Policia e Çikagos publikon videon: Oficeri qëllon me armë 13-vjeçarin, teksa ngre duart

16 Prill 2021, 09:10Lifestyle TEMA
Policia e Çikagos publikon videon: Oficeri qëllon me armë

Janë rritur tensionet në Çikago, pasi policia publikoi ​​një video në të cilën një oficer qëlloi  një 13-vjeçar, duke e vrarë atë.

Në videon që zgjat disa sekonda, shihet polici duke ndjekur djalin të quajtur Adam Toledo, në një rrugicë dhe duke e urdhëruar atë të ndalet dhe të hedhë poshtë armën që kishte në dorë.

Videoja e kamerave të trupit tregon policin duke bërtitur përpara se të qëllonte 13-vjeçarin, i cili ndërsa ngre duart goditet me plumb në gjoks në 29 mars.

Djali nuk duket se mban një armë në sekondën kur u qëllua, por videoja e policisë tregon një pistoletë afër vendit ku ai ra.

Protesta të vogla u mbajtën të enjten në mbrëmje rreth Çikagos, disa orë pasi kryetari i bashkisë bëri thirrje për qetësi. Ai e konsideroi videon “torturuese dhe pikëlluese”.

Publikimi i videos vjen pas të shtënave fatale të policisë në 11 prill ndaj Daunte Wright nga një oficer në një periferi të Minneapolis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje