Këto zgjedhje, ndoshta, nuk duheshin bërë

21 Prill 2021, 09:40Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Ka pasur njerëz që nuk janë martuar kurrë; sa pse nuk mund të krijonin familje!?… jo vetëm kaq, por ata kanë njohur veten e prandaj nuk merrnin në qafë tjetrin. Të paktën kaq duhet të bëjnë edhe partitë politike ‘të liga’ ose edhe politikanë të poshtër.

Nuk kanë pse ‘martohen’ me popullin këta… Nëse do të njihnin veten këta të pushtetit të vjetër që e quajnë veten ‘opozita’, atëherë do t’i kërkonin Demokracisë 240 vjeçare që të bënte një korrigjim për Shqipërinë: ‘Të mos ketë zgjedhje sa kohë jemi ne…’ Në fakt, një gjë të tillë këta e bënë ditën kur nuk pranuan të hynë në zgjedhjet e pushtetit lokal në qershorin e vitit 2019, por nuk i vunë këtë emër… Atëherë nuk deklaruan se ‘nuk po vijmë në zgjedhje për arsye se ‘e njohim veten’ dhe se ‘nuk jemi për të mbajtur pushtet’.

Të njohësh veten!, kjo është detyrë e parë, para se të ofrohesh te njerëzit e tjerë. “Njeriu ka për detyrë ta njohë veten e të kërkojë të vërtetën edhe te vetja, dhe në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë njeriu nuk mund te jetë njeri’, shkruan Erich From. A janë ‘njerëz’, apo vetëm ‘parti’ këta që po i ofrohen popullit shqiptar, me qëllimin për t’u ardhur mbi kokë? Ose janë njerëz që nuk e njohin veten, ose janë vetëm shpirtra të vdekur të futur në zarfin ‘parti’ dhe këta si mekanizma të ftohtë u ngordhin nervin njerëzve. Këta e njohin veten sepse vetë hedhin parulla mashtruese para njerëzve me qëllim që t’u marrin votat dhe nesër t’u thonë: ‘Vetë na votuat, ikni tani!’. Këta e dinë se njerëzit e dinë se kurrë nuk kanë bërë gjë të dobishme në këtë jetë; atëherë pse duhet ta tregojnë vetë këtë gjë?!

Barrët e këqija që mban sot mbi shpatulla opozita, janë më të rëndat që ka njohur jeta: E kanë shkatërruar ekonominë e vendit në kohën kur po vinin si pushtet i ri në 1991, e pastaj gjithë pronën; e kanë deformuar demokracinë- nga liri në stalinizëm- që pa lindur akoma; ia kanë futur frikën në palcë këtij njeriu duke vrarë njerëz; në dorë kanë hurin dhe urën e zjarrit në vend që të kenë fjalën të parën; përballë opozitës qëndrojnë me ‘katër snajperë mbi kokë’ sa herë marrin pushtet; Drejtësinë e kanë hedhur të vdekur përtokë dhe tani nuk duan ta lejojnë të ringjallet; sa herë kanë ‘hipur në kalë’ shtetin ua kanë dorëzuar fëmijëve  dhe familjarëve që kanë kalëruar duke grabitur edhe ushqimin e qenit; vjedhja e tyre ka qenë kaq e madhe saqë pasi kanë qeverisur 13 a 15 vjet, nuk kanë lënë asgjë mbi tokë që të thuhet ‘e tyrja’; e tyrja është vetëm një tortë 500 metra katrorë që na nxiu fytyrën para botës; sot e kësaj dite kur kombi lufton kundër dy epidemive të mëdha (tërmet dhe pandemi), këta mbajnë anën e vdekjes ‘inshallah vdesin sa më shumë të gjallë që të marrim fitoren’. Këta kanë prodhuar një president që po ndot mençurinë dhe nderin e kombit…

Këta nuk kanë bërë krime deri tani- le ta themi kaq shumë të pavërtetë! Por këta duan tani të bëjnë krimin e shënjuar të njerëzimit: Duan t’i hipin në qafë prapë njeriut dhe ta rrënojnë jetën e popullit. Duan ta bëjnë këtë gjë duke e ditur se çfarë po bëjnë- ky është krimi, jo thjesht ajo çfarë janë për vete. Prandaj duhej të kishin kërkuar ‘të mos bëhen zgjedhje tani, të paktën derisa të ketë konkurrentë të tjerë njerëzorë!’. Se do të kishin kryer edhe shërbimin ndaj vetes: Nuk do të ishin rizbuluar gjithë të zezat e tyre gjatë një fushate publike!

Po çfarë po ndodh me ta?

Disa prej tyre po mendojnë se kanë krijuar ‘identitet tjetër’ ku është fshehur ai i pari. Edhe kur ka njerëz pozitivë mes tyre, këta nuk kuptojnë se janë thjesht skllevër të grupit, jo vetë grupi; si në mafie. Presidenti, bos i të keqes, po iu kërkon ‘90 deputetë, ose vdekjen!’ Këta nuk bëjnë pyetje, si për shembull ‘a më vjen turp për ndonjë gjë nga vetja?’, ‘a jam krenar për ndonjë gjë në jetë?’, ‘a di të bëj një gjë të mirë?’, etj. Kur nuk ke asnjë përgjigje, atëherë nuk duhet guxuar drejt të keqes. Po hyjnë prapë në një eksperiencë të keqe, në vend që t’i shkruanin një letër Demokracisë 240 vjeçare ku të thonë: ‘Jemi rasti kur duhet të mos duam zgjedhje…’

13 komente në “Këto zgjedhje, ndoshta, nuk duheshin bërë”

  1. REALE says:

    O Frrok, ka aq te rruar dhe te pa rruar sot sa betohen per ate qe nuk egziston duke u a sjelle shqiptareve (cave) sikur e kane bere faqen dhe mollaqen paq. Prandaj keta qe thua Ti jane pjelle e ketyre te rruarve dhe te pa rruarve. Detyra eshte; kush jane me shume, valle a do ti mundin apo do tu nenshtrohen, se keshtu s’vazhdohet, ndryshe pse prodhohen arme ne demokraci, kur kjo paska qene kaq “qelibar” dhe s’e kemi ditur?! Je shume i sakte. Por thirrja duhet te jete: POPULL HAP SYTE DHE VESHET QE TE SHPETOSH DHE ME 25 PRILL VENDOS: do vdesesh perfundimisht apo do vazhdosh jeten normale si gjithe te tjeret!

  2. Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve says:

    Me largimin e qeverise Rama nga pushteti merr fund nje cikel 30-vjecar i qeverive te dhjetoristeve-90 te Ramiz Alise. Si dhe i barerave te keqia qe i kane sherbyer si pseudo-analiste keto 30 vjet sa te njeri preher pushtiti tek tjetri.

    1. nn says:

      Rama me gjithe Qeverite e tij eshte pas viteve 2000 dhe dhjetoristet e 90 te Ramiz Alise po kerkojne te vijne perseri ne pushtet me nje figure te shperfytyruar te Ilirit dhe me nje tjeter fytyre kukull&komike te Lulit (Saliut)

      ketyre figurave u duhet dhene derma perfundimisht

      1. Edi Rama dikur - Grigorin e kam vella! says:

        Rama eshte mbeturine e dhjetor-90 sic e ka thene qarte e reja e Enver Hoxhes, Liljana Hoxha!
        “Kur Saliu i doli duarsh, Ramiz Alia futi Edi Ramen ne loje si gjoja radikali qe kerkonte varjen e komunisteve”
        Rama pra, ky Edi i PS qe dikur kerkonte varje per komunistet pikerisht ne ate dhjetor-90

  3. Ano says:

    Frroki ke wene dhe ti ne pushtetin e vjeter….Sala te mbajti drejtor fondesh deri ne 2013….sa gjera ben sikur harron…por faturat aty jane

  4. sparti says:

    Si gjithmon zoti Cupi jeni gjigand…… Te gjitha jane me se te verteta por nuk kuptoj qendrimin e ketij presidenti…. Ne kushtetute thuhet pe presidenti eshte i depolitizuar kur merr kete post por Like floriri eshte unikal ne bote me keto marrina qe po ben tani a kemi kushtetute dhe perse nuk veprohet te pakten ti bejne nje test cmendurie…..
    Megjithate kushtetuta perseri duhet te korigjohet ne drejtim te percaktimit sakte sepse keto 30 vite kane treguar se vetem zoti Mojsiu ka qene me i sakti ne kete detyre madhore.

  5. Emiljano says:

    Ky sa vjen e me shume me ngjan me enver hoxhen

  6. iksi says:

    Bravo , artikull i nivelit shume te larte qe duhet ti bejne thirrje vehtes edhe ato njerez qe ju shkojne mbrapa , jo ata qe kan perfitu leke me thase prej tyre por disa qe jane shume te mire qe genjehen nga fjalet e genjeshtrat e tyre . Ja p.sh Luli thot qe ne ju kemi hequr vizat me Europen , pergjigja eshte : Na i hoqi vet Europa se nuk kishte mbet asnje shtet i Ballkanit perveç Kosoves qe nuk eshte njohur akoma si shtet nga disa vende te Europes . Ku qendron zotesia e tyre dhe krenaria dhe mburrja per vendin e fundit . Une me sa di une vendi fundit duhet kritiku , ndersa ķeto te opozites e paskan lavdrim me qene ne vend te fundit . Krenohen edhe per futjen ne N.A.T.O. , aty na futi Amerika sepse i interesonte gjeosrtrategjia e vet ne Ballkan se futja ne nato ishte sapo ndodhi Gerdeci dhe une nuk njoh ndonje shtet qe futet ne N.A.T.O. pa ushtri dhe sapo ndodhin shperthime ushtarake dhe meqe na ndodhi Gerdeci dhe jeni pa ushtri fare hajde se po bajme eksperimente me ju dhe na duheni per Afganistan se jeni trima dhe na duheni me pagu njat perqindje ne lek aq sa tu caktojme ne . Gjithashtu per ruajtjen e hapsires ajroreju caktojme Greqine , pra caktohet ujku me ruajt delet . Dhe e fundit qe krenohet Basha eshte Rruga e komit e vjedhur 50% dhe e lene pergjysem .

  7. Pena says:

    Je madheshtor zoti Çupi, o sot o kurr, Shqiperia do behet, se jemi sternipat e Skenderbeut, qe shpetoi qyteterimin europian. Edhe kete radhe do triumfojme, Shqiperia do behet, sepse e meritojme, e ben vetem Skenderbeu i kohes sone, Edi Rama, ai qe çdo gje qe deshirone e realizon, nuk njeh rruge tjeter. Matilda Makoçi ka qene nje yll kompleks, ai e beri te tijen, Shqiperia po lengonte, kishte rene nen kthetrat e vdekjes, e ai si Skenderbeu erdhi nga Franca per ta shpetuar, dhe ja arriti, sot eshte ne krye te shtetit Shqiptar, rruga e dibres e pakonceptueshme qe te realizohej, sot eshte realitet endrra qindra vjeçare, e dibranet e kane tashme si te tyren Tiranen, 100% votoni per Edi Ramen. Te njejten gje beri per Elbasanin, i cili eshte si lagje e Tiranes, e kjo nga Edi Rama. Aeroporti i Kukesit nje tjeter arritje, per Shqiperin e Kosoven, nje Zvicer e re po lind aty, e kjo nga Edi Rama. Spitali i Fierit nje tjeter realitet, nje dallendyshe per nje sistem tjeter shendetesor, ky eshte Edi Rama, mos harroni Shqipetar. Arritja me e madhe, mos harroni, Reforma ne Drejtesi, qe do i japi drejtim perfundimisht Shqiperise, qe do pastroje kete vend te bukur nga kalbesirat, nga ata qe po kerkojne te te marin edhe pulat, kujtoni grurin ne 1992, i njejti skenar. Kujdes, shqipetar kudo qe jeni, Shqiperin e bene vetem Edi Rama, ky eshte Skenderbeu i kohes sone. Mos harroni o sot o kurr, eshte koha e Shqiperise dhe e Shqipetareve.

  8. Frrok kari / gazetari i paanshem says:

    ti gazetaruc gazetar i paanshme pse nuk flet
    per pergjimin apo keshtu ke mesue ne shkoll tgazetaris

  9. Frrok kari / gazetari i paanshem says:

    ti gazetaruc gazetar i paanshme pse nuk flet
    per pergjimin apo keshtu ke mesue ne shkoll tgazetaris

  10. Rosa canina says:

    Super shkrim
    Analize shum e sakt….

  11. Tironci says:

    Zoti Frrok Çupi je gjigand i mendimit arsyes brilante dhe i drejtesis ne kte vend , jeni pena e vetme qe shkruani mendimin e qindramijra njerezve ne kte vend qe duan shtet ligjor dhe nje jet korrekte te rregullt per femit e tyre , jeni pena e par e gazetaris shqiptare , mendimi dhe analiza jote brilante te ngazellen , jeni Viktor Hygoja Shqiptar ne kritiké dhe mendimin gjenial rrespekte , patriotizmi jot te ngazellen , sot me shum se kurr kemi nevoj per patriot dhe shqiptar te vertet gazetar te se vertetes qe ti dalin per zot kti populli e kti vendi , rrespekt rrespekt per ju Frrok Çupi te uroj ter te mirat ne karrier dhe ne jeten tende jeni i rrespektuar. Artikull brilant .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje