Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar të tmerrshme ngjarjen e sotme në Elbasan, ku mbeti një i vdekur dhe 4 të plagosur. Kreu i qeverisë akuzat i ka pasur drejtpërdrejt për Partinë Demokratike dhe drejtuesin politik në Elbasan, Gazment Bardhi, që sipas tij mbajti fjalim 2 metra larg trupit të viktimës. Kjo, tha më tej, Rama nuk është një luftë për jetë a vdekje, por përballë janë dy alternativa. Për Lulzim Bashën, Rama tha se është treguar i përmbajtshëm.
“Komenti im është që të gjithë qytetarët ta mendojnë për një moment sikur të ishte zhvilluar në kahe të kundërt, sikur furgonë të ngjashëm me të policisë të kishin mbërritur në cilindo qytet duke pasur brenda një strukturë paramilitare me ish-oficerë policie dhe të kishin logon e PS-së të ndalonin njerëzit në rrugë dhe të kërkonin hesape apo të vinin vërdallë në pika të ndryshme duke krijuar një situatë të pa imagjinueshme dhe pastaj imagjinoni sikur në furgonët me paramilitarë të loguar si të PS të hapej zjarr, të vritej dikush të plagosej një efektiv policie dhe mu aty pranë kufomës Taulant Balla të mbante një fjalim dhe të akuzonte palën tjetër, të merrte vrasësin dhe të largohej.
Imagjinoje, vetëm kaq. Ne jemi vendosur në shënjestër për arsye se kemi një organizim që është tipi i partive të mëdha dhe serioze të të gjithë botës me patronazhistë që trokasin nëpër dyer, ndërkohë që patronazhistët e PD-së janë të armatosur dhe shkojnë deri aty sa vrasin njerëz. Cdo aspekt duhet ta trajtojë policia dhe drejtësia, pasi është një ngjarje e tmerrshme që tregon dëshpërim të madh deri në pikën që shkohet aty ku nuk duhet të imagjinohet. Ky është një proces zgjedhor që po të heqësh Metën nga ekrani do të ishte një proces në ekran krejtësisht europian.
Në territor kanë filluar ta ndejnë që do të kenë një humbje në 25 prill dhe gjithë tensioni që kërkon të ngrejë Meta çon ujë në mullin më të gabuar. Ne nuk kemi dalë në fushatë të shikojmë të plagosen njerëz, cilido qofshin ata. Kjo nuk është një garë për jetë a vdekje. Gazment Bardhi mbajti fjalim 2 metra nga xhenazja. Lulzim Basha nuk është se ka treguar ndonjë mos përmbajtje, unë nuk di të kem treguar ndonjë mos përmbajtje, ndërsa Meta është i papërmbajtshmi i madh” tha ai te News24.
Patronazhiste???..Piktori po ja kalon edhe Shekspirit….LOL
=
len si qeni, dhija e zgjebosur
=
ay dele popull e meriton
=
ortakun e bashes/metes
Filluan shpellaret e Sali Berishes, o Tropojane distancohuni nga keta fundrina e kriminel.
Ka ardhur koha te flasin text te qarte ndryshe nuk meritoni Voten tone .
Jemi ngopur me deklaratat Ping -Pong-un tuaj Politike ,i cili kenaq veten bythen dhe pozitat tuaja ,
neperpmjet Medies .
Cfar veorimesh ka ndermare Shteti Policia per ti siguruar jeten qytetareve ,nga Bandat e Krimineleve ze Lalzit
dhe perse ju si Qeverri nuk i kerkoni Prokurorise -arrestimin e nxitesit te Krimit -presidentit Muta ?!
Nuk do votoj me Politikane te cilet nuk me perfaqsojne mua si qytetare dhe nuk mbrojne interesat e Shtetit Dinjitoze
duke lejuar te merret Peng nga nji bande shkerdhatash ,te cilet mundet shume shpejte ti qisesh jashte qarkullimi !
Ti qe nuk mbron dot jeten e qytetarit dhe dinjitetin e shtetit tim e nuk me perfaqson mua .s’ke voten time .
Vdekje Bandes se Terroristeve te Lalzit .Jashte Politikes bandat e terrosisteve PD -LSI
O Edi Rama, kujt ia kerkon largimin e Ilir Metes nga ekranet?!!!!
Ti je Kryeminister nuk jemi ne. Presidenti Meta te erdhi ne dore me 30 qershor 2020,
i gjithe Kuvendi i Shqiperise ishte dakord, por ti e fale.
E di ti se pse e fale, por mjere njerezit e ndershem qe te vine pas o frikacak!
Zoti KMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMMM nga ti nuk presim llafe por vepra. Mos na thuaj duhet hequr, por hiqe urgjent nqs ke bythe, ose zbythu e leri kriminelet te veprojne, rikthe edhe nje here ’97 e berishes.