Rreth 150 kilometra larg kufirit mes Rusisë dhe Ukrainës, 15 avionë supersonik luftarakë rusë janë rreshtuar në një bazë ushtarake, në pritje të urdhrave nga Kremlini për të vepruar.
Pamjet e avionëve janë kapur nga kamerat satelitore, në një tjetër dëshmi të tensionimit të situatës në një prej pikave më të nxehta të globit. Në fotot e publikuara nga Reuters dhe Agjencia Satelitore Maxar Technologies, avionët bombardues rusë, model 15 Su-34, janë vendosur në bazën ajrore “Morozovsk”, një tjetër provë e rritjes së aktivitetit ushtarak rus në javët e fundit.
Me një shpejtësi maksimale prej 2200 km/h, këta avionë janë të pajisur me predha me lazer dhe një armë automatike që lëshon rreth 1800 plumba në minutë.
Edhe në baza të tjera ruse, në Krime, aktiviteti ushtarak është rritur ndjeshëm, ndërsa Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Joseph Borrell, deklaroi dy ditë më parë se në vijën kufitare mes dy shteteve janë vendosur rreth 150 mijë trupa.
Avionët janë dërguar së fundmi në bazën “Morozovsk”, pasi në foto satelitore të realizuara në muajin mars ata nuk duken aty. Rusia ka shtuar edhe aktivitetin në Detin e Zi, ku disa anije luftarake janë vënë në lëvizje, pas njoftimeve se dy destrojerë amerikanë do të mbërrinin atje.
Rusia dhe Ukraina janë të përfshira në një konflikt prej 7 vitesh tashmë, më i përgjakshmi në Europë që prej luftërave në Ballkan në fund të viteve 1990. Të paktën 14000 persona kanë humbur jetën që prej pushtimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, ndërsa 1,5 milionë persona mendohet se janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Rusia propozon që Ukraina të kthehet në shtet federativ dhe krahinat që kanë shpallur në mënyrë të njëanshme autonomi të shkëputen, por qeveria e Kievit e kundërshton këtë. Ukraina gjithashtu kërkon anëtarësim sa më të shpejtë në NATO, pasi e sheh aleancën ushtarake perëndimore si të vetmen mundësi për t’u mbrojtur nga Moska.
Avionët 15 Su-34 në bazën "Morozovsk"
Me një shpejtësi maksimale prej 2200 km/h, këta avionë janë të pajisur me predha me lazer dhe një armë automatike që lëshon rreth 1800 plumba në minutë.
16 prill: 16 avionë luftarakë rusë, të vendosur në bazën ajrore "Saki" në Krime
14 prill: 13 helikopterë të vendosur në bazën ajrore "Kirovskoye" në Krime
Keto Jane veprime shume shqesuse per gjith boten nje njeri i çmendur si Vladimir Putin done me e shkatrrue boten
Aı eshte nje aerodrom ushtarak dhe detyrımısht avıonet aty do te rrınee kenı ndonje mendım tjeter se ku do te qendrojne ne ajerFotot te gjıtha te marra me satelıt A jenı ı sıgurte qe jane ne kufı me ukrahınen Kete te fundıt e ka nje kafshate Por nuk e ka ndermend me e pushtue Se vete e la te largohet
Rusia nuk ka nevoje ti tregoje “muskujt” ukraines, edhe as ka pse ta paralajmeroje,qe do sulmohet, se mund ta bente ate pa i rene daulleve te luftes sic e beri para shtate vjetesh , me krimen.
Putini i flet derres te degjoje penxherja , demostrimi i forces i behet direkt xho bides dhe deklarates idiote te tij qe ; Putin eshte vrases !!!
Jo me kote pergjigjia zyrtare e moskes ishte qe , ketej e tutje ç’do mardhenie ndermjet dy shteteve do kete si baze kete deklarat .
Analistet qe meren me çeshtjet politike nderkombtare e nenvizuan menjehere ,si te rezikshme dhe komlet te pa pergjegjeshme akuzimin qe bideja i beri putin .
Personalisht besoje se rusia nuk do sulmoje ukrainen , thjesht tregon forcen , qe ne “bahçen”e saj nuk lozin dote femije te tjere, si beri amerika ne vitet 60 kur hrushovi donte te instalonte raketa ne kube !!!
shyqyr qe esht putin qe jemi akomka gjalle, se po te mos ishte putin elta qe komandon boten do na kishte hequr qafe shum me perpara se virusi, elita e botes esht ajo qe thote jemi shume, pra ata qe thojne jemi shume ne ket bote skan se si te na mbrojne nga putin, kuptoni o njerez idiote, idiotsia juaj nuk ka ku kufi