Pse hesht Lulzim Basha, për vrasjen e Elbasanit?

21 Prill 2021, 19:07Politika TEMA

Lulzim Basha, si kreu i partisë, që është përgjegjëse për vrasjen e një qytetari në Elbasan dhe plagosjen e katër të tjerëve, duhej të dilte e të mbante një qendrim publik.

Por, siç e ka zakon kur ndodh ndonjë ngjarje e rëndë, ai fshihet dhe bën sikur nuk ka mëndjen se çfarë ka ndodhur.

Lulzim Basha është në mos përgjegjës direkt për vrasjen, përgjegjës moral për atë që ndodhi në Elbasan, pasi ata që kanë vrarë, janë njerëz të partisë që ai drejton.

Ndaj ai duhej të dilte e të fliste, në mos të kërkonte falje, apo të ngushëllonte familjarët, të paktën të bënte thirrje për qetësi dhe të distancohej nga vrasja.

Siç bëri edhe PS me Ramën dy ditë më parë, kur ndodhi plagosja në Kavajë, edhe pse realisht, as PS e as Rama, nuk kishin asnjë lidhje me atë ngjarje.

Por Basha nuk flet, pasi nuk do të mbajë një vrasje mbi kurriz, e cila me gjasë, do t’I japë një goditje të rëndë shpresave të opozitës, për një fitore më 25 prill.

Ai tani bën llogari politike dhe nuk i intereson se kush vritet.

Ndaj dhe nuk flet.

Por, ndonjëherë heshtja është shumë herë më e dëmshme, se sa fjalët.

(TemA)

7 komente në “Pse hesht Lulzim Basha, për vrasjen e Elbasanit?”

  1. Lalzi says:

    Eshte skuth, hedh gurin fsheh doren,keshtu kan qene dhe keshtu jan gjithe nxenesit e Saliut.

  2. ZOROOS says:

    Ai i urdheroi ndaj s flet

  3. Zeqir says:

    I PER ZGJEDHURI I SERBORUSEVE LULBASHOVIQI KERKON DESTABILIZIM.
    USHTRIA DUHET TE FILLOJE TE MARE NE DORZIM OBJEKTET E RENDESISE SE VECANTE ME QELLIM QE TE LEHTESOHEN ORGANET E RENDIT PER TU MARE ME RENDIN.
    DUHEN VENE NE ZBATIM MASA SHTERNGUESE PER PANDEMINE.

  4. Tajari says:

    Eshte mesuar me vrasje Ai.

  5. Sancho says:

    Po gatuan darken dhe po i lexon libra cupes. I mallkuar qofsh o Ed Rama po i le te lire keta kriminele pas 25 prillit. Kane 30 vjet qe e masakrojne kete popull pa i hyre gjemb ne kembe.

  6. k says:

    Nuk ka pasur kohë shpellari ti japi direktiva.

  7. ka edhe lyli pauzat e veta?
    me ombelsu pak gojen e njom fytin mos me u ngjire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje