Balla:Nga urdhrat e Gazmend Bardhit sot një elbasans autokton nuk jeton më. Ka larguar vrasësin nga vendi i ngjarjes me makine te tij.

22 Prill 2021, 00:25Politika TEMA

Sekretari i përgjithshëm i PS, Taulant Balla, në një lidhje live për emisionin “Open” ka folur rreth ngjarjes të rëndë të ndodhur ditën e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Më herët, doli në një deklaratë për media, drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi, i cili deklaroi se Arbër Paplekaj nuk është truproja i tij, ai shtoi se ai nuk është vrasës dhe se është pjesë e strukturës së PD-së për mbrojtjen e votes dhe nga ana tjetër Bardhi sulmon Taulant Ballën të cilin e cilëson si përgjegjës të kësaj ngjarje.

Balla u përgjigj këtyre akuzave duke thënë për “Open” se ngjarja ka ndodhur nën urdhrat e Gazment Bardhit, i cili me makinën e tij ka larguar vrasësin nga vend i ngjarjes.

Taulant Balla: Dua të shpreh ngushëllimet për familjen e të ndjerit që ka humbur jetën sot. Dua t’ju bëj me dije se PD prej dje ka instaluar në Elbasan disa furgonë të mbushur me disa persona me përgatitje ushtarake. Mbrëmë dhe sot kanë ushtruar dhunë dhe kontrolle, kanë ngritur postblloqe në rrugë të qytetit, në një moment të caktuar gjatë ditës edhe unë jam informuar për të cilën i jam drejtuar policisë, për ta vënë në dijeni, edhe me fotografi, këta persona të armatosur.

Ngjarja, dinamika shpresoj që policia ta zbardh, jemi para një situate ku është goditur jo vetëm viktima por edhe një punonjëse e policisë dhe mendoj se është në turpin e PD dhe Ilir Metës që është nxitës për dhunën, të kishin reaguar për punonjësen të paktën, sepse ka qenë duke kryer detyrën e saj.

Ky person në vlerësimin tim, duke qenë se ka drejtuar grupin i cili ka drejtuar një vrasje duhet të jetë një person nën hetim.

Nën urdhrat e Bardhit sot një elbasans autokton nuk jeton më. Në makinën e tij ka larguar vrasësin nga vendi i ngjarjes pas ngjarjes. Do i zbardhi prokuroria dhe policia. Kjo ngjarje do të zbardhet por të gjitha strukturat e PS nuk duhet të bjerë pre e provokimeve. I bëj thirrje Bashës dhe Saliut të heq këta persona nga Elbasani.

2 komente në “Balla:Nga urdhrat e Gazmend Bardhit sot një elbasans autokton nuk jeton më. Ka larguar vrasësin nga vendi i ngjarjes me makine te tij.”

  1. Drejtësi says:

    DORASI I STËRVITUR ME TAKSAT TONA NA VRET NE QYTETARËT ME URDHËR TË NJË
    ZYRTARI PARTIE QË FINANCOHET ME TAKSAT TONA, I NDJERI U AKUZUA PËR ORGANIZATOR I RRAHJES SË PROVOKATORËVE TË
    PD-SË NË 14 MARS , FHE FHËNDRI I TIJ U QËLLUA NË KOKË POR E KAPI NË QAFË SE SI FOLI SHINJESTRA SIÇ
    I DOLI ME XHUVANIN!!! DREJTËSI O DREJTËSI JEPNI URDHËR ARRESTI PËR GAZIN E ZI

  2. hasani says:

    O taulanr kujt i a thua ti keto more debil, po shtetin e ke ti ne dore apo kriminelet, cfare thoni more?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje