Studim mbi anti-semitizmin, teoritë për rolin e George Sorosit në proceset politike të Shqipërisë

17 Prill 2021, 17:31Sociale TEMA

Në Ballkanin Perëndimor, megjithëse nuk ka shprehje të hapur të anti-semitizmit dhe retorika e urrejtjes është e kufizuar, anti-semitizmi dhe format e tjera të fjalorit të urrejtjes dhe ksenofobisë kanë potencialin të rriten. Në këtë përfundim arrin Projekti Beacon (Fanari) i Institutit Ndërkombëtar Republikan.

Projekti ka analizuar retorikën, fjalimet, dhe forma të tjera të shprehjes së anti-semitizmit në Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi dhe i ka trajtuar këto të dhëna në kontekstin e zhvillimeve rajonale politike, sociale e historike për të nxjerrë në pah nevojën për forcimin apo hartimin e politikave të reja për trajtimin e këtij rreziku të mundshëm.

Instituti Ndërkombëtar Republikan thotë se raporti i Projektit Beavon është pasqyrë e situatës aktuale që mund të shërbejë si bazë studimore për analiza e krahasime në të ardhmen. Raporti i publikuar më 15 prill 2021 u është ofruar vendim-marrësve në nivel lokal e shtetëror dhe pjesëtarëve të komunitetit hebraik në Ballkanin Perëndimor.

Kapitulli mbi Shqipërinë

Në kapitullin për Shqipërinë, raporti arrin në përfundimin se anti-semitizmi është vetëm zbehtazi i pranishëm në median vendase. Rasti më i spikatur janë teoritë konspirative për rolin e George Sorosit në proceset politike të Shqipërisë. Raporti veçon Partinë Demokratike si një ndër zërat kryesorë që theksojnë dhe përhapin teorinë se George Soros, biznesmeni i fuqishëm që ka mbështetur organizata të shumta joqeveritare në mbarë botën, kontrollon sistemin gjyqësor dhe financon e mbështet parti, organizata e lëvizje majtiste.

Analiza e projektit thekson se kjo retorikë nuk përbën në vetvete një shembull të mirëfilltë të gjuhës së urrejtjes, por të përhapjes së dezinformimit. Deri tani, thotë studimi, nuk ka të dhëna se këto raste kanë thelluar tensionet etnike e nacionalizmin që mund të ndikojë negativish të popullata hebraike.

Raporti vë në dukje se mbetet mbizotëruese ndjenja e miqësisë hebraiko-shqiptare e trashëguar që nga Lufta II Botërore e që ka rezultuar edhe në marrëdhëniet e mira të Shqipërisë me Izraelin.

Raporti vazhdon më tej se megjithëse anti-semitizmi nuk ka hedhur rrënjë në Shqipëri, me hapjen e vendit dhe ekspozimin ndaj “patologjive fetare” siç thuhet në konkluzionet e studimit, vërehet përhapje e ndjenjave anti-semitike ndër grupet ekstremiste islamike gjë që tregon se megjithtëse anti-semitizmi nuk ka rrënjë kulturore në Shqipëri, vendi nuk është imun ndaj ideologjive të tilla.

Raporti vëren se aspiratat e Shqipërisë për antarësim në BE e bëjnë edhe më të rëndësishme dhe qendrore vëmendjen ndaj gjuhës së urrejtjes, përfshirë anti-semitizmin.

Raporti rekomandon metoda gjithëpërfshirëse e të koordinuara për të luftuar anti-semitizmin. Teoritë që e portretizojnë George Sorosin si një figurë që kontrollon proceset politike në Shqipëri, apo si ideator i një lëvizjeje globaliste majtiste që do të kërcënonte rendin në ekzistues kanë hyrë në diskutimin e përgjithshëm politik, vëren raporti. Ky mbetet rasti më i spikatur. Megjithëse ka shprehje anti-semitike në median sociale, nuk duket se janë të drejtuara ndaj hebrenjve apo Izraelit në përgjithësi.

Shqipëria, këshillojnë autorët e raportit, duhet të hetojë, ndjekë penalisht dhe ndëshkojë autorët e krimeve të urrejtjes. Nuk duhet të lërë pas dore as akte në dukje të vogla, pasi këto ofrojnë mundësinë më të mirë për të ndërhyrë sa nuk është vonë.

Po sipas studimit, Shqipëria duhet të përmirësojë grumbullimin e të dhënave mbi krimet dhe të përgatisë kuadrin gjyqësor për të trajtuar raste të gjuhës së urrejtjes. Ky duhet të jetë një proces i vazhdueshëm me të gjithë personelin e ri që futet në sistemin e drejtësisë dhe rendit.

Autorët këshillojnë informimin e brezit të ri mbi analizimin e informacionit që gjejnë në median sociale, mbi teoritë konspirative për hebrenjtë dhe mbi rrezikun e gjuhës së urrejtjes. Po ashtu, vazhdon raporti, Shqipëria duhet të mbështesë më shumë shoqërinë civile, sidomos organizatat që përdorin median sociale për të rritur ndërgjegjësimin në popullatë për problemet e teorive konspirative, apo shoqata të cilat luftojnë mitet dhe ofrojnë shpjegime të besueshme kundërthënëse ndaj këtyre teorive.

Studiuesit theksojnë se me rëndësi thelbësore janë burimet e besueshme të informimit, të cilat shërbejnë për t’iu kundërvënë teorive konspirative dhe dezinformimit. Gazetarët duhet të raportojnë me përgjegjshmëri, të përdorin burime të verifikuara dhe të sigurohen se nuk po u bëjnë jehonë teorive kospirative dhe interpretimeve anti-semitike. Ka rëndësi, përfundojnë autorët e raportit, që gazetarët të përgatiten dhe trajnohen për të raportuar mbi këto probleme. (VOA)

13 komente në “Studim mbi anti-semitizmin, teoritë për rolin e George Sorosit në proceset politike të Shqipërisë”

  1. Deni says:

    Te jesh kunder politikave te nje miliarderi kontrovers nuk eshte antisemitizem. Artikull propagande.

    1. Guxim says:

      Propagande e paster ne cdo aspekt. Cfare mund te presesh nga NOA apo agiensite e tjera mediatike perendimore?

      Te jesh anti semit apo anti cifut eshte gjeja me normale ne kete planet ku bota perendimore eshte e dominuar prej tyre. Globalizmi, feminizmi kafsheror, emigrimet masive, rrac perzierja, kurveria masive, shkaterrimi i familjes, degjenrimi ne droge dhe alkol, pornoja drejtohen dhe promovohen prej tyre.

      Cdo kush qe thote fakte te tilla mbi kontrollin e global finances nga cifutet dhe promovimin e gjithe elementeve me siper quhet ” anti semit” dhe keto quhen ” teori konspirative”.

      Pra ka abuzim edhe me termin anti semit. Sepse anti semit quhet edhe cdokush qe eshte sovranist dhe eshte kunder politikave te mesiperme.

      Shqiperia si han pa Porta dhe nen kontrollin e washingtonit ( cifuterise nderkombetare) e ka keq punen me propaganda te tilla.

      1. Sorros says:

        Doni me per ISIS. Apo Nazizmin.I keni te gjitha te permbledhura tek komenti i mesiperm.
        Kunderkomenti do jete me doza perversiteti.

        1. Guxim says:

          Komenti im eshte ISIS?

          Hajde vemje hajde.

          Ti o je kelysh i Sorrosit ose je cope injoranti qe nuk merr vesh asgje nga gjeo politika dhe historia.

    2. Kalec Dega says:

      Me ckuptoj nga komentet , po sulmohet nje burr i mire dhe mik i Rames qe jo rastesisht eshte me origjine cifute…qe do burrat te martohen me njeri tjetrin, afrikanet dhe muslimanet te zevendesojne te bardhet dhe ti mesoje femijeve se nuk ka nevoje per baba etj…dhe te jesh patriot, kapitalist e te ruash traditat kombetare eshte racizem…etj etj…
      =
      Jo kot Sorra eshte i ndaluar ne Indi dhe Hungari…prape ai ngelet mik i Rames/Bashes…mik i shqiptareve pa kufij shteteror se bota duhet te jete nje……si plani i EVROPES PA KUFIJ , RACE DHE FE…..
      =
      PRA , ne shqip, nje ideologji e semure prej mrksisti e komunisti…..i frymezuar nga revolucioni i Leninit sovjetik e Marksi e Engelsi pata tij…te gjitha krijese e cifuteve mrksiste…

  2. .. says:

    sorros kurva – kafshe pa moral

  3. .. says:

    sorros kurva – kafshe pa moral

  4. AMA mos fli says:

    Ja nje shkrim antisemit. Po po nuk tallem…Nje shkrim i tille i perseritur shpesh ne kohe dhe njeheresh ne disa media ne nje vend musliman eshte fushate per te ngjallur neveri ndaj komunitetit qe djallezisht duket se mbrohet.Pra kemi te bejme me fushate antisemite dhe te prishjes se harmonise fetare pasi provokohet qellimisht bashkesia e demtuar nga komuniiteti izraelit).Nese do kish shtet me ligje keta botues perfundonin ne rastin pozitiv me gjobe 100 mije euro secili ose ne burg.

  5. Nje qytetar neutral says:

    Kjo eshte njelloj si ajo qe thone keta koqet ketu, qe po te jesh kunder Enver Hoxhes, je antishqiptar. E c’lidhje ka demaskimi i Sorosit me antisemitizmin. Kjo eshte nje menyre e sofistikuar per te justifikuar varesine politike te Tiranes nga George Soros. Nice try.

  6. maga says:

    Urrejtja mbrëndakombëtare duhet luftuar e parandaluar,dhe ajo kundër çifutëve,që nuk ka arsye të ekzistojë sepse nuk ka çifutë në shqipëri.
    Sorrosi jo vetëm duhet të kritikohet por edhe të largohen nga shqipëria organizatat e tij.
    Sorrosisti prodhon antishqiptar

  7. E verteta says:

    Nuk kam asgje kundra hebrenjve. I respektoj dhe i admiroj per arritjet. Soros eshte perfaqesues i globalizmit ose sklllavopronarizmit modern. Ai eshte armiku NUMER 1 i shqiptareve dhe identitetit te kombit tone. Ata qe i sherbejne jane felliqesira te shitura. Soros do ta ktheje Shqiperine ne vend refugjatesh nga gjithe globi dhe do te ndryshoje kulturen e vendit e zevendesoje me perversitetet. Njeri qe ka fituar me manipulime bursash. Ky kriminel duhet ta kish vendin ne burg. Artikulli eshte sponsorizuar nga Sorosianet. Shpresoj se Erdogan nuk do tja leje Ballkanit keitj plehu e krimineli te ndyre. Shqiptaret do ta kuptojne dhe do ti tregojne vendin Soros dhe mbeshtetesve te tij.

  8. Erdogan says:

    Antisemitizem do te thote te mbash mbyllur ne tela Palestinezet ne Atdheun e tyre mijera vjecare.
    Te tjeret jane porch me rigon.
    Kjo eshte e Verteta.
    Perralla se Abrahami foli me “Zotin” dhe Ai i premtoi “token e mohuar” Cifueve ne Palestinen Greke eshte fatkeqesi a e Njerezimit.

  9. perversiteti ne ekstrem ! says:

    te jesh kunder financimit te huaj per shkaterrimin e vlerave te nji kombi qenka anti-semitizem !??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje