Doni të kuptoni se kush do humbasë më 25 prill? Mos shikoni sondazhet. Shikoni se kush është nervoz

21 Prill 2021, 20:15Politika TEMA
Doni të kuptoni se kush do humbasë më 25 prill? Mos shikoni

Nga Mustafa Nano

 

Unë nuk e di se si do dalin zgjedhjet. Rezultatet e disa sondazheve të kryera japin një lloj ideje, por përvoja të ndryshme thonë se sondazhet edhe gabojnë, ndonjëherë edhe trashë. Ka një tregues, megjithatë, që flet në favor të fitores së PS-së. Është nervozizmi në krahun tjetër. Nuk janë nervozë vetëm eksponentët kryesorë, por edhe gazetarët e kampit të tyre, kandidatët për deputetë (edhe ata më të shtruarit), votuesit.

Nuk ka ditë që të mos e demonstrojnë këtë nervozizëm. Ngjarja e para disa ditëve në Kavajë ishte një ilustrim i mirë i kësaj që thashë. Ende pa u marrë vesh se çfarë ndodhi, Grida Duma, që është një nga personazhet me retorikën më të kalibruar, u ngut ta thoshte të vetën. “Është krim politik”, tha ajo.

E pasuan të tjerët. Ndërsa Ilir Meta e Lulzim Basha e mbajtën frymën në vendngjarje. Kjo ishte hera e dytë që Lulzim Basha ndoqi lojën politike të Metës. Hera e parë ishte te zyrat e FRD-së.

Dhe e bën këtë nga frika se Meta, me agresivitetin e tij, mund ta nxjerrë si figurë të dytë në botën e opozitës. Ky është një rast tjetër që e evidenton Bashën si leader pa këllqe. Vizita në Elbasan ishte po aq budallaqe sa ajo te zyrat e FRD-së.

Lëri të tjerat, por ishin vizita të bëra disa orë pas ngjarjes, kur ishte marrë vesh nga të gjithë si ishte e vërteta. E sikur të mos mjaftojë kjo, Basha, edhe sikur sot ta pyesësh mbi atë ngjarje, do të recitojë versionin që recitoi atë ditë, s’ka gjë se edhe njerëz të tij në Kavajë e kanë përgënjeshtruar qartazi e publikisht atë version.

Më e rënda ndodhi sot. E duhet thënë se reagimi ndaj krimit ishte edhe më i rëndë se vetë krimi. Presidenti i republikës gjeti rast t’i bënte apel policisë e prokurorisë për të bërë ashtu si duhet detyrën!!! Dhe nuk tha asgjë tjetër. Nuk i shkau goja ta dënonte krimin. Kandidati i PD-së në Elbasan, Bardhi kishte gjetur alibinë. “Socialistët kishin ushqime, pará e fletë votimi në makinën e tyre”, tha ai.

Dhe nuk foli për krimin. Nuk u distancua prej tij. Nuk e dënoi aktin. Lulzim Basha, të paktën deri në orën 20.10, nuk u bë gjallë. Socialistët e dënuan brenda pak sekondash krimin e Kavajës, sidoqë nuk kishin të bënin me të, ndërsa demokratët, edhe pse dihet që vrasësi është i tyre, edhe pse dihet që vrasja ishte për motive politike, flasin me përtesë për të.

Dhe kur flasin, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, veçse të flasin për socialistët. Pati edhe nja dy kolegë të mijtë, të cilëve mendja u shkoi veç te dënimi postum i viktimës, duke përcjellë mesazhin se ai e pati hak vdekjen. Me shumë gjasë është i vërtetë pretendimi mbi biografinë e viktimës, por ky është një diskutim që pret. Në këtë rast vëmendja duhet drejtuar te krimi e te krimineli. Duhet me qenë i rrjedhur që një minutë pas ngjarjes të të shkojë mendja të kriminalizosh viktimën.

Pse është ky nervozizëm? Për mua, situata është e qartë. Këto zgjedhje janë të rëndësishme. Ndoshta më të rëndësishmet e dy dekadave të fundit. Më shumë se sa për ne, janë për ata që kanë dominuar skenën politike në 30 vitet e fundit. Edi Rama, nëse humbet, largohet nga drejtimi i PS-së. E ka thënë qartazi këtë gjë. Të tjerëve nuk ua nxë goja këtë “premtim”.

Por fati i tyre dihet, sidoqoftë. Ilir Meta, nëse humbet, katandiset keq. Një mandat i tretë për LSI-në në opozitë është baraz me tharjen e saj. Votuesit e LSI-së do bëjnë mundimin e fundit elektoral në favor të asaj partie. Lulzim Basha, nëse humbet, do duhej të largohej.

Në mos, do ta largojnë demokratët, ose edhe Berisha. Por sidoqë të shkojë, PD-ja do dobësohet, e tok me të edhe Berisha vetë, që i dobësuar është edhe pa këtë humbje. Dhe janë këta (Berisha, Meta, Basha) që janë nervozë.

Siç shihet, këto zgjedhje nuk janë shaka. Ka shumë at stake: Një pjesë e establishmentit merr një goditje për vdekje. Dhe është kjo perspektivë që i bën nervozë Berishën, Metën, Bashën. Pse vetëm këta? Sepse, me sa duket, këta e dinë që do humbasin. Për mua, përsëris, nervozizmi i tyre është sinjali më i qartë i asaj që do ndodhë më 25 prill.

20 komente në “Doni të kuptoni se kush do humbasë më 25 prill? Mos shikoni sondazhet. Shikoni se kush është nervoz”

  1. Diplomati says:

    Kete desha tethoja dhe une .Pd te mos pres fitore me 25 sepse vet po ju thot votuesve . Mos me votoni .Un jam kjo parti qe vras dhe djeg.

    1. Rebus says:

      Gabohesh,o Mustafa!
      I humburi i vetem do jete vetem populli shqiptar dhe askush tjeter si gjithmone!
      Se per 30 vjet rresht ata qe kane humbur dhe jane akuzuar per KRIME dhe KORRUPSION asnjehere nuk jane ndeshkuar,por kane vazhduar pasurimin dhe krimet e tyre ndaj popullit shqiptar!

    2. zogu says:

      ESHTE NJESOJ SIC NDODHI NE NGJARJET E 2 PRILLIT NE SHKODER!!!!
      KUSH KISHTE ARESYE TE NXEHEJ E BENTE RREMUJE VEC HUMBESIT TE ZGJEDHJEVE ?! PERSE DO BENTE RREMUJE FITUESI??!!!
      POR PER ATE RAST NUK DALIN HAPUR GAZETARET SE KANE FRIKE SE I THONE JENI SOCIALISTE !!!!
      UROJ TE ZHDUKET AI KANCERI SALI, META E GOMARI LULEZIM E RRUGACE DEBILE MONIKA

    3. Fuck it says:

      Ai tropojani vrases , Texas ranger e shkateroi jeten e tij per ti fryre bolet PD-s . Gjith ajo kariere , experience etc vajti koqja vret tjetrin ne mes te ruges, pasi Jane te armatosur hipur ne 2 furgona, kontrollojne njerezit ne ruge me preteksin se paskan karta id- pa lidhje , vetem te friksojne kot. Futet ne gjak me nje familje tjeter . Le 4 femije ne meshire te fatit , do haje nje burg te mire se ka plagosur dhe nje police, do tja shkerdhejne gruan shoket dhe te afermit plus komshinjte etc. A ti o I shkrete , PSE ju fute kesaj belaje, QE te eksitohet Mona kurva, me Xenon dhe lulin me trimerite e tua.

  2. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:

    E kemi pare nga dita e hapjes se fushates se ku eshte nervoz-karagjozi :
    Edi Rama duke gulcuar e duke u marre me rradhe me kandidatet e opozites dhe fotot e tyre.
    Lulzim Basha duke folur per ekonomi e integrim por pa i zene kurre me goje Spiropalizimet.

    1. qefliu says:

      Ah c’na bere per te qeshur! Me zor po mbaj barkun prej te qeshurave. Po na e nxirrke Bashen si qenie pozitive. Juve more mik ju ka ikur kapaku i krese dhe nuk dini se cfare flisni. Basha nuk ka lene anetar te PS-se pa share e marre neper goje. Keto perralla shko e tregoja atyre qe nuk i dine punet ne Shqiperi se mbase te besojne.

  3. qytetar says:

    Ore Mustafa mos e tjerr kaq holle.
    Populli me 25 qershor ka fatin te ndahet nga e kaluara e erret …97…98..2008…etj…
    Ne te kendert e gezofte !
    Dhe nuk mundet ma me u ankue se e ka zgjedhun vet….

  4. Vjola says:

    Më se e vërtetë !

  5. Landi says:

    Kjo GD dihet boterisht qe esht e kalibruar jo per retorik por per kurvllik z.Mustafa. nje cop kurv rrugesh qe ska len gje pa be dhe vazhdon rrugacja e rrugve deri sa ta haj nje dit amin.

  6. Pilo Lala says:

    Kjo pune eshte si te shikosh nje hajdut qe vjedh ne shtepine e komshiut, dhe ta vrasesh ne rruge…
    Ku e gjejne keta te drejten te ekzekutojne njerez?
    Cila tribe e Tropojes jua jep kete te drejte?
    Keta kafshe te Sali Berishes…
    Por edhe ai skuthi Bardhi duhet te mbahet i mbyllur, qe deshmite te jene te pavarura, te shikohet kush genjen e mashtron..

  7. Katunari nga Vaqarri says:

    Muc Nano:Kete here e Lexova Shkrimin tuaj,po ke thene gjera te Verteta….lol

  8. Tirona says:

    Nje njeri u vra, shteti u sulmua duke u plagosur nje police ne krye te detyres, qytetare te tjere te plagosur, agresori do te perfundoj ne burg per gjithe jeten duke i shkatuar shume dhimbje familjes se tij si dhe nje njolle te eger te hakmarjes dhe perse …… sepse…… dhe skuthi turi miu Gazmend Bardhi do te shijoje karriken e kuvendit, por nuk do ta shijoje asnje dite se mbas 25 Prillit, ketij , Plakut Mere dheLike Floririt do i priten flete arrestet, keta do te jene te paret qe do te inagurojne Burgun e ri Recit. Te gjithe Ata te pavendosurit duhet te shkojne te votojne qe vota e tyre te sherbeje qe reforma ne drejtesi te perfundoje sa me shpejte dhe kriminelet e veshur me kollare te perfundojne mbas hekurave qe te mos te kemi me nena te tjera te pafajshme te mbuluara me vellon e zeze.

  9. drini says:

    Pohim i mencur.Bravo Nano
    NUk kam nevoje te lexoje shkrimin se e shoh kush jane nervoz, te inatosur dhe te cmendur.
    Presidenti eshte i cmendur keta qe po nxisin njerzit te vriten jane nervoz. Por mbi te gjitha ajane kriminele

  10. dardan says:

    Sali dhe Shkelzen Berisha e treguan edhe nje here shpirtin e tyre prej kriminelesh te lindur,
    por masakra e Elbasanit qe nje autogol ne porten e PD-se ne fund te fushates se pergjgakshme.

  11. Haj deri says:

    Ok ore Labak sa lek te Kane dhe ne per kete lajm qe ben
    Serb dreqi

  12. E Verteta says:

    Dakort Mustafa, por, nuk ke bere ndonje zbulim. Dihet nga cdo njeri me mend ne koke, qe sa me shume te terbohet opozita, aq me ne rregull jane gjerat!

  13. Ilir says:

    Vjen bisha e me gjakftohtesi vret qytetarin vendali elbasanas me shtepine e tij. O sot, o kurre. Te gjithe ne votim.

  14. Velo says:

    Ai Tropojani vrasës po përgatitej për post të rëndësishëm në Ministrinë e Brendëshme, por mbeti edhe për vehten e tij viktimë e Gazmendes. I la rrugëve 4 fëmijët dhe gruan. I gënjen Gazmendja me poste dhe ofiqe të larta dhe mbush furgon at e vdekjes me ish policët e inkriminuar, për të terrorizuar popullin e Elbasanit. Ai në burg, ndërsa Gazmendja televizion më televizion duke spërdredhur bythën.

  15. Isa says:

    Po kur ka fituar PD.Nuk kane per te fituar kurre keta kriminele qe vetem trazira dine te sjellin

  16. sokrat says:

    PS fiton paster. Nje nga pikat e forta te saj eshte qetesia, te cilen Rama dhe mbeshtetesit e tij duhet ta ruajne paperjashtim deri ne numerimin e votes se fundit. PD+LSI jane humbesit e sigurte. per kete arsye e kane humbur qetesine dhe po perdorin forcen. Meta te rrije ne Presidence dhe te beje detyren qe i takon me Kushtetuten qe e permend por qe e ka shkelur kaq shume. Nuk na duhet nje President as boksier, as kasap dhe as ngaterrestar! Policia te beje punen ne kete kohe te veshtire dhe te jete me e rrepte per zbatimin e ligjit me te gjithe palet. Ai Gazmend Ziu i PD te merret i pandehur per mbrojtje te krimit dhe deshmi te rreme. PD te shkrije menjehere grupet paramilitare dhe te distancohet nga ata. Rama dhe Basha te dalin ne konferenca shtypi dhe tju bejne thirrje mbeshtetesve te tyre qe te distancohen nga dhuna, veprimet antiligjore dhe perdorimi i armeve. Kushdo qe dhunon, mban dhe perdor arme apo vjedh voten nuk ka te beje as me PD dhe as me PS dhe as me Shqiperine. U beme gazi i bote dhe duhet te na vije turp nga nderkombetaret! Jemi kthyer 30 vite prapa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje