Rama nxjerr pamjet nga Lungomare 2: Deri dje ishte një turp me kioska e ferra

15 Prill 2021, 09:29Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte e ka nisur duke publikuar një video me pamje nga Lungomare 2 e Vlorës.

Rama shprehet se aty po përfundon plazhi publik me 5 yje, që më parë sipas tij ishte me kioska e me ferra. Ai shton se tani që vendi po del nga “tuneli i pandemisë” do bëhet akoma më shumë për Vlorën.

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë kartolinë nga Lungomare2 në Vlorë, ku po përfundon plazhi publik me 5 yje aty ku deri dje ishte një turp publik me kioska e me ferra, duke ju thënë të gjithëve se tani që po dalim nga tuneli i pandemisë, shumë më shumë akoma do bëjmë për Vlorën e krejt Shqipërinë, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.

5 komente në “Rama nxjerr pamjet nga Lungomare 2: Deri dje ishte një turp me kioska e ferra”

  1. Eu says:

    KETE VEND PO E BEN DHE DO TA BEJ VETE RAMA , I CILI E DO SHQIPERINE TA SHOHI TE ZHVILLUAR NDER VENDET E RAJONIT. NUK E BEJNE ANTISHQIPETARET QE VETEM I VENE FLAKEN.
    VOTAT JANE PER PS. ??????

  2. vlonjati says:

    Para zgjedhjeve quhet plazh publik ,po veshtire se do e lene peshkaqenet per publikun .Do ta zaptojne si kane bere perhere dhe publiku do ta shofi me dylbi.Ishalla dalsha i genjyer kur ta shof do e besoj

  3. Vk says:

    O bosi po greku na vjedh reren nga deti, ti nga toka, ca fiksimi ke me betonin, se sna la asnje cm rere e gjelberim

  4. xyz says:

    Beton ,Beton dhe vetem Beton,kjo eshte relindja

  5. katarakti says:

    Sa ma shpifin këto fjalët “lungomare”, “pedonale” e ku ta di unë. Si katundarët që duan të hiqen me kulturë. Injorancë e gjallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje