Partia Socialiste është distancuar nga plagosja e ndodhur këtë të hënë në Kavajë, në një zyrë elektorale të PD-së.
Kandidati i PS-së për deputet në këtë qytet, Etjen Xhafa, kërkon që autori të vihet para drejtësisë dhe ngjarja të mos politizohet.
“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës.
Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.
Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë.
Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë”, shprehet ai.
Gridares po ben te pamunduren qe te shkaktoje trazira ne Kavaje,Ajo po financon kriminelet per te bere incidente te tilla, se e din qe Ajo dhe PD nuk fitojne asnje kandidat ne Kavaje. Duhet ti behet ekspertiza ligjore te plagisurit se ka gjasa te mos jete plagosur ne kembe me plumb ,por ta kene sajuar vete duke u demtuar me thike qe pastaj te ngrejne akuza ndaj PS . Nga Babalet dhe nga kjo mastruese gjithcka mund te pritet per te destabilizuar vendin. Keta e kane bere me plan duke paguar njerez te krimit qe te vijne e te qellojne ne ajer. Kushdo person qe eshte i kerkuar nga drejtesia duke e ditur qe nje dite do te perfundoje ne burg do ta pranonte nje pagese te majme per te bere nje inskenim. Nuk eshte rastesi ndodhja e Gridares ne ate vend ngjarje.Organet kompetente me ekspertet e kriminalistikes duhet ta bllokojne ate qender per te mos humbur gjurmet e qitjes te sekuestrohen kamerat e regjistrimit