Monika Lubonja flet për gjendjen e Guljelm Radosë të infektuar me Covid-19: Aktorët janë të varfër…

21 Prill 2021, 20:26Sociale TEMA

Në emisionin “Rudina” ka qenë e ftuar në studio aktorja e njohur Monika Lubonja për të folur për gjendjen e aktorit Guljeljm Radoja, i cili është shtruar në spital nga Covid-19. Këto dy ditët e fundit miqtë e tij i kanë bërë apel shetit që aktorit t’i jeptet mjekimi i duhur për të fituar betejën me Covid-19.

Monika Lubonja shprehte se aktorët janë të varfër, nuk kanë pasuri dhe mund ta kenë të vështirë përballimin e këtij virusi edhe nga gjendja ekonomike dhe i bën apel shtetit, mjekve dhe kujdo që ta ndihmojnë Guljelmin të dalë nga gjendja e tij e rëndë.

Rudina Magjistari: Çfarë mund të themi për lajmet më të fundit përsa i përket gjendjes së tij shëndetësore?

Monika Lubonja: Këta aktorë kanë ngelur të varfër dhe mendoj që kemi  kaq pak aktorë, na kanë ngelur aq pak kolosë të atyre viteve sa mendoj që duhet t’i bëjmë një thirrje shtetit që të nxjerrë ca paketa për këta aktorë, sepse po t’i numërojmë me gishtat e dorës, nuk bëhen dot as 10. Le të krijohet një paketë për ta. Mesa di unë ai nuk ka asnjë pension të veçantë, janë disa gjëra që neve nuk duhet të na humbasin në vëmendje. Jo vetëm ne artistëve, por edhe duke ngritur këtu zërin me juve. Duhet patjetër Ministria e Kulturës, duhet të jenë drejtorët ata që t’i çojnë dhe t’i ngrejnë sa më shumë këta pak aktorë, thesarë që kemi.

Rudina Magjistari: Dua të di pak më tepër për situatën, vazhdon ende të jetë i shtruar në spital?

Monika Lubonja: Vazhdon të jetë ende i shtruar në spital sa mora vesh, më thotë edhe Mimoza një aktore e Durrësit që i kanë vajtur disa mjekë në spitalin e Durrësit, nuk ka pranuar, do të rrijë të kurohet pranë mjekëve të spitalit të Durrësit, nuk dëshiron të lëvizë në Tiranë. Gjendja është kthyer në një normalitet, dje kanë provuar t’i heqni intubimin dhe thonë që deri tani trupi ka reaguar mirë. Ky është lajmi i fundit deri më sot, në këto momente. Shpresa e tyre thonë që ne Guljelmin dum ta shohim me atë biçikletën që udhëtonte.

9 komente në “Monika Lubonja flet për gjendjen e Guljelm Radosë të infektuar me Covid-19: Aktorët janë të varfër…”

  1. Mandrini says:

    O goce, po ne i vaksinuam “personalitetet”.
    Tani, aktualisht, po vaksinojme qytetaret e dores se trete.
    Javes tjeter fillojme menjehere me jevgjit dhe me pas me arrixhinjte…
    Si ka mundesi Radoja nuk eshte vaksinuar….?
    Ma falni per humorin e zi….Po si ka ardhur puna, eshte veshtire te kuptojme se c’duhet te bejme: Te qajme apo te qeshim.
    I uroj artistit Jete te gjate dhe sherim te shpejte.
    Respekte. Na ka ndricuar ditet , kur shihnim filmat ku luante

  2. Iliri82 says:

    Sherim te shpejte artistit te madh

  3. VERA says:

    MONA AKTORE E NJOHUR? QE ESHTE KAMPIONE NE PIPA PO POR JO AKTORE

  4. graniti says:

    Cfar thote kjo prostituta qe del pa maske….. Qe Radoja eshte aktor i madh por ne spitalet tona jane shtruar dhe sheruar plot njerez por ZOTI thote ruaju te te ruaj……

  5. S'ka rendesi says:

    Dikure ne nje kohe jo shume te larget arti dhe artistet i sherbenin popullit dhe prej tyre merrnin respektin dhe shteti i tratonte me respekt , Sot ” arti ” dhe ” artistet ” u sherbejne oborrtareve dhe boseve apo ndryshe pit bullve te politikes sot vetem per art nuk flitet , Sot arti eshte produkt qe duhet te shitet

    1. anticensurë says:

      arti është një zanat si gjithë të tjerët!!
      edhe atëherë që ti e quan “i shërbenin popullit”,një fjalë demagogjike e pjerdhur me kohë,ata i shërbenin kohës dhe shtetit të kohës!bile më shumë se sot!!
      popullit,ose një pjese të caktuar të tij i shërben vetëm aiqë punon në vullnetarisht!pa shpërblim!!
      sot tek artistët,flasim për teatrin,aktorët janë të ndarë njëlloj si gjithë populli!!
      me njërin dhe me tjetrin krah,ose asnjëanës!!
      asgjë nuk ka ndryshuar asnjëherë!jeta vazhdon në forma të tjera!
      aktorët e skenës kanë qënë më të papërshtaturit me kohën dhe ndryshimet që ajo pëson!!nuk e di a për dembelsi apo për mungesë zgjuarsie!!
      po të shohim atë tipin e teatrit,neritan liçaj,dhe po ta përgjithsojmë si “artistët”,mund të themi me plot gojën:PËR MUNGESË ZGJUARSIE!!!!

  6. anticensurë says:

    radoja është një nga më të mirët e aktorëve shqiptarë,por si të gjithëai dhe të gjithë aktorët bënë gabimin e madh që nuk arritën të përshtaten me kohën!!
    aktorët e dramës nuk arrtën të hynin në ekonominë e tregut si të gjithë shqiptarët!!ata u përdorën shumë nga politika dhe u treguan shumë dembelë!!
    prandaj mos thuaj “aktorët janë të varfër”!nuk është faji i askuj,përveç i personave në fjalë!
    shpresoj që të ketë shërim të shpejtë!!

  7. Ehh says:

    Kesaj i vdiq ish burri, i ati i te bijes ngq Kovidi, gjith ai zotni burre e s e tha i llafe.

  8. Ermal Berati says:

    Ky eshte kapitalizmi, nuk eshte shteti si “neneTereza. “ organizatat shoqerore duhet te bejne fushata per te mbkedhur ndihma. Une do te donate nqs ka nje numur llogarie me Emrin, Mbiemrin dhe numurin e llogarise ne nje banke shqipetare te besueshme. Falemnderit, emigranti nga usa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje