Ulsi Manja: PS vazhdon të ruaj kuotat e 2017-ës, gara në territor bëhet mes LSI dhe PD

21 Prill 2021, 21:43Politika TEMA

Herë pas here partitë politike në vend kanë përcjell mesazhin gjatë fushatës se janë duke dobësuar politikisht njëra tjetrën.

Këtë gjë e tregon edhe PS duke thënë se LSI këtë herë do të dobësohet. Mbrëmjen e sotme, kandidati i PS për deputet Ulsi Manja theksoi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV PS vazhdon të ruaj kuotat e 2017-ës dhe gara në territor sipas tij bëhet mes LSI dhe PD.

“Marrim rezultatet e 2017-ës, PS vazhdon të ruaj kuotat, ndërsa gara në territor bëhet mes LSI dhe PD. Socialistët që kaluan gardhin janë duke u kthyer në PS.

Në njësinë ku jam kryetari LSI, një person që i kishte dhënë rezultatet më të mira kësaj partie është në skuadrën time dhe jo si individ por me të gjithë potencialin e votuesve aty sepse ka drejtuar njësinë aty, sot ne jemi në të njëjtën skuadër.

Kjo javë tregon se partitë i kanë mobilizuar strukturat e tyre dhe unë sh presoj të jetë e vogël fasha e njerëzve që nuk do të votojnë. Në këto zgjedhje unë luftoj që të dal mbi PD dhe LSI, mbi të dyja bashkë.

Është interesante fushata, aty kemi banorë nga të gjitha bashkitë e Shqipërisë dhe kanë një harmoni dhe bashkëjetesë perfekte”, tha Manja.

1 komente në “Ulsi Manja: PS vazhdon të ruaj kuotat e 2017-ës, gara në territor bëhet mes LSI dhe PD”

  1. Kalec Dega says:

    Nja gja a e sigurt qe cunat e kukesit doi tja fusin sa vaksina kineze corapekucit….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje