Berisha i beson fushatën "Fiqos së Vorës", urdhër militantëve të PD-së: Do votoni për doktorin dhe Mediun

19 Prill 2021, 16:30Politika TEMA

Sali Berisha ka ndjekur porositë së stafit izraelit të pajtuar nga Lulzim Basha për t’u marrë me kurimin e imazhit të fushatës.

Ai nuk ka zbritur në terren për të mos krijuar idenë te qytetarët se Partia Demokratike kontrollohet prej tij.

Duke qenë se kandidon në listën e Tiranës ku PD ka renditur disa prej figurave të saj, Berisha është detyruar të gjejë një formë alternative për të marrë vota personale.

Për këtë i ka ardhur në ndihmë ish kryebashkiaku i Vorës Fiqiri Ismaili.

Ky i fundit ka përçuar një mesazh te përkrahësit e PD për të votuar Partinë Demokratike dhe dy kandidatët për deputetë, Sali Berisha dhe krushkun e tij Fatmir Mediu. (TemA)

1 komente në “Berisha i beson fushatën “Fiqos së Vorës”, urdhër militantëve të PD-së: Do votoni për doktorin dhe Mediun”

  1. Vranakonti says:

    O zot! Thuhet mos votoni kandidate me rekorde kriminale,jo njerez te korruptuar dhe nga ana tjeter kerkojne te votohet Sali Berisha qe eshte nje nga kriminelet me te medhenj shqipetar.Sali Berisha ka duaret me gjakun e mijra shqipetareve te pafajshem dhe kerkon qe te behet deputet per te mbuluar krimet me imunitetin e deputetit.Ketu ka faj edhe Amerika qe nuk i ve kufirin te thana.Ai,kurre nuke duhet te votohet e kurre nuk duhet te jete deputet.Ai e ka vendin ne burg ose ne litar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje