Tensionet në fund të vizitës me ministrin grek, Erdogan: I rikujtuam Dendias të mbante vendin që i takon

16 Prill 2021, 20:30Bota TEMA

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi ministrin grek, Nikos Dendias, lidhur me deklaratat në konferencën për shtyp me homologun Mevlut Cavusoglu.

Kreu i shtetit tha se ministri i tij i rikujtoi zyrtarit të Athinës të mbante vendin që i takon.

“Takimi ynë u zhvillua në një atmosferë miqësore, por gjatë bisedës me ministrin tonë të jashtëm, çështja mori rrjedhë tjetër.

Sigurisht përballë sjelljes së Dendias dhe qëndrimit të tij, ministri i jashtëm i rikujtoi atij vendin që i takon”, u shpreh presidenti turk.

Erdogan shtoi se Turqia e konsideron qëndrimin e ministrit grek si të papërshtatshëm.

Pas përplasjes verbale në konferencën për shtyp, qeveria e Athinës nga ana tjetër tha se kërkon një “agjendë pozitive” me Ankaranë, pavarësisht diferencave që ekzistojnë. Kjo deklaratë kishte për qëllim të zbuste atmosferën pas shkëmbimit të ndezur të akuzave mes dy ministrave që thelloi dhe më shumë kundërshtimet mes palëve.

Dy vendet janë aleate në NATO, por vijojnë të përplasen lidhur më një sërë çështjesh, të tilla si shtrirja e rafteve kontinentale në Mesdheun lindor, hapësira ajrore, resurset energjetike, Qipro e ndarë etnikisht dhe status i disa ishujve në Egje.  Tensionet arritën kulmin verën e kaluar kur Turqia dërgoi anije shpuese në ujërat e Mesdheut.

3 komente në “Tensionet në fund të vizitës me ministrin grek, Erdogan: I rikujtuam Dendias të mbante vendin që i takon”

  1. Matrapiku says:

    Pse kam iden qe Erdogani me duket si Hitleri ditet e fundit te renies se Berlinit ???
    I shkreti sa vuan, shume thelle i eshte futur kallami.

    1. Skender says:

      Ik o llaci lluci, vlleh i konvertuar ne neo grek, mos u merr me Turqit, se greket vdesin per hajdarin Turk, prandaj bejne sikur luftojne nganjihere me ta.

      1. Guxim says:

        Do hajne edhe goxha hajdar Shqiptar sepse nje pjese e madhe e turqeve jane Shqiptare .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje