Presidentja e KE, Ursula Von Der Leyen ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku tregon se ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit.
E ndërsa bën një bilanc të procesit të vaksinimit në vendet e unionit, i cili u kritikuar për javë të tëra për ritmin e ngadaltë, Von Der Leyen shpjegon se tashmë në Kontinentin e Vjetër janë vaksinuar më shumë se 100 milionë persona.
“Pasi kaluam 100 milionë vaksinime në Bashkimin Europian, jam e lumtur t’iu që mora dozën e parë të vaksinës antiCovid sot.
Vaksinimet do të vijojnë me ritëm më të shpejtë, ndërkohë që edhe dërgesat me dozat e nevojshme janë duke u rritur.
Sa më shpejt të vaksinohem aq më herët do të vendosim në kontroll pandeminë”, kështu shkruan presidenti Von Der Leyen në rrjetet sociale pa specifikuar se kë vaksinë ka marrë.
Ke vaksine ka mare? Po ate kinezen duhet te kete marre, ke tjeter? Ajo eshte me e mira. Natyrisht, mund te kete marre dhe Sputnik V, vaksinen ruse, e cila ne te gjitha provat ka rezultuar si mjafte e sukseseshme. Po sikur te kete marre vaksinen kubaneze? Apo kubanezet nuk jua japin borgjezve pa mbaruar me pare proletariati boteror. Dhente zoti mos te kete marre vaksinen Pfizer ose Moderna, keto nuk te mbrojne nga varjanti afrikan. Jo vetem kaq por dhe provat per eficiencen e ketyre dy vaksinave jane te pamjaftueshme.