë lidhje me Vlorën dhe vlonjatët çka e thelloi edhe më shumë krizën brenda strukturave të mbetura të LSI në terren. Shumë prej eksponentëve të LSI-së u larguan dhe u deklaruan gjatë javëve të fundit në mbështetje te hapur të Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama.

Gjendur në këtë situatë, me pakënaqësi të madhe ndaj bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, Ilir Meta vendosi të lërë mënjanë Presidencën dhe të zhvendoset vet në Vlorë. Aleanca e tij me Bujar Leskajn e Partisë Demokratike bëri që kurbani i parë të ishte drejtuesi i listës së LSI-së Luan Rama. Ai u cilësua tradhtar dhe në mënyrë paradoksale, ndonëse është nënkryetar i LSI-së dhe drejtues politik i kësaj force në Qarkun e Vlorës ju hoq në mënyrë demonstrative mbështetja politike.

Petrit Vasili u dërgua me urgjencë për të kërkuar votën për kandidaten e dytë në listë, Grisejda Myslimi dhe përjashtoi zyrtarisht Luan Ramën nga fushata. Por çfarë ndodh në fakt pas këtij veprimi?

Luan Rama është kandidati zyrtar i LSI-së i rënditur i pari në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nuk ka asnjë mundësi që ai ti hapë rrugën kandidates së dytë pasi ky veprim është i pamundur në këtë fazë. Në çdo rast, nëse LSI do të mund të marrë vota aq sa i duhen për një mandat deputeti, ai mandat do ti shkojë pikërisht “tradhëtarit” Luan Rama. Vetëm pasi KQZ ti japë mandatin, me vullnetin e tij të lirë, Luan Rama mund të tërhiqej dhe ti linte rradhën një kandidati tjetër. Veprim që duket se nuk ka asnjë gjasë të ndodhë pasi Luan Rama ka deklaruar se nuk pranon përjashtimin nga fushata dhe do të vazhdojë betejën për tu përfaqësuar në Parlament.

Për të marrë një mandat deputeti, LSI-së në Qarkun e Vlorës do ti duhen së paku 8 mijë vota. Ky mandat do ti shkonte automatisht të parit në listë që është Luan Rama. Që Grisejda Myslimi të thyejë rënditjen dhe të parakalojë Luan Ramën, do duhej që ajo të tejkalonte herësin me vota preferenciale. Ndërsa herësi është numri i votave të marra në qark pjesëtim me numrin e mandateve të fituara, pragu që duhet të kalojë Myslimi do të ishte së paku 8 mijë vota me kusht që asnjë votë e vetme të mos shkonte për 11 kandidatët e tjerë përfshirë Luan Ramën.

Sipas sistemit zgjedhor në fuqi, në një kohë kur 8 mijë votat e LSI potencialisht do të ishin të shpërndara në 12 kandidatë përfshirë vet Luan Ramën, është krejtësisht e pamundur që Myslimi të mund të fitojë mandatin e deputetes. Rrjedhimisht, të gjithë kandidatët nga numri 2 deri tek numri 12 do të jenë të detyruar të bëjnë fushatë për LSI dhe votat shkojnë në fakt për të bërë deputet “tradhëtarin” Luan Rama.

E vetmja mënyrë për të mos u bërë deputet Luan Rama është që LSI të orientojë elektoratin të mos votojë forcën e vet politike por të shkojë të votojë listën e Partisë Demokratike. Në këtë formë LSI nuk do të merrte asnjë mandate por një veprim i tillë do të ishte fundosje përfundimtare dhe kapitullim i Lëvizjes Socialiste për Integrim në shërbim të Partisë Demokratike. Asnjë prej 12 kandidatëve të LSI nuk do të pranonin të bënin fushatë dhe të kërkonin vota për Partinë Demokratike.

Edhe varianti i ndihmës që Bujar Leskaj mund ti jepte Ilir Metës duke orientuar demokratët të votojnë listën e LSI-së është sërish shah-mat pasi kjo do të shoqërohej me një kryengritje brenda rradhëve të demokratëve të Qarkut të Vlorës, gërryeje e rezultatit elektoral të tyre dhe sërish me votat e demokratëve do bëhej deputet Luan Rama.

Ndodhur në këtë situatë, e vetmja gjë që mund të bëjë Ilir Meta është të tentojë të tensionojë klimën politike dhe fushatën në Qarkun e Vlorës duke bërë pis zgjedhjet dhe procesin. Një përpjekje e cila do ti vlente vetëm kauzës së tij politike për tu bërë kryetar opozite pas 25 Prillit.(TemA)

17 komente në “SHËNIM: Si ra Ilir Meta shah-mat në Vlorë”

  1. Kalec Dega says:

    shah – mat me vidjo dhe ja ku e keni akoma, Presidentin e Ed Rames.

  2. Dorian says:

    C’ne Luan Prama i Bulqizes ne Vlore???!!!
    Ilir Meta e kishte kandidatin kryesor per Vloren: birin e shqur te Vunoit dhe gjithe Shqiperise-Petrit Vasilin.

  3. Neutrino says:

    Një gabim (shpresoj të jetë gabim shkrimi), logjik i artikullshkruesit, që ndoshta vjen nga kultura e çimentuar këto 30 vjet për rolin e deputetit. “Luan Rama…….do të vazhdojë betejën për tu përfaqësuar në parlament”. Rama dhe çdo deputet zgjidhet për të përfaqësuar elektoratin e tij në parlament dhe jo veten e tij.

    1. Mondi says:

      Pikerisht ate do te beje.Po ti pse qenke kaq e sigurte qe elektorati nuk do ta votojne.Ti je o peco

  4. flatra says:

    Petritin e ka cuar fiks ne Vlore ,as djemte e halles nuk e ndihmojne dhe degjojne se vetem pordhe shet

  5. gjini says:

    Po,sikur Meta ta kete me te hedhun,dhe vlonjatet te mashtrohen dhe tia japin votat Luan Rames? Keshtu me mashtrim mund te nxjerre nji députet te LSI ne Parlament!!!!!

    1. ce says:

      Me fund paskan gjetur dhe ne Vlore nje Kejdi dhembcakalle tjeter dhe do marre lesht e Marijes ne Vlore kjo sharebajga e re e Jales

  6. Populli says:

    Ne te semes vafshin. …30 vjet. …. mbas ketyre bastardeve. .fuck lsi pd. …

  7. Balle per Balle says:

    Rama eshte tmerruar nga Ilir Meta ne Vlore. Ky panik i Rames i eshte ngjitur edhe kepurdhave te tij mediatike qe sulmojne Meten per hir te qorollepjes qe ka mberthyer Ramen. Vlora do ti jape derrmen Rames ne 25 prill. me a pa Mete nuk ka fare rendesi.

  8. Ball per balle ju ka ıkur koha e juaj ne lufte me Admıralın rus Por aı eshte rroman gjıthesesı,Puna me Ramen eshte ndryshe se sıc ı thone andej nga ju Kur e ke fytyren nga murı e bythen nga kunjı nga do ta shpıesh bythen Drejt e ne kunje Pa problem ju befte mıre,

  9. L'imperatore Diocleziano says:

    Balle per balle sheh enderra me sy hapur dhe cizmen e Mones si Charlie Chaplin.

  10. Vlonjat lind says:

    Meta muajin prill duhet te mare roge refugjati ,
    nuk perfaqeson asnje vlonjat.

  11. Miri says:

    Lilke, Like
    Dridhe e beje triko,
    Nuk te beson asnje, Jeni bere shune i peshtire.
    Vetem Fitim Zekthi dhe Artur Zheji me Cim Peken te mbronjne.
    Pyetje qe kerkojme pergjigje:
    Cifti Meta – Monika A kane vjedhur keta 30 vite?

  12. Aleksander says:

    Nuk harron Populli Vlonjat 1997,
    Partia Demokratike shkoj per te vra Popullin e Vlores, sot i kerkojne voten? Halja i donte te vdekur te gjithe Vlonjatet, burra, gra, fmi.
    Vlora nuk voton partin demokratike, partine e vraserve,nuk voton lsi, partin e hajduteve.
    Vlora nuk harron.

  13. pecua says:

    Luan skuthi ka deklaruar sot se jane te paverteta fjalet per percarjen e leshelise ne Vlore dhe se ai po lufton atje kunder PS. Koken hengshin.

  14. Genci says:

    Është taktike elektorale. Është e pamundur që I Meta mos ta dijë çfarë keni shkruar. Synon vota nga vajza Vlonjate, sepse e di mirë që sido te jete vajza ka shanc të marrë më sh vota se Luan Rama.

  15. Ska rendes says:

    Te jeni te sigurt qe eshte loje roli iviktimizit , e dine mire qe nuk marrin asnje deputet ,viktimizojne luan ramen qe te marri vota per inat lsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje