Nga Ylli Pata
Kur jemi 10 ditë përpara zgjedhjeve të 25 prillit, kompanitë e sondazheve po intensifikojnë publikimin e tendencës në ditët e fundit.
Sonte, tre nga këto kompani pritet të japin fotografimin e rezultatit në të gjithë vendin.
Megjithatë, ekziston një e dhënë e fortë dhe e qartë për të parë se si është tendenca e elektoratit shqiptar aktualisht.
Kjo e dhënë është më e fuqishme se çdo sondazh, ngaqë përbën një rezultat të plotë dhe të përgjithshëm elektoral në të gjithë vendin.
Bëhet fjalë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.
Zgjedhje që u zhvilluan në një atmosferë të rëndë tensioni, kur Partia Demokratike kërcënoi se do të hynte në qendrat e votimit dhe do të përmbyste kutite dhe prishte procesin.
Madje në 48 orët para zgjedhjeve ju vu zjarri selive të KZAZ-ve dhe materialeve zgjedhore.
U desh vetëm ndërhyrja e SHBA, që kërcënoi PD-në dhe LSI se do të shpallen organizata të dhunshme nëse do të prisheshin zgjedhjet, që kjo u evitua.
Megjithatë situata ishte mjaft e tensionuar: PD dhe LSI jo vetëm bojkotuan zgjedhjet, jo vetëm u kërkuan votuesve të tyre që të bojkotojnë zgjedhjet, por kërcënuan hapur përfaqësuesit e partive të tjera që pranuan të marrin pjesë në zgjedhje.
Kandidatët e Bindjes Demokratike u kërcënuan në të gjithë vendin dhe shumë prej tyre u tërhoqën, pasi këto kërcënime ishin të dhunshme.
Ilir Meta, jo shumë ditë përpara votimeve të 30 qershorit, ç’dekretoi zgjedhjet e dekretuara nga ai vetë.
Kjo krijoi një situatë kaotike në vend, ku në mungesë të kuorumit të Gjykatës Kushtetuese që ta ndante këtë çështje menjëherë, KQZ nuk e njohu dekretin, pasi e cilësoi të paligjshëm.
Siç dihet, zgjedhjet u zhvilluan e nuk pati incidente.
Megjithatë atmosfera ishte e nderë; kështu që logjikisht ata do të paraqiteshin në votime do të ishin të ndarë mendjen se me votën e tyre përveçse vullnetit për të zgjedhur krerët e bashkive, që ishin nga një parti, do të votonin fort edhe kundër gjestit politik të PD-së dhe LSI-së, që donin të minonin sistemin politik.
Në mënyrë direkte, edhe PD-ja me LSI-në, rritën tonin e kërcënimeve pikërisht për të frenuar njerëzit që të dalin në votime.
E çfarë ndodhi më 30 qershor 2019?
Ekzaktësisht: 811 mijë e 727 persona dolën në votime.
Votime që ishin demonstrative dhe qartësisht mund të quhet votë e hapur kundër PD-së, LSI-së dhe politikës së tyre.
Ndërkaq, realisht mjaft nga votuesit tradicional të së majtës nuk dolën në votime, pikërisht prej klimës së nderë që ekzistonte.
Pra të gjithë ata që kanë votuar më 30 qershor 2019 janë votues të prerë, të vendosur për të futur në kuti një qëndrim referendar kundër Sali Berishës e Ilir Metës, që ishin inspiruesit dhe realizuesit e diegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale.
PD-ja e LSI-ja, sipas të gjitha gjasave e nisin më 25 prill me 811 mijë vota minus, e kjo është tregues i qartë.
Madje, pikërisht për faj të PD-së dhe LSI-së, votuesit e tyre janë të ekspozuar, ngaqë mund të identifikohen si përkrahës së opozitës në analizat që bën mazhoranca.
Një fakt, që psikologjikisht mund të ndikojë tek ata, pasi preket fshehtësia e votës.
Këtë gabim PD-ja e bëri edhe në 1998 në referendumin për Kushtetutën, të cilin e bojkotoi.
E pikërisht nga database i bojkotit, PS-ja hartoi një regjistër më të plotë me ata që janë kundër dhe nisën të punonin pikërisht me këta, e kështu zgjeruan bazën e votuesve.
Drejtuesit e PD-LSI-së, por edhe panelistët e saj, kanë thënë se shifra 810 mijë është shumë e vogël, pasi më 30 qershor nuk votuan 80% e shqiptarëve.
Ky 80% është nëse marrim numrin e përgjithshëm të votuesve, që janë mbi 3 milion e 500 mijë, por përgjithësisht në zgjedhjet në vend votojnë 1 milionë e 600 apo 1 milion e 700 mijë persona.
Por shifra 800 mijë vota në zgjedhje parlamentare, është një votë që jep mazhorancë qeverisëse.
PD-ja ka pasur më pak se kaq në vitin 2009 dhe PS-ja më pak se kaq në vitin 2013…
O yllo, nje verejtje e vockel: une dhe shume te tjere dolem ne 2019 dhe votuam se kishim frike mos na hiqnin nga puna. Familja ime ka 4 vota. Te katerta jane vota opozitare.
Dhe une punoj ne shtet. Por po mos shkoje ne pune me gishtin me boje te nesermen shpalleshe armik. Se dihej kush nuk shkonte vetedeklarohej opozitar automatikisht.
Si i “harron” keto “hollesira” ti o ylli!!!
PS NQS KA NJE PROBLEM MADHOR ESHTE QE KA ME PAK SE 811 MIJE VOTA. JANE ME MIJRA NGA ATO 811 MIJE QE DO VOTOJNE OPOZITEN NE DATE 25.
Po mir moj Anila, ti kur vajte e votove, per ke votove, se PD apo LSI te cilave thua se u perket nuk moren pjese ne zgjedhje?! Nese ke votuar per pjesen e opozites, ajo vote numerohet si kunder bizneseve familiare PD&LSI. Edhe gazetari kete po thote 811 000 vota kunder.
Por ti as nuk punon ne administrate, as ke dale te votosh ate dite dhe as te quajne Anila. Te befte mire byreku e te fala shqupit
Nese do u referohemi zgjedhjeve te fundit 2013-2017 do veme re se PS ruan afersisht numerat e votuesve.
Shperndarja e votave sipas qarqeve eshte:
PS. PD. LSI
Berat. 45200. 16014. 1950
Diber. 24800. 21300. 12600
Durres. 64180. 36825. 20300
Elbasan. 64000. 25230. 20855
Fier. 105162. 46818. 21380
Gjirokaster 26277. 12890. 12085
Korçe. 62787. 42053. 29465
Kukes. 17874. 19652. 2898
Lezhe. 30271. 27461. 11880
Shkoder. 30524. 39075. 12165
Tirane. 186868. 120748. 12955
Vlore. 65219. 23044. 12161
Ne kete shperndarje nuk jane llogaritur votat e Tom Doshit,ato te PDIU,Libra,Demokristisnet dhe disa parti te tjeta te vogla te cilat nuk kane peshe elektorale.
Nuk eshte marre per baze voten per pushtetin vendor qe mbeshtesin PS-ne qe i kalon 800000 votues dhe nje numer rreth 600000 mije votues qe refuzuan te votojne,por qe mund te llogariten si mbeshtetes te opozites.
Nese i referohemi INSTAT ne Shqiperi jane rreth 2.8 milion banore dhe mendohet se votojne 1.4-1.5 milion shtetas.
Edhe sikur te jene zhgenjyer 10/% te votuesve te majte per grupimin opozitar do te duheshin mbi 200000 vota per te larguar PS-ne nga pushteti.
Rrotacioni ne çdo shtet normal demokratik kryhet kur nje mazhorsnce nuk ka mbeshtetje popullore me vote
Kur nga opozita krijohet fryma e ndryshimit
Kur opozita sjell nje ekip te besueshem me figura te reja,te pastra dhe te besueshme per tu dhene pushtetin
Kur shteti deshton ne zgjidhjen e problemeve jetesore
Kur shteti nuk funksionon,ose nuk reagon ndaj problemeve te brendeshme dhe ato nderkombetare
Kur komuniteti nderkombetar nuk i hap dyert qeverise ekzistuese dhe nuk bashkepunon me ta
Kur shtei nuk reagon ndaj fatkeqesive natyrore,inondatave,luftrave,semundjeve dhe krimit
Ritacioni ndodh kur shumica e popullit nuk e voton nje grupim i cili nuk ploteson interesat e shumices.
25 prilli nuk eshte lufte mes shqiptareve siç mendon dikush,nuk eshte lufte per jete a vdekje,eshte thjeshte nje pyetje e zakonshme e popullit per njerezit qe do drejtojne shtetin,do marrin ne dore fatet e vendit dhe rrugetimin drejt Bashkimit Europian.Çdo insinuate ,çdo thirrje per jete a vdekje,çdo tentative pet revolucion nuk do gjeje terren
Te dy palet jane provuar,te dy partite kane qeverisur,shumicen e atyre qe do drejtojne shtetin shqiptaret kane 30 vjet qe i njohin,ua dine bemat dhe historine,i kane pare ne karrige dhe ne opozite.
Me 26 prill ne mengjez do zgjidhet ky mister qe nuk eshte aspak mister,por nje proces normal qe ndodh ne çdo vend te botes nje here ne kater vjet.
Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 jane si te kujtosh Litarin ne shtepine e te varurit (Edi Rama)
Ne 30 qershorit 2019 – Me manipulime mezi u shty pjesmarrja as 10% ne 15% ngaqe nuk kishte as komisionere fare te opozites
Administrates ju kerkua te demostronin pjesmarrje ne zgjedhje ndryshe iknin nga puna.
Shume flete votimi dolen te pa vlefshme, me sharje per Edi Ramen. Ato u botuan ne te gjithe mediat e shkruara, perjashto ndonje gazete sherbetoree qeverise Rama.
T’i merni te keqen Edi Rames se ai do dalin fitimtar.Ju t’a kini inat sa te doni ai do fitoi se nuk eshte kriminel si Sali Berusha dhe Ilir Meta.
Zgjedhjet 2021 do jene vote plebishitare Anti-Rama.
Akoma me këtë patokun, ne 98 thotë PS e këtij Yllit renes mori avantazh, por ne 2005 e humbi se Yllit si ikte dot llapa nga prapanica e lartmadhnise, gjysma kane dale me zor o qyp, sot ke Amerikën që thotë dilni si Toma do rri prap ne pushtet po nuk dolet.
A Shqiperi A Shqiperi
Si nuk ncore nje njeri
Te luftoj per liri
Qe te ndritesh ashtu sic ke qef ti ?
Dragonj dhe kucedrat
Te jan versul
Po te rjepin si nje pul
Po te varin ne per mur ?
Ngrije koken o Shqiperi !
Te luftosh me bureri
Mos i ler keta qjakatar
Qe shpirtin duhan me ta mar
Ngri e bjeri o shqipri
Mos ri duke qar se vdhaun ta kan vrar
Ngriu e bjeri o Shqiperi
mos ri duke par se si motren ta kan mar
Ngriu o Shqiperi te luftosh per liri
Ngriu o Shqiptar te luftosh per vete ti
Ca kusar ca ileqar ca tradhetar
Qe enden te ty shpirtin duan me ta mar