Çfarë ndodhi që ky popull u doli duarsh?

14 Prill 2021, 11:03Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

23 qershor i vitit 2013, Laç. Një militant i LSI, Gjon Gjoni, u kthye në viktimë të pafajshme. I kishin dhënë një torbë me lekë për të blerë vota, kur një plumb e mori në zemër.

Ilir Meta fluturoi për atje, gruan e tij Monikë e kishin kërcënuar në Lezhë, por ai ndaloi te Berisha. U afrua te viktima e tij dhe thërriti sa kishte në kokë: ‘Berisha nuk ikën dot pa gjak!’… Nuk kaluan veçse pak minuta dhe PD e Berishës lëshoi deklaratën kundër: ‘Politikanët e nekro-politikës vrapuan të nxjerrin kapital politik me ngjarjen tragjike te Laçit, një akt i pastër terrorist…”

Tani, pas tetë vjetësh, asnjë nga elementët e ‘primitivizmit’ nuk ndodhet në vendin e  ngjarjes: As turma, as ‘pushtuesit’ e masave, as njeriu argjil, as skena e ëndrrave, as miti… Me këto mjete është sunduar dhe është transformuar njeriu që dogji vendin, vrau dëshmitarët, shkatërroi pronën, çoi në pus Drejtësinë, u kthye prapë e dogji vendin dhe sulmoi Vlorën… Në një situatë tjetër, dmth., në një vit të para disa vitesh, njerëzit sot do të ishin vënë në radhë, do të ishin armatosur e do të ishin nisur për në Vlorë.

Ndërsa sot në Vlorë ka shkuar vetëm presidenti i Republikës, Meta i njëjtë si në Laç, i cili ndjehet i mashtruar prej të tijve. Të tijtë janë Basha, Monika dhe Berisha. Këta i premtuan se Vlorën do ta ndezim përsëri si në vitin 1997, veç ‘na prit në sheshin e Flamurit’. Por nuk i vajtën. Kush mashtroi cilin? Askush nuk mashtroi askënd; por dikush i doli duarsh dikujt. Populli u ka dalë duarsh këtyre; këta janë siç ishin atëherë, ndërsa populli nuk është më ashtu. Me gjithë thërritjet e pa fundme që populli të kthehet në gjendjen arkaike ku ishte, kjo nuk ndodh më.

Po çfarë ka ndodhur me këtë popull?

Ka ndodhur gjëja më e rëndësishme, çfarë konstatohet në prag të zgjedhjeve të 25 prillit: Nuk votohen më ata që ndezën luftën civile, që grabitën kursimet e njerëzve të varfër, që vranë rreth 3000 vetë, nuk lanë shtet më këmbë, që morën urët për të djegur institucionet e popullit…

Kjo është arritja e kombit në këto tre ose tridhjetë dekada. Në vitin 2005, një lajthitje solli në qeverisje ata që e kishin rrënuar; dhe bota nuk e harron këtë akt turpi të një ‘populli në Ballkan’. Domethënë është kryer inversi i konstatimit të filozofit Le Bon që shkroi ‘Psikologjinë e turmave’ aty nga vitet 1870.  Pra turma nuk është më një qenie amorfe dhe e paaftë që të vrapojë pas udhëheqësve të ‘ferrit’. As ‘uni’ nuk është më ‘ne’.

Pse opozita mbledh turma pa fund, i vë nëpër makina, iu ngul nga një ose nga dhjetë flamuj dhe i vë në rrugë si buaj? Udhëheqësi as e çan kokën për shëndetin e ‘buajve’ që mbajnë karrocat për të tërhequr nëpër baltë… Po pse e bën këtë pushteti i vjetër? E bën me qëllim që individët të rrasen me njëri tjetrin, ‘uni’ të duket si ‘ne’ dhe të marrin formë përmes shfrytëzimit të emocioneve më primitive…

A nuk i shikoni si thërrasin rrugëve sepse i cyt udhëheqësi? A nuk shikoni si bërtasin e besojnë se do të fitojnë prapë? Këta janë akoma ajo pjesë që do të sillte edhe një herë vrasësit e ’97, ’98, 2001, 2019… Por ka ndodhur që shumica popullore u ka dalë duarsh dhe do t’i japin drejtim pozitiv vendit. Kjo ka ndodhur. Ka ndodhur që populli të dalë nga skena e ëndrrave.

Prej vitit 1992, njeriu i këtij vendi është mashtruar me sloganet ‘Ne qeverisim, bota na ndihmon’(Slogani i PD me të cilin mori pushtetin). U fshi fjala ‘punë’, dhe koncepti ‘individ’. Kur turmat u përplasen mes tyre për skemat piramidale, nuk shikonin dot asnjë udhëheqës, veçse hanin vetveten. ‘Uni’ nuk ishte ‘unë’, por ishte një masë argjili me të cilin po formohej njeriu i së shkuarës. A nuk i dëgjoni sot të njëjtat parulla dhe premtime: ‘E duam Shqipërinë si Europa!’?,  ‘Liri, demokraci!’, ‘, ‘Do t’u kthejmë dinjitetin dhe Shqipërinë shqiptarëve’.

Në gjithçka shitet vetëm ajër, asgjë konkrete nga jeta. Njeriu argjil është krijuar me gojë të hapur. Sepse populli, që të kthehet prapë atje ku ishte, me një Shqipëri tërë ‘bërllok’ dhe shkatërrim, duhet të mbahet në një skenë ëndrrash, pa konture të qarta realiteti.  Nuk është më individi ‘argjil’ si ai që ‘sikur të të shihte Fyhreri, ta miratonte sjelljen tënde’. Kjo ka ndryshuar që në boshtin e vet. Ja, kaq thjeshtë e kaq madhërishëm ka ndodhur me këtë popull.

21 komente në “Çfarë ndodhi që ky popull u doli duarsh?”

  1. spartak gjella nga sparta says:

    ti ke lujt mendsh!

  2. spartak gjella nga sparta says:

    ti ke lujt mendsh!

  3. Epopeja e Uturakeve says:

    Jane anal-iste ne vitin 2021
    nga fund-viti dhjetor 1990,
    ca mbeturina te Ramizit,
    si p.sh. ky Frrocko i shkret,
    doli se ka qene me Dosje,
    si Spiun i te famshmit Sigurim,
    plot here neper studio ja kane kujtuar,
    e Frrocko kurre s’ka bere pergenjeshtrim,
    ne fillim pas bythes Saliut, me tej te e Fatosit,
    pastaj serish te e Saliut si simbol i karagjozit,
    tani servili i Rames, me tjere Frrocko torollake,
    prej 30 vitesh pushteteve i sherbejn si Uturake!

  4. LAÇJANI says:

    O Çup po keta që janë sot, a nuk janë ata qe bënin historinë vet, pra shkaterruan çdo gjë, ka me shumicë varre të pa zbuluara nga paraardhësit e kësaj selije qe ka emrin PS.

  5. TONI says:

    8 me 8 dihet ai muhabet eshte ndare me kohe…mjere militantet se do ngelen pa pune po per popullin njesoj eshte

  6. Tomori USA0 says:

    Zoti Frok, tu befte dita njemij per kete shkrim briland. Kush ka sy, le te shikoj, kush ka vesh le te degjoi. Le ta ndaj mire shapin nga sheqeri. Ata qe e vodhen, e dogjen Shqiperin, ata qe vran, ata qe e kethyen qytetarin ne
    ne hajdut, tokash, dritash, shkaterim pyesh, liqenjsh e lumenjsh, ata, qe rruget i lane rugeve, ata qe premtojne parajsen. po kerkojne te vine perseri ne pushtet. Prandaj thireni men6djes o popull.

  7. Vranakonti says:

    Je i madh zoti Frrok.Mendimet dhe shkrimet e tua jane brilante.Mos degjo disa qen qe lehin kundra teje.Ata jane bythelepirsa te Saliut e te Metes.Nje peme me kokrra goditet,prandaj mos i mere ne konsiderat fare ato qe shkruajn disa njerez te thartuar nga trute.

  8. Kristofor Kolombi says:

    Te lumte Mero, dje te kerkova qe Frrok spiuni te shkruante nje artikull per Presidentin jo spiun dhe sot e mbajte fjalen. Parulla “Ne qeverisim, bota ne ndihmon” eshte kthyer ne “BOTA QEVERIS, NE E NDIHMOJME”. Progre i madh. Milic horr xhubleta, shih ku te çon kuleta

  9. Buda says:

    Bravo Frrok Cupi, je kthyer ne identitetin qe kam njohur dikur kur enderrnim per fitoren e Demokracise ne Shqiperi,
    por na i prishen endrrat Drakula i Vicidolit, Bixhozxhiu i Montekarlos dhe Ilir Floriri.

  10. Hape mendjen says:

    Bravo,Perfekte!S’ ka me qarte s e kaq.Eshte e Verteta dhe sikur te kesh te drejte dmth ta kene kuptuar shumica kjo eshte gje e madheee!!
    Kam krijuar nje respekt per kete njeri,cdo dite e me teper..

  11. fati says:

    Ata paraardhesit e “laçjanit” qe thote se e shkaterruan Shqiperine, jane baballaret e shpellarit qe “laçjani” e mban akoma mbi koke dhe do te futet perseri ne parlament. Jane paraardhesit e pedhisteve dhe leshelisteve te mbushur me spiune te sigurimit dhe kriptokomuniste, qe ne kohen e “demokracise” u perpoqen ta groposin kete vend dhe te mjeronin popullin.

  12. Ndreka says:

    Frrok Cupi, nu u doli populli pre dore, eshte kunderta, por nuk te pelqen ta thuash pasi je nje renegat, je i shitur, je qorruar fare.
    Per popullin Shqipetare nuk u interesua askush, as qeveria, as preesidenti dhe as analiste si puna e juaj. Populli shipetare u perzu me dhune nga Shqiperia, Dhuna me e poshter, me dinake, me e dhjere , qe ka ndodhur ne bote.
    Me politikat e ndjekura per tridhjet vite, cmime te larta, taksa te larta, falimentime te biznesit te vogel. vjedhje masive, korrupsion kanceroz i permasave te medha, shkatuan dramen kolosale te emigrimit masiv te shtetasve tane, te vellezerve tane, te afremve te tuaj o i mjeri Frrok, qe nuk e ke thene akoma nje fjale per emigrimin. Paq faqen e zeze. Je baraz pergjegjes qe je kthyer ne mbojtes te kriminelve. Nje mut je dhe ti

  13. Ed says:

    GJIGANDI FROK CUPI
    BRAVO DUHEN ME SHUME SHKRIME NGA JU FROK CDO DITE TANI SE KY POPULL KA SEMUNDJEN E ALZAJMERIT HARON SHUME SHPEJT

  14. Ndreka says:

    Frrok Cupi, nuk u doli populli pre dore, eshte kunderta, por nuk te pelqen ta thuash pasi je nje renegat, je i shitur, je qorruar fare.
    Per 30 vite per popullin Shqipetare nuk u interesua askush, as qeveria, as presidenti dhe as analiste si puna e juaj. Populli shipetare u perzu me dhune nga Shqiperia, Dhuna me e poshter, me dinake, me e pa shpirte , qe ka ndodhur ne bote. 50% e popullit shqipetare, shumica te rinje dhe te reja, gjaku i shqipetarve, kane lene vendin keto 30 vite
    Me politikat e ndjekura per tridhjet vite, cmime te larta, taksa te larta, falimentime te biznesit te vogel. vjedhje masive, korrupsion kanceroz i permasave te medha, shkatuan dramen kolosale te emigrimit masiv te shtetasve tane, te vellezerve tane, te afremve te tuaj o i mjeri Frrok, qe nuk e ke thene akoma nje fjale per emigrimin. Paq faqen e zeze. Je baraz pergjegjes qe je kthyer ne mbojtes te kriminelve.

  15. kin buba says:

    Tema, gazet koti. Militante…

  16. Baca-Bajram says:

    Uturakut dhe shpellarve barbar te Sa-hales qe shkruajn me lart, s’arrijn te kuptojn se vertet Frroku sic shume Shqiptar te tjer i dhan besimin PD-se duke shpresuar ne ndryshimet demokratike qe do sillnin pas nje periudhe 50 vjecare te Monizmit. Por PD-ja me Sa-Halen dhe Uturaket qe shkruajn me lart e zhgenjyen kete popull, ishin ata qe dolen e shkaterruan dhe i vun flaken ketij vendi per te mbuluar vjedhjet, vrasiet, korrupsionin qe mbollen ne Shqiperi, ishin keta qe perdoren turmat per te cilat flet Frroku duke u varavitur CEKUN E BARDH, qe Gramoz Pashko truthari e permendete ne c’do tubim e intervist qe jepte “Do fillojm nga Zerro”, ishin keta barbar te PD-se qe mashtruan popullin me skemat piramidale dhe mabsi moren perfitime kolosale duke i perdorur keto skema fiskale per te lare parat e qelbura te kontrabandes se naftes qe furnizuan makinen ushtarake te Miloqevicit dhe shitjen e armeve, nxiten popullin deri ne lufte civile per te mbuluar ter keto pislliqe. Ishin PeDerastat ata qe i vun kazmen sistemit te drejtesise me shkollat e Plepit, qe nxorren juriste shume te afte e profesionista sic Gjin Gjoni me shoke qe e mbajten ne kemb sistemin pervers qe krijoi PD-ja. Piramidat, Gerdeci, Rruga e Kombit, vrasjet ne 1997-1998, shtyllat e tensionit, vrasja e bujshme e Azem Hajdutit, 21 Janari, CEZ, jane te pafund BEMAT e ketyre sharlatanve politikar. Prandaj c’do njeri normal me dy lek ne koke e kuptuan dhe u distancuan nga ky llum qe ka qelbur ter vendin dhe shoqerin tone. Le te shpresojm qe populli jete shnderruar vertet ne ato qe thot Frroku dhe t’iu jape ate qe meritojn ne 25 Prill Sa-Hales, Lululkes, Like Floririt, Mona Baxhelles e ter Uturakeve te mesiperm.

  17. Pensionist says:

    E sakte, i nderuar!
    Keta jane i njejti send: mall skarco, i demshem dhe i panevojshem.
    Shpresojme sebashku qe edhe populli me 25 Prill 2021 te jete i gatshem, per ta hedhur ne kazanin e pleherave sendin e panevojshem dhe te clirohet prej tij…

  18. Pena says:

    Zoti Frrok, urimet me te mira, si gjithmone, me konceptim brilant. Duhet shkulur prefundimisht fara e keqe, duhet nxjerr me domosdo drejtesia nga pusi, nuk ka rruge tjeter, e kjo gje behet veç me mendje te arte. Populli dal duarsh u ka qene gjithmone, veç hienat u kane vajtur pas. Edhe me tani ne qendrat elektorale te pd shikon te hyjne e te dalin ata qe duan te jetojne pa punuar, shpresojne ndonje lek, pune parazitesh. Zoti dhe populli eshte me ty zoti Frrok, mos e vrit mendjen per mostrat. Respekte pa fund.

  19. Xhoi says:

    Është e vërtetë kjo që ka shkruajtur Freiburg?
    Atëhere lind pyetja.Pse populli nuk e ka marrë zvarrë deri tani Lulzim Bashën që është duke bërë fushatë?Ai nuk ka as mandat që ta mbrojë.Është si gjithë njerëzi e tjerë?
    Pra,kjo që shkruan Ai nuk është e vërtetë.

  20. Tironci says:

    Brravo e madhe per ju Frrok Çupi , jeni mbreti analizes dhe penes ne gazetarin shqiptare , njeriu kur tregohet patriot dhe atdhedashes mer te ter meritat e botes , se sot esht. Veshtir te gjesh analist e gazetar ne kte vend ta thot te verteten cop , rrespekte Frrok Çupi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje