ANALIZA/ Letër ogurzezë: Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan

15 Prill 2021, 17:11Rajoni TEMA

Kryeministri slloven Janez Janša ka paraqitur një “non-paper” me planet e tij për riorganizimin e Ballkanit.

“Zgjidhje” titullohet paragrafi i një “non-paper” që kryeministri slloven Janez Janša u dorëzoi disa personave të përzgjedhur në BE disa muaj më parë. Ajo që vijon më tej duket sikur po lexon ndonjë dokument nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878, kur Otto von Bismarck, Lord Salisbury dhe Princ Gorçakovi u ulën së bashku përpara hartës së Ballkanit – dhe brenda një muaji vendosën me dorë të lirë për fatin e kombeve.

Për pikën “a) Bashkimi i Kosovës dhe i Shqipërisë” në letër shkruhen katër rreshta. Për pikën “b) Bashkimi i pjesës më të madhe të Republikës Srpska me Serbinë” vetëm tre. Janša dëshiron të rishikojë edhe konturet e Kroacisë fqinje: “c) Çështja kombëtare Kroate mund të zgjidhet” ose, “duke bashkuar kantonet kryesisht kroate në Bosnjë-Hercegovinë me Kroacinë” ose duke i dhënë “Pjesës kroate” të vendit një “status të veçantë” – “bazuar në modelin e Tirolit të Jugut”.

Po boshnjakët?

Ata që mbeten janë boshnjakët, që përbëjnë gjysmën e popullsisë së vendit. Sipas planit të Janša atyre mund t’u jepet “një shtet që funksionon në mënyrë të pavarur” dhe “për të cilin ata duhet të marrin përgjegjësinë e plotë”. Nëse boshnjakët nuk dëshirojnë, atëhere nuk kanë pse të hyjnë në Evropë: “Ata mund të votojnë në një referendum për një të ardhme në BE ose jo në BE apo Turqi.” Boshnjakët muslimanë janë “përkohësisht” në favor të anëtarësimit në BE . “Por nëse kaosi vazhdon dhe me rritjen e ndikimit të Turqisë dhe islamizmit radikal,” thotë Janša, “situata mund të përkeqësohet në dekadën e ardhshme në mënyrë drastike “.

Tani për tani për këto ide duhet “heshtur” derisa për “planin” të bihet dakord me “vendimmarrësit” në rajon dhe në bashkësinë ndërkombëtare.

Letër ogurzezë

Dokumenti shkaktoi tronditjet e para edhe përpara se të bëhej publik të mërkurën në mbrëmje nga portali i djathtë i slloven “necenzurirano.si”. Rishikimi i kufijve, që është tema e kësaj letre ogurzezë, është tabuja e madhe e Ballkanit: një kërcënim i madh për të cilin askush nuk flet. Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grlić Radman shkoi në Sarajevë dhe qetësoi shpirtrat: Kroacia është në çdo rast pro integritetit të vendit fqinj, për ekzistencën e “letrës fantazmë” sllovene nuk ka “asnjë provë”.

Një nga personat të cilëve u ishte drejtuar letra, Presidenti i Këshillit të BE-së Charles Michel, tha se ai nuk mund ta “konfirmonte” se e kishte marrë atë -gjë që nëse flasim me rigorozitet, nuk do të thotë se vërtet nuk e ka marrë.

Dy koncepte kundërshtare

Prej tridhjetë vjetësh në rajon përballen me njëri-tjetrin dy koncepte kundërshtare. Sipas njërit, që është mbisundues, kufijtë mbeten të paprekur; dhe çdo vend zhvillon strukturat e veta demokratike në të cilat kanë vend edhe pakicat etnike. Sipas konceptit tjetër, për të cilin përgjithësisht nuk flitet, kufijtë duhen vendosur sipas kritereve etnike, dhe sunduesit përkatës mund ta qeverisin familjen e tyre kombëtare pa i shqetësuar askush. Nëse shtetet janë “etnikisht të pastër” nuk ka më vend për “kaosin” me të drejtat e pakicave, institucionet apo proceset demokratike të votimit.

Ndikimi i Orbanit

Sllovenia merr Presidencën e Këshillit të BE më 1 korrik dhe siç është zakon, kryeministri Janša skicoi në dhjetor në Bruksel, prioritetet e tij. Ballkani është në fokus të tyre. Janša është mjaft i lidhur me Viktor Orbanin, homologun e tij në Hungarinë fqinje. Orbani financon mediat e djathta, që raportojnë pro kryeministrit Janša në Slloveni dhe përmes Lubjanës, bën të njëjtën gjë në Maqedoninë e Veriut, ish-kryeministrit të së cilës Nikola Gruevski, i cili është dënuar për korrupsion, Hungaria i ka dhënë azil.

Ishte Orbani ai që instaloi të besuarin e tij Olivér Várhelyi si komisionerin e ri të zgjerimit të BE. Në këtë funksion hungarezi merret kryesisht me mundësitë e pranimit të Serbisë fqinje në BE. Në këtë rrjet, nisma dhe “non-papers” të tilla nuk bien më në vesh të shurdhër.

Ndikim i kufizuar

Janša nuk ka gjasa që t’i çojë në Bruksel vërtet përpara ëndrrat e miqve të tij hungarezë dhe serbë. Kreu i qeverisë sllovene nuk gëzon më asnjë simpati që nga prezantimi i tij e fundit para Parlamentit Evropian. Kur eurodeputetët i kërkuan t’u përgjigjej pyetjeve për lirinë e medias në Slloveni, ai këmbënguli që të shfaqte një film; dhe kur parlamenti nuk e pranoi këtë, Janša thjesht shkëputi lidhjen e internetit.

Ashtu sikurse në rastin e komisionerit hungarez Várhelyi, i cili në Bruksel është kryesisht i mënjanuar, strukturat komplekse të BE e bëjnë gjithashtu të mundur neutralizimin e Presidencës sllovene të Këshillit.

Jo thjesht fantazi nxënësi të shkollës së mesme

Sidoqoftë idetë e paraqitura në “non-paper” nuk mund të konsiderohen thjesht fantazi të një nxënësi të shkollës së mesme. Para rreth tre vjetësh Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ndeshi në miratim e vullnet të mirë kur shprehu dëshirat e tij për rregullimin e kufijve në Evropë sipas parimeve etnike: një përfaqësues socialdemokrat për punët e jashtme, një komisioner demokristian për zgjerimin dhe një president i gjelbër i një shteti bëri fushatë për rishpërndarjen e territoret midis Serbisë dhe Kosovës.

Sa më larg nga rajoni që janë hobby-strategët e Evropës, aq më i madh është tundimi për ta prerë nyjën e supozuar Gordiane të “konflikteve etnike” të keqkuptuara me një goditje të vetme. Vetëm ndonjë Princ Bismark nuk po duket aktualisht gjëkundi.

10 komente në “ANALIZA/ Letër ogurzezë: Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan”

  1. Kryetari i parlamentit says:

    KY KOQJA KA QENE USHTARAK THONE QE NUK MBUSHE KESHTU QE MERO KOTE KE TRE DITE QE MERESH ME KETE

    1. Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqiptarin,jemi nje gjak,jemi turq! says:

      Ndarja ne Albanistan ne dy lande ate kristian orthodhox nga njera ane (Skumbini e jug) dhe pjeses tjere,pra halese islamike me gjithe muslimon brother’s mbi Skumbini e ne veri ,madje e bashkim me Kosovo.
      Madje u falim edhe patsavourobayrak-un kuq e zi edhe ate te autocthonus….

  2. maga says:

    Shumë mirë e ka . Vetëm në flenë gjumë. Mbas parimit kombëtar janë ndarë gjithmo kufijtë. Edhe mbas 90-s ,u shpërbë bs-ja,çekosllovakia, jugosllavia, është gati bosnja, maqedonia, ukraina etj. Vetëm shtet kombëtare janë të qëndrueshëm.

  3. Jorgo says:

    do kete pas dosje te forte ne UDB

  4. demokrati says:

    Gjermania qe dy here gjakosi Europen dhe boten ja lejon vetes te bashkoi dy pjeset e ndara te saj padrejtesisht por jo pa arsye.Perse kjo duhet tu mohohet Shqiptareve, Kroateve dhe serb eve.Nese boshnjaket, “maqedonasit” dhe kosovaret do te zvogelohen ne egon e tyre dhe territore kjo nuk eshte arsye per ta mbajtur Gadishullin Illyrik ne gjendje permanente tensioni dhe kufij jo reale.

  5. Aleks says:

    I erdhen keto ide pas takimit me Lulashin tone ketij fashistit Jansa!

  6. Papi says:

    Jam dakord per ndarjet etnike por perpara duhet te trajtohet ceshtja e shqiptareve te shperngulur nga nishi gjer ne selanik kur u coptuan trojet tona, jane 5 milion shqiptar te shperngulur qe sot jetojne ne turqi e duhet te kthehen
    Perfaqsuesit shqiptar nqs nuk shtrojne kete problem perpara se te bisedohet per ndarje etnike thjesht bejne llogarine e fqinjeve
    Per mua kjo loje eshte ide e macron-putin
    Duan ti japin dicka serbise por nuk dine kujt tja heqin
    Levizja me e mire per shqiptaret do ishte nje federate mal i zi,kosove,maqedoni,shqiperi
    Dhe federata te quhej iliri
    Pse jo dhe bosnja nqs don vetem keshtu i pritet oreksi serbise

  7. Dhe perse na qenka Ogurzeze nji Propizim i tille Slloven ?
    Sepse na bashkon ne Shqiptareve ato pjes te Shqiperise Natyrale qe Ne si Shqiptate nuk mundet ti marrim kurr
    sepse gjasma e Politikes Shqiptare jane Bij Bushtrash dhe shkerdhehen me Grek e Sersbe ?
    Jeni shume naive dhe nuk dini te trajtoni Politikat e kohes si duhet dhe nuk njihni Realitetin qe jetoni .
    Natyrishte qe kjo eshte thjeshte nji Ide ,serioze ose jo nuk mundet ta dijme as edhe cfar ka ne prapaskene ,üerse hidhet
    ne Diksutim ,por per cdo Ratse ajo ka nji Pozitivitet dhe duhet te trajtohet me kujdes e pjekuri qe juve aty ,
    mjerishte ju mungone sepse nuk ja keni iden si leviz kjo Bote .

  8. Shqopetare me Vizjon apo ?????????? says:

    Jame me se i Sigurt,se akoma ne se do te kete nje >Projekt te Bashkimit te Shqiperise-KOsovaes dhe Troje te Banuara nga Shqipetaret,akoma edhe me Mbeshtetje Europjane..Do te Dalin Vete Shqipetaret qe te jene KUNDER…lol

  9. betixho says:

    Unë mendoj se çështja e kufijve mes shteteve në Europë,po se po,por edhe kudo, me sa kam informacion,është një problem me shumë mangësi,por di gjithashtu, se si kanë ardhur keta kufij në gjëndjen ku sot egzistojnë,paraqet një problematke të karakterit historik dhe të së drejtës të sanksionuar në periudha historike,ku ka mbizoteruar e drejta e fituesit të luftës dhe marrëveshjet e ekuilibrave politikë dhe gjeo strategjikë.Jam gjithashtu i qartë se sovraniteti i vendeve të vogla dhe të dobeta ushtarakisht në tendencën e tyre,ndodhet nenë kercenim permanent,nga fqinjë më të fuqishëm dhe aleanca me super fuqitë.Rreziku shtohet kur tendenca historike e zhvillimt te pajimit teknologjik dhe ushtarak në kushtet e zhvillimit të shkencës super të zhvilluar,keto vënde të vogla nuk mund te mbijetojnë veçse nënë sundimin e prera te ligjeve nderkombetare dhe mbojtjes nga fuqite e medha.Por nëse flitet per kufij të diskutushëm që situatat e zhvillimit historik të dhjetevjeçareve të fundit kanë sjellë në vëmëndje sot,janë ato të Ballkanit.Dhe natyrisht ato kufij,koha i ka sjellë në vemendje prioritare.Nisur nga e kaluara dhe e arthmja e dyshimtë paqja në Ballkan mund të zgjatet në kohë ne dy menyra:E para, sipas idesë Europiane të Europes pa kufij dhe me demokraci funksionale,dhe e dyta me ripercaktimin e kufijve etnikë (sa mundet) mes shteteve të Ballkanit.Europa dhe USA kanë mundesi ti zgjidhin sipas te dy parimeve të mesiperme.Por Principi bazë per zgjidhjen e kufijve Ballkanikë nuk mund të jenë as perfundimi i luftrave në ish Jugosllavi,as zgjidhja e problemit Serb,Kroat a Boshnjak,por zgjdhja e problemit Shqiptar në Ballkan.Duhet të jetë ky imperativi bazë,per faktin se është problemi Shqiptar ai që ka ceduar ne favor të fqinjeve dhe ne kurriz te popullit dhe territoreve Shqiptare në rritjen e territoreve te shumë shteteve Ballkanike.Gjithashtu ky duhet të jetë një detyrim bazik dhe moral i Europes dhe fuqive Europiane që miratuan me heshtje,me frikesim,me miratim aneksimin e ketyre territoreve Shqiptare.Ky prioritet lan detyrimin moral ndaj padrejtesive qe keto fuqi te medha kanë kryer ndaj nje populli të lashtë,me te lashtit ne Europe dhe Ballkan,ndaj nje kombi të shquar dhe me histori të lavdishme,Duke u nisur nga ky prioritet per Shqiptaret do të kete moralitet edhe ripercaktimi i kufijve per shtetet që perbanin ish Jugosllavinë.Prandaj Amerika dhe Europa duhet ta marrin ne dore problemin me mbylljes së kapitullit të turpshem me kete rracë që i ka dhene Europes dhe gjetke mbi 22 perandorë,Turqisë mbi 41 kryeministra,Egjiptit,Greqisë,Italise moderne e gjetke.Çeshtja Shqiptare nuk mund te dalë nga NON PAPER e nje Kryeministri Slloven,e nje Urbani Hungarez apo e nje ballkanasi tjeter kushdo qofte AI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje