Uzuni në listën e dëshirave të gjigandëve grek

17 Prill 2021, 17:25Sport TEMA

Myrto Uzuni këtë sezon mund të konsiderohet se ka zhvilluar një nga sezonet më të mira në karrierë.

Teksa është në vitin e parë në Hungari me Ferencvarosh, sulmuesi është përshtatur më së miri dhe në 34 ndeshje ia ka dalë të shënojë 13 gola dhe të asistojë në gjashtë raste.

Këtu nuk mund të harrohet edhe goli i shënuar në shtëpinë e Juventusit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, që ishte një reklamë e shkëlqyer për shqiptarin.

E ky publicitet i ardhur nga kompeticioni më i rëndësishëm europian, duket se ka funksionuar.

Në ditën e sotme, mediat greke kanë theksuar se Uzuni ka përfunduar në orbitën e gjigandëve grekë të Olimpiakos.

Mbetet për t’u parë tashmë lëvizja e radhës që do të bëjnë kampionët grekë, ndërsa duhet edhe negociuar për çmimin e kartonit, teksa në mes është edhe dëshira e vetë futbollistit.

1 komente në “Uzuni në listën e dëshirave të gjigandëve grek”

  1. Erdogan says:

    Uzuni i ka vellezerit ne Greqi.
    Futbollisti Uzunidis.
    Po ashtu edhe mbiemri i futbollistit Zaimi.
    Zaimi ishte nje nga figurat kryesore te luftes Heroike te Greqise kunder Tur-qise dhe turkoallvanosave.
    Po ashtu edhe Ministri Toskas.
    Turkoallvanosi Haki Toska anetare i byrose politike te Hoxhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje