​Kreu i LDK-së, kritika Albin Kurtit: Një muaj qeverisje dhe zero vaksina

18 Prill 2021, 09:30Rajoni TEMA

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se dështimi në sigurimin e vaksinave nuk guxon të zëvendësohet me sulm e kërcënim ndaj mediave.

I pari i LDK-së ka kritikuar qeverinë e drejtuar nga Kurti, duke thënë se për një muaj nuk ka arritur dot të sigurojë asnjë vaksinë kundër Covid-19.

“Mediat kanë për detyrë të nxjerrin këtë të vërtetë; pushteti – që i ka krejt – ka për obligim t’i gjejë vaksinat. Fjalë e arsyetime kemi pasur plot. Punë s’po shohim dot. Kërcënimi s’është punë; e as që bën punë.

Dobët, dobët shumë. 1 muaj qeverisje, 293 kosovarë të vdekur, 0 vaksina. Kjo është e vërteta. Në këtë të vërtetë të dhimbshme duhet të fokusohet energjia e pushtetit”, ka shkruar ai në Facebook.

Kosova nga fillimi i epidemisë ka raportuar në total 2061 humbje jete, ndërsa mjekët kanë konfirmuar se shumica e tyre kanë qenë me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Ajo që mbetet shqetësuese në vend është edhe numri i rasteve aktive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 641 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 86.483 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.609”, njoftoi IKSHPK-ja.

5 komente në “​Kreu i LDK-së, kritika Albin Kurtit: Një muaj qeverisje dhe zero vaksina”

  1. Dardha e ka bishtin prapa says:

    Albin Kurti eshte si ata persona qe kerkojnete mbushin mendjen me fjale te bukura,por e ve ne prove ,nuk eshte ne gjendje te beje asgje.Thote nje shprehje popullore : Mos i shiko gunen,por shikoje punen.U mbeshtet nga elektorati,si i pakorruptuar,se nuk ka pasur ne dore pushtetin.Por kaq nuk mjafton.Per te qeverisur nje vend,duhet vizion,strategji dhe diplomaci.Fjalet e bukura i mer era.

  2. Zeqir says:

    DONI TE MBULONI KAKEN ME SHURREN.
    NUK JE ME I MIRE SE ALBIN KURVA TI È FUQIZOVE ME PRESIDENTEN.
    TANI DREJT SERBISE TE GJITHE PER VAKSINAT SE NUK DONI TE SHQIPERISE.
    DO LET SHPEJT ZBULUAR SI UDBASHET E SERBIT.
    UCK E ELIMINUAT TANI NEN SERBI SIC DESHERON I PREJ 20 VJETESH.
    FITUAN TRADHETARET KURTOVIC ABAZVIC. MUSTAFOVIC OSMANOVI SALIC. BASHOVIC E ILIR METIC SI DHE KRYETARI I RI I LDK LJUBOVICI

    1. Tony uk says:

      Zeqir jam plotesisht dakort me komentin tend.

  3. Mos e “kritiko” kaq rrende , se i bushet mendja dhe sulmon qeverine me molotov , qe s’po gjen vaksina !

    1. Baba Baushi says:

      VV-se nuk i ka mbetur tjetër, veç ta sulmojnë veten me vezë e gazlotesjelles në Parlament, atë din me se miri ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje