Mediat greke në ekstazë, pas “sherrit” Dendias-Çavusoglu në Ankara

16 Prill 2021, 11:44Rajoni TEMA

Konferenca e përbashkët mes ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Greqisë në Ankara u shoqërua me mjaft tension.

Nikos Dendias iu drejtua homologu turk Çavusoglu me fjalët: “Si guxon ti..?”.

Një gjë e tillë është pritur me entuziazëm ne Athinë.

Mediat greke raportojnë se kreu i qeverisë Mitsotakis ka takuar fill pas vizitës vartësin e tij Dendias duke e përgëzuar për qendrimin në Ankara.

Mësohet se Mitsotakis i ka thënë atij se u përball me një situatë të vështirë në Ankara, të cilën e tejkaloi me shumë sukses.

Shtypi grek shkruan se Nikos Dendias kishte një urdhër të qartë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis për t’iu përgjigjur në përputhje me rrethanat deklaratave provokuese të Turqisë.

Përveç kësaj, burime diplomatike, duke komentuar “ping pongun” e deklaratave të Dendias-Çavuşolulu, thanë:

Kur flasim ndërkombëtarisht dhe kjo përfshin turqit, ne promovojmë pozicionet tona dhe të drejtat tona. Të cilat dihen. Dhe ato bazohen në legjitimitetin ndërkombëtar.

Këto janë pozicionet tona. Dhe këto janë pozicionet e tyre. Ne kemi një qasje të ndryshme me Turqinë në zgjidhjen e çështjeve të ndryshme. E jona bazohet në vlerat evropiane.

Dhe në të Drejtën Ndërkombëtare. Pala greke theksoi axhendën pozitive, prandaj propozoi bashkëpunim në fushën ekonomike. Ne gjithmonë vijmë me ndershmëri dhe humor të mirë.

Por ne do të mbrojmë pozicionet tona. Ministri i Jashtëm është në konsultim të plotë me kryeministrin. Ata patën një bisedë të gjerë dje dhe sot, pas takimit me Tajip Erdogan dhe para takimit me Mevlüt Çavuşolulu.

Dhe ministri i Jashtëm kishte një urdhër të qartë, nëse provokohej, të përgjigjej në përputhje me rrethanat” tha një zyrtar grek.

Por cfarë ndodhi?

Atmosfera nisi e përzemërt në një paraqitje mediatike pas takimeve, u acarua shpejt, kur ministri Dendias tha se shkeljet e sovranitetit grek do të përballeshin me sanksione dhe ministri Çavusoglu i quajti komentet e tij “të papranueshme”.

Ju vini këtu dhe përpiqeni të akuzoni Turqinë, për t’i dhënë një mesazh vendit tuaj. Unë nuk mund ta pranoj këtë,” tha Çavusoglu në përgjigje të komenteve.

Dy vendet janë aleatë në NATO por kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, të tilla si pretendimet për shtrirjen e shelfeve të tyre kontinentale në Mesdhe, hapësirën ajrore, burimet e energjisë, Qipron e ndarë etnikisht dhe statusin e disa ishujve në Egje

6 komente në “Mediat greke në ekstazë, pas “sherrit” Dendias-Çavusoglu në Ankara”

  1. Emigranti Athine says:

    Nuk e di a duhet share a duhet lavderuar Greqia, por per ceshtje kombetare jane bashke. Politikan, popull, gazetar, analist, opozite, rinia, kurse Shqiperia eshte pa “shtylle kurrizore ” dhe me e keqja pa ushtri.

    1. Hajro Mehmeti says:

      O emigrant , ke bere mire qe ke ikur , si ty gudufer ka plot Shqiperia ……po cilet jane bshke o palle ??? Greket bashke ????? Mos ta degjoj njeri se do te mari per pallavos qe gezon qe guri qe hodhi ne liqen kerceu 4-5 here ……Shikon dhe degjon lajme ti apo ha sufllaq me hudhra ???? Po ata zien si cakenjt o rocke …….jo zien , po grien si cakenjt se kush komandon me mire politiken e jashtme …..mos u ngatero me ngnarje kombetare , se dhe ne Shqiperi nesecenohemi nga dikush tjeter bashke jane ,po ti si duket ne greqezuar dhe smer vesh se cbehet …….

  2. Gjergji says:

    @ emigranti Athine:
    Prandaj kemi ngel aq te vegjel, jemi bere cop cop nga pilitikanet por edhe nga mos patja vetem nje fe por kater: muslimane, bektashij, katilike e orthodoks.

  3. Undefined says:

    Hahahahaha…”bjondet” e Egjeut ne “delir”…..

    1. Matrapiku says:

      O inferior, ngele me bjond dhe brun … kaq eshte limiti tend i te menduarit.
      Te fala byrazvere bjond te Anadollit. Ata po qe jane rac arjane bashke me kokpalaret Arnaut qe u degdisen per xhihad ne Siri.

  4. taso kume says:

    PABESIA eshte virtu i gerqise, ose me mire eshte menyre jetese.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje