Rama akuza Bashës: Po bën fushatë me ata që vrisnin pas shpine policët duke i shitur te banditët! Mezi po presin të dalin sërish nga makina e Lulit

21 Prill 2021, 11:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës duke thënë se në makinat e tij që bën paradë në rrethe si dasmorët në fakt janë të njëjtët persona që kanë kapur policën e shtetit nën influencën e kriminelëve në kohën që vendi drejtohej nga PD, dhe Basha ka qenë ministër i Brendshëm.

Rama thotë se ata kanë shitur operacionet tek banditët dhe kanë sjellë vrasjen e shumë policëve të ndershëm.

“Ata që mezi presin, janë ata që mezi presin të hapin sa më parë bingot. Kjo është për të vënë kujën që  në Shqipërinë e vitit 2021 duhet të kemi përballë këtë konglomerat, me bingot, me drejtorët e policisë që shisnin operacionet tek banditët.

A ju kujtohet sa janë vrarë oficerë policie pas shpine kur qeverisnin ata. Jo se s’dinin të luftonin, vriteshin pas shpine, nga telefonatat, por nga ata që janë te makinat e Lulit që p i thoni  po vijën. Janë te ato makinat që mezi prinin të dalin nga makinat.

Të fillojë bixhozi, të fillojë nga e para lidhja me gjithfarësoj kriminelesh dhe policia e shtetit të kapet prapë dhe drejtohet nga influenca e krimineleve, janë ata të doganave dhe tatimeve”, tha Rama.

3 komente në “Rama akuza Bashës: Po bën fushatë me ata që vrisnin pas shpine policët duke i shitur te banditët! Mezi po presin të dalin sërish nga makina e Lulit”

  1. Kalec Dega says:

    Besoj se keto deklarata trashanike dhe boshe ngacmojne kujtesen a atyre qe i njohin mire Ortaket e Cadrave.

  2. taksapaguesi says:

    ore ne i dime keto, dime edhe me shume per PD-n dhe Lulin. Ti viri gishtin kokes vetes here tjeter kur ben thirrje per bashkepunim me ta. Shqiperia do futet ne rrugen e normalizimit politik sic ti shpreson vetem kur te shkrihet PD dhe Saliu te kete ikur ne boten tjeter.

  3. Konjak says:

    Te besh propagante per te sqaruar arsyet e mosrealizimeve te programit 8 vjecar , epo edhe mund te kesh nje pike justifikimi , eh , edhe mund te pranojme ca gjera ; Por te mirresh me mashtrime e genjeshtera , pike e zeze , hall per ne , nese i hame brrockullat qe lishon pa mase ; por hall edhe per ty . A do vezhdoi , ky popull te vras vet–veten , duke te besuar premtimet boshe e pa krip . Ne shoqeri , njeriu i pa pergjegjshem , nukse demton veten , por demton gjithe shoqerine me pa pergjegjshmerine e tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje