Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka folur mbrëmjen e sotme për djegien e mandate në vitin 2007.
Në studion e “Opinion” u transmetua video kur Presidenti Meta tregoi se Kryemadhi e kishte gënjyer për djegien e mandateve, ndërkohë që kjo e fundit e pranoi se kishte gabuar, pasi tha se Meta ka të drejtë të ulërasë për atë veprim.
Sipas saj, ajo dhe presidenti nuk kanë për ta falur njëri-tjetrin deri në vdekje, madje do ta vazhdojnë këtë diskutim edhe në botën tjetër.
Fevziu: Kur gënjeni burrin, çfarë sigurie kanë shqiptarët që nuk do i gënjeni edhe ata?
Kryemadhi: Kam qenë vetëm unë që kam dashur të djeg mandatin. Kur kam dalë nga zyra e Bashës i kam thënë që do e djeg vetëm unë, jo grupi parlamentar.
Kur kam dalë i kam thënë Metës, “Ilir po të njoftoj se jemi në këtë proces. Jam takuar me Klajdën në bllok, erdhi edhe zoti Vasili dhe kemi diskutuar.
Këta më thanë “do e djegim dhe ne”, por unë i thashë jo. Kur bëmë mbledhjen e grupit parlamentar, këta ishin të gjithë në unanimitet për të djegur mandatin.
Zoti Meta ka të drejtë të ulërasë. Nuk kemi për ta falur nëjri tjetrin deri në vdekje, edhe në botën tjetër do ta vazhdojmë të njëjtin debat.
Hipokrite. Cift i neveritshem.
Dear Monika!
Qofte ti apo Ilir floriri, te dy keni te drejte te flisni per politiken tuaj, se ne politike jeni. Madje, kur ju flsni se “deri ne boten tjeter..” etj, ju duket sikur VERTET BENI HISTORI, dhe se do te mbeteni. Po, do te mbeteni, por varet se si. Edhe xhaxhi Enver ne Histori eshte.
Ceshtja eshte se ju jeni te bindur per kete (se po beni histori). Ne fakt, ka nje METER qe ju MAT: metri i popullit qe thote: Sa kjo politike qe ju perjetoni deri ne ekstaz ka qene ne sherbim te tij, ASGJE, ASNJE. Ju keni bere politike per veten tuaj, karrigen, egon tuaj, dhe kjo nuk ka lidhje me pasojat per te cilen politika e drejte (si intrument) eshte krijuar.
Ne fund, do tju lexojne edhe ne boten tjete, por me mallkim nga ky popull i shumevujtuar sepse cuditerisht dalin ne krye te tij gjithmone ata qe duan veten veten, dhe ndjejne ekstazen kur populli vuan, dhe shtypin me te miret me terbim.
Rruge te mbare kete here per..Skrap
Kur genjen burrin, po shqiptaret?! Pyetje shume e sakte, por Monika ka parasysh bordellot qe ka hapur ne Jal te Vunoit dhe arkat me telefona aifon qe genjen te rinjte dhe mendon se shqiptaret mezi presin ate qe dhe hundet i ka si vrimat e tunelit tek Ura e Vashes ne rrugen e Arberit . Po keta shqiptare qe merren me Moniken, Ilirin dhe Lulin, jane pjesa fundore e shqiptareve se ne çdo vend e çdo popull ka kete pjese; prandaj: beni diferencimin dhe distancohuni se jane njesoj si covidi keta! Provat kane 30 vjet qe i kane dhene.
Cdo fjale,cdo qendrim i kesaj baxhelle eshte tallje e madhe per kedo njeri normal.Fyhem ta shoh,fyhem ta degjoj,eshte tmerr.Ka sharlatane kjo bote,ka mashtrues,ka delenxhinj por kjo eshte nje shumatore e gjithshkaje te keqe.Zoti e ka bere te lemerise dynjane.Turp per te gjithe ata qe i kane besuar.Mjerim i madh.
Aman ikni sa me shpejt dhe vazhdoheni ne ate boten tjeter