Sondazhi: Partia Socialiste fiton mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 Prillit

20 Prill 2021, 22:22Politika TEMA

Nga gjetjet e sondazhit IPSOS-Top Channel, rezulton se Partia Socialiste i fiton zgjedhjet e 25 prillit.

Ndonëse u përball me dy sfida të mëdha si tërmeti dhe pandemia në mandatin e dytë, 42% e të anketuarve mendojnë se PS e drejtuar nga Edi Rama e meriton mandatin e tretë.

Pyetjes së cili mendojnë se i fiton zgjedhjet, pavarësisht se kë votojnë, 36% e të anketuarve janë përgjigjur se mendojnë se do të fitojë aleanca opozitare PD-AN, e drejtuar nga Lulzim Basha nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të mërkurë dhe vetëm 1% do të votonin për LSI.

Në krahasim me valën e parë të prillit, bien shifrat e PS nga 48% që ishin dhe rriten shifrat e aleancës PD-AN nga 32% që ishin në valën e parë (29-31 mars).

Ndërkohë, 20% thonë se nuk e dinë dhe 1% refuzojnë të përgjigjen. Studimi për sondazhin kombëtar është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç.

2 komente në “Sondazhi: Partia Socialiste fiton mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 Prillit”

  1. Taulant says:

    A e vendosi Top_leshi …te fleme te qete…

  2. Vl says:

    Po mori tiranen rama, hallal ju boft gjithe shqiperia, se ate qe i ka bo tiranes sja ka bo as gjermani. Mandatin e trete do filloj dhe buka me tollona

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje