Thellë në kontinentin australian është një qytet i vogël, ku nuk ka prezencë policie dhe për këtë shkak, krimet e dhunshme janë të përditshme.
Bëhet fjalë për qytetin Fregon, që shtrihet në shkretëtirën e Australisë Jugore, 1300 km larg Adelaides. Ky qytet njihet si “shtëpia e krimeve shokuese”.
Në vitin 2016, një infermiere 56-vjeçare u rrëmbye, u përdhunua dhe u vra nga një burrë me precedentë penalë. Ky krim i rëndë bëri që të hidhej dritë mbi ato që po ndodhnin në Fregon.
Javët e fundit, pasi u zbuluan detaje të atij krimi, autoritetet kanë vendosur që në Fregon, ku banojnë 250-300 banorë, të ketë një rajon policie. Ajo që i bindi ishin dëshmitë e shumë mjekëve dhe infermierëve, të cilët thanë se nëse nuk shikonin raste dhune në qytet gjatë një dite, ajo mund të quhej një ditë e mirë.
Gjithashtu, në gjyqin e personit që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau infermieren, u mësua se i pandehuri kishte sulmuar shumë gra përgjatë 20 viteve të fundit.
Çfare lajmi idiot. Me 250-300 banore per 20 vjet i bje qe i paska perdhunu te gjithe nga dy here ky burra e gra.
Ky lajm meriton te jete kryeartikull.
Fshat jo qytet …. gazetar bythe
palidhje esht komenti jot o gje e trashe.mendon se ka perdhunu dit per dit nga nje te re dhe ste del bilanci i 300 banorve per 20 vjet (shum) mund te jete 10 a 15 ose dhe 7 perdhunime.
Sa interesant?!!
Në cilin vend të botës, një vendbanim me 300 banorë u quajtla qytet?!
Kjo duekt si NISH Tulla Vore….