Lulzim Basha nga Kavaja: Duan të na frikësojnë e mbyllin gojën, por ne do t'ua tregojmë të dielën. Kjo është kthesa e madhe për fitoren

19 Prill 2021, 20:48Politika TEMA
Lulzim Basha nga Kavaja: Duan të na frikësojnë e mbyllin

Kreu demokrat Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për ngjarjen në zyrat e Partisë Demokratike të Kavajës, ku një i ri mbeti i plagosur pasditen e sotme.

Në një deklaratë për mediat nga Kavaja, Basha e konsideroi një atentat të kryeministrit ndaj PD-së dhe Aleancës për Ndryshim, por që do të marrë përgjigjen e merituar me votë të dielën e 25 prillit.

Sipas Bashës këto akte tregojnë që regjimit të Ramës i ka ardhur fundi. Pasi sipas tij akte të tilla kanë shënuar kthesa të mëdha dhe rrëzimin e diktatorëve.

“Ngjarje e rëndë, atentat kundër PD e Aleancës për Ndryshim nga një kryeministër që e di se të dielën ai humb, Kavaja fiton dhe Shqipëria fiton një njeri i cili ka humbur çdo kufi njerëzor dhe sot hesht ndërkohë që njerëzit e tij me dhunën e aktet e atentatit ndaj demokracisë tregojnë se këtij regjimi i ka ardhur fundi.

Kërkojnë të frikësojnë Kavajën PD dhe koalicionin për ndryshim, kërkojnë të na mbyllin gojën nuk i kemi frikë do ta marrin përgjigjen e merituar me votë të dielën nga Kavaja.

Sepse Kavaja e di fare mirë se të tilla akte kanë shënuar kthesa të mëdha, rrëzimin e diktatorëve dhe diktaturave tregojnë frikën ën palcë dhe humbjen e toruas nga një grusht njerëzish që e dinë se shqiptarët janë më të bashkuar se kurrë për të sjellë ndryshimin.

Le t’ia japim përgjigjen këtij akti e atentati të gjithë masivisht të dielën në kutitë e votimit dhe t’i japim fund njëherë e mirë këtij 8-vjeçari makth për shumicën e shqiptarëve dhe të kthejmë Kavajën e demokracisë e ndryshimit të gjithë së bashku.

Asnjë hap prapa e të vazhdojmë marshimin tonë ditë për ditë e krah për krah deri të dielën ku Shqipëria e Kavaja do i japin përgjigjen e merituar”, tha Basha.

4 komente në “Lulzim Basha nga Kavaja: Duan të na frikësojnë e mbyllin gojën, por ne do t’ua tregojmë të dielën. Kjo është kthesa e madhe për fitoren”

  1. I pandehuri Berisha says:

    Nuk ju vjen ne mendje 2 prilli i 1990 o njerez????????

  2. Haku says:

    Injorant, te pakten thuaj nje fjale ndryshe, mos perserit grida sumderren…v.k

  3. Gjermanen nuk ju ndihmojne me se ju pan se cfar Putanash e njerzish Primitive jeni
    njelloj si Arabet jane Tha Peter ,
    Ishte gabim i madhe bashkpunimi me ata Sharlatane .

  4. haaaaaaahahahahaahahaahaaaaa
    basha ky kriminel ,bo si gagarrel lol
    do ta haj keq mbas drrase

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje