Rëndohet situata në Greqi: 104 viktima dhe mbi 3 mijë raste të reja në 24 orë

15 Prill 2021, 17:48Bota TEMA

Greqia ka shënuar rritje të rasteve me Covid krahasuar me bilancin e një jave më parë.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,833 të prekur me koronavirus, ndërsa 104 persona fatkeqësisht kanë humbur jetën.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur në 308, 006 të prekur, 51,3% e tyre janë burra.

Atika ka rezultuar me numrin më të lartë të infeksioneve, aktualisht 1861 të prekur.

1 komente në “Rëndohet situata në Greqi: 104 viktima dhe mbi 3 mijë raste të reja në 24 orë”

  1. Kim été says:

    Dhe Mali i Zi po e mbulon pisllëku i borxhit, i thotë Dritan Abazoviçit të kërkoj lëmosh për të paguar firmën shteterore Kineze në Qershor,( ndërtim rruge 40 km 800 milion euro) PIB e Podgoricës ësht aktualisht 110 PIB

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje