Kreu i PD fshehu kasetën për krimet serbe në Krushë e vetë furnizoi me naftë Milosheviçin, habit Berisha: Vuçiç ka frikë nga Basha se mos e akuzon për krime lufte

19 Prill 2021, 16:17Politika TEMA

Sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç nuk munguan, pas komenteve të këtij të fundit për zgjedhjet në Shqipëri. Në “Facebook”, Berisha renditi disa arsye pse, sipas tij, Vuçiç po bën fushatë për Edi Ramën.

“Prapa këtyre ndërhyrjeve të pashembullta në fushatë elektorale të serbomadhit Vuçiç në  favor të argatit të tij në Tiranë qëndrojnë:

a- Fundi më 25 prill i vasalitetit të Tiranës ndaj Beogradit;

b- Fundi i mbështetjes nga Tirana vasale e projektit luftnxitës të Serbisë së Madhe;

c-Fundi i luftës së ftohtë të qeverisë shqiptare ndaj Prishtinës zyrtare;

d- Ardhja në pushtet e Lulzim Bashës pas asaj te Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Kosovë, pra e një gjenerate të re politikanësh për kombin shqiptar, shënon një epërsi të madhe politike, diplomatike dhe imazhi në rrafshin ndërkombëtar për të dy vendet, krahasuar me udhëheqjen arkaike që ai përfaqëson në Beograd dhe që argati i tij përfaqësonte në Tiranë.”

Berisha deklaroi se Vuçiç ka frikë nga Lulzim Basha, mos ky i fundit, kur të bëhet kryeministër, i ngre akuza për krime lufte.

“Serbomadhi Vuçiç që citon si papagall tezat e argatit të tij në Tiranë, duke thënë se prapa Bashës qëndron Berisha, ka një problem të madh personal me Bashën.

Ai i trembet shumë kontributit direkt të Bashës si njohës i mirë i dosjes së Millosheviçit në Hagë se mos Basha kryeministër mbështet nismën tashmë publike të nisur nga disa politikanë të njohur perëndimorë për ngritjen nga drejtësia ndërkombëtare të akuzës për krime lufte dhe genocid kundër Aleksander Vuçiç geobelsit të Millosheviçit.

Me këtë rast, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjen flagrante të serbomadhit Vuçiç në fushatën elektorale në mbështetje të argatit të tij Zografi Bis, dua ta garantoj atë se më 26 prill ai dhe argati i tij do të marrin përgjigjen e hidhur dhe të merituar nga shqiptarët.”

Deklaratat e Berishes jane me te vertete te habitshme pasi vete ai kur ka qene president ka bashkepunuar me regjimin e Miloshevicit dhe emisaret e tij Bulatovic e Arkan per furnizimin me nafte te serbise ne vitet 1994-1995, gjate embargos se OKB me ish Jugosllavine.

Njeheresh ka pastruar te gjithe kunderrshtaret e Miloshevic duke i zhdukur qe nga Remzi Hoxha apo duke i futur ne burg si Adem jasharin e Hashim Thaçin.

Nga ana tjeter Lulzim Basha qe qenka “tmerri” i Vucic, ndaloi dergimin ne Hage te kasetes se Milaim bellanices qe kishte filmuar masakren serbe ne Krushe me 240 te vrare, duke e zhdukur ate dhe duke eleminuar nje prove konkrete per denimin e Serbise per Genocid.

Gjatë një interviste televizive, numri një i Beogradit pohoi se po ndiqte me vëmendje sondazhet, të cilat sipas tij sugjerojnë një diferencë nga 1 deri në 3 për qind mes partive kryesore.

Vuçiç deklaron se pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha, të cilin e konsideron si promovues të idesë për Shqipërinë e Madhe.

 

3 komente në “Kreu i PD fshehu kasetën për krimet serbe në Krushë e vetë furnizoi me naftë Milosheviçin, habit Berisha: Vuçiç ka frikë nga Basha se mos e akuzon për krime lufte”

  1. Viktima e Krushes Akuzon Lulezim Bashen says:

    Lulezim Basha e Shiti Kaseten e Masakres se Krushes,per te mos then ne Shifer Miljonshe..por e shiti duke pare se kishte VLERE dhe vinte Serbine para Gjykates,me shpatulla per Muri..por Lulezim Basha do te ishte me te VERTET i Zgjuar,ne se do te kete nje Koplje te kesaj Kasete??????????
    @@Gjithe se si Lulezim Basha..qe duket si Pushte,dhe Sumqim,nuk eshte BUdalla….e di se ka Gjera qe Peshojne edhe me Koke???????????

  2. Edhe kete e dıme qe e shıtı dhe e shıtı 5 mıljon dollare Me te cılat u kethye ne Shqıperı me porosı te Mılloshevıcıt sı nje mılıonerKjo ıshte rruga e tıj e mbrapesh per tu bere mılıoner Ky eshte agjent ı serbıt dhe tradhetare ı vendıt tetıjEshte nje njerı ı pa besueshemne te gjıthe drejtımet

  3. koli says:

    Ore po nxirr kaseten, te tjerat “rregullohen”! Behu nje here Shqiptar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje