Ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim me Bashën, avokati Spartak Ngjela e sheh si një rrufe në qiell të pastër.
Ngjela shprehet se Basha nuk mundet ta pranojë kushtin e vënë nga Rama, pra ndarjen nga Meta dhe Berisha, sepse Partia Demokratike drejtohet nga Berisha.
“Ishte si një rrufe në një qiell të pastër, por nuk e dime se ç’thonë ndërkombëtarët. Duhet të kemi parasysh që këta janë të trembur nga reforma në drejtësi.
Ky nuk i tha të bashkohemi, i tha duhet të heqësh dorë nga Berisha dhe nga Meta që të bëjmë një bashkëpunim pas.
Domethënë që ky ka vënë kusht, dhe sipas kësaj ky është i sigurt që fiton.
Pse e ka vënë kushtin? A mund t’i pranojë Basha kushtet? A ja kanë kërkuar politikat e mëdha apo e ka nxjerrë ky?
Basha nuk mund ta pranojë atë sepse nuk e drejton Basha atë parti. Këtë, as fëmijët nuk e besojnë sot në Shqipëri. Partinë e drejton Saliu, ky i thotë hiq Berishën. Pra pse e bën këtë lojë?
Ja kanë kërkuar, apo i kanë thënë që merr dhe Bashën dhe lëri në rrugë ata që t’i arrestojnë. Kjo më duket një gjë e largët, sepse nuk e bën politika e lartë këtë.
Rama nuk ka ulur hundën, është kushti në mes. I thotë partisë së Berishës, hiq Berishën”, u shpreh Ngjela për A2.
Mediat prane opozites e mirepriten ftesen e Rames dhe kujtuan se do qeverisin bashke meqe Luli nuk fiton dot.Ne fakt Rama u tregoi edhe njehere shqiptareve se PD e drejton Berisha.
Po, mirë, mos e rruj, gërshet mbaje.
Ti e te gjithe dijne mire se Rama tall bythen me bashen dhe se di po aq mire sa ty
e gjithe shqiptaret se Shpellari dikton lylqyli vepron .
hahahah
nejse dhe pak gallat i duhet opinionit
Shume e drejte, Rama ka folur shume PASTER
Nje kusht, qe duket i paralizueshme . Rama e din fare mire, qe Basha nuk ka force te heqi Berishen.
oment teper i sakte nga Avokati!