Model suksesi, Peleshi bisedë me Donald Suxhon, të riun që iku nga malet dhe u bë dy herë kampion i Lojërave Olimpike

21 Prill 2021, 08:54Politika TEMA

Donald Suxho, kapiten i kombëtares amerikane të volejbollit dhe fitues dy herë i Lojërave Olimpike është një nga modelet me të cilët Korça krenohet sot. Drejtuesi politik i PS-së për këtë qark, ministri Niko Peleshi ka biseduar virtualisht me të për të sjellë një mesazh për të rinjtë korçarë që duan të ecin dhe të arrijnë suksese të tilla në jetë me pasion e durim.

Teksa i ka rrëfyer momentin, në të cilin ndodhet vendi aktualisht para zgjedhjeve të 25 prillit, Peleshi i tha se “Shqipëria dhe të rinjtë shqiptarë kanë nevojë për modele si ti dhe si shumë të tjerë, sepse jemi një shoqëri që tani po dalim nga tranzicioni. Keqkuptuam disa vlera në fillimet e vitit ’90 kur ndryshuam sistemin dhe politika për hir të vërtetës nuk ka qenë një faktor pozitiv në modelimin e shoqërisë”

Vetë Donaldi, ndërsa ka uruar zotin Peleshi për punë n e bërë në qytetin e Korçës ka rrëfyer gjatë bisedës historinë e jetës së tij. Ai u nis nga malet e Ersekës për të kaluar në Greqi, ku dëshironte shumë të aktivizohej në volejbollin grek.

Por, aty nuk e morën në skuadër për faktin se ishte shqiptar. Do të duhej të priste që një vit më vonë të nisej drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku gjithashtu nuk ishte e lehtë për të. Pasi punoi për më shumë se 7 muaj, ditën duke larë pjata në një spital në Boston dhe natën duke shitur ëmbëlsira, Donaldi tregon se kontaktoi me të gjitha kolegjet e mundshme për t’u kërkuar të luante volejboll.

“Vetëm një kolegj në Kaliforni më pranoi. Luajta 4 vjet me kolegjin amerikan, pastaj kam luajtur 12 vjet me kombëtaren amerikane dhe 14 vjet nëpër botë. Vetëm në Shqipëri s’kam luajtur. Në 2004 unë jam kthyer në Greqi si lojtar i skuadrës së kombëtares amerikane dhe kam qarë. S’e kuptoja dot. 10 vjet më parë ikja në këmbë e 10 vjet më vonë unë shkoja si lojtar i skuadrës amerikane. Dhe për çudi aty ishte po ai trajneri grek që më kishte larguar”, u shpreh Donald Suxho.

Tashmë Donald Suxho, dy herë kampion olimpik ka biznesin e tij në SHBA. Teksa e ftoi që këto investime të shtrihen një ditë, pse jo edhe në Korçë, ministri Niko Peleshi i bëri të ditur projektin për të ndërtuar një aeroport turistik sportiv në këtë qytet, ndërsa një nga projektet e ardhëshme është edhe një aeroport ndërkombëtar. Peleshi premtoi se qeveria socialiste do ta bëjë këtë vend gjithnjë e më të mirë.

5 komente në “Model suksesi, Peleshi bisedë me Donald Suxhon, të riun që iku nga malet dhe u bë dy herë kampion i Lojërave Olimpike”

  1. Luridha says:

    Donald kujdes nga këta rilindarët berberë te Rilindjes. Këta po panë ndonjë gjë për të zhvatur të ngjitem si mut vinovili. Ky promotori ” me lesh pa lesh” I Pelesheve ka pas kohe dhe mundesi te kujtohej per ty ( modelin) tend kur ishte kryekar bashkie, minister e zv karminister. Po kujtohet per zgjedhje virtualisht?!?! Ke ndonje dyqan tek pazari se ta përlau apo ndonjë pronë në Korçë se nesër e gjen në emër te Kapuranit. Rri Suxho se jeni fis kingash korçarë lëri berberet pe leshi ne rrugen e mutit, atë të zhdukjes.

    1. ben says:

      Luridha-keto karakteristika qe ja ke veshur rilindasve, me ngjajne shume me karakteristikat e atyre qe perfaqeson zotrote, pra PD dhe sidomos LSI. Sa kohe kane qene ne pushtet, te dyja keto mender partish, ja kane luajtur fene parave qe kane vjedhur me te dy duart dhe kembet. Pushtetin e duan perseri qe te vazhdojne te vjedhin per te kompensuar 8 vite qe vetem kane harxhuar per te paguar individe idjote te kalibrit tend.

  2. Sotiraqis says:

    Haha leshi ben si serioz edhe i gezuar per suksesin e Suxhos.Ky skuth qe per pushtetin e tij i ngjitet si mut kujdo qe i ka interes edhe pastaj shkon i refehet ragamit.Haha soj budallenjsh

  3. Pirro Karderri says:

    Ragami e ka dashnore Pe Leshkën. E shkep mbi lavamanet e lokalit. Po Benit pse I djeg kaq shumë marmita?

    1. ben says:

      Pirro-zakonisht ato qe mburren se i kane gjerat e “medha’ kane problem se ne te vertete i kane mikroskopike.
      Marmita jote mbase i ka provuar ato me prapashtesen “…derri”, prandaj te paskan mbetur ne mendje.
      Po te kishte bere nje interviste te tille ndonje nga mytyberret e PD-se do ishit te paret qe do i levdonit. E keqja juaj eshte vetem nje gje dhe lidhet me nivelin e trurit.
      Kur perendia thirri njerezit per te shperndare mendt, juve ishit shume larg. Sa arritet juve, te tjeret i kishin marre dhe s’u lane gje juve, prandaj keni mbetur tek marmitat dhe te tjera fjale nga zhargoni i rruges.
      Ruani kosheret Pirro, se sa per bletet, aha, ato ju kane lene shendene qe kur lindet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje