Edi Rama: Çojeni në shtëpi Ilir Metën, është turpi më i madh që ka pasur Shqipëria

22 Prill 2021, 19:35Politika TEMA
Edi Rama: Çojeni në shtëpi Ilir Metën, është

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një thirrje të fortë shqiptarëve për të mos votuar Ilir Metën. Sipas kreut të qeverisë, Meta është turpi më i madh që ka pasur vendi ynë.

“Kini parasysh që nuk është Luli se me Luli rregullohemi, ia gjejmë një vend për të fjetur, problemi është gjetkë. Të mendosh sot për fëmijët do të thotë të mendosh edhe për vajzën e Ilir Metës, e cila siç thotë vetë Ilir Meta i lutet, babi mos pi, kthehu në shtëpi. 

E pra me 25 Prill çoni në shtëpi Ilir Metën, çoni në shtëpi Ilir Metën. Boll! Mjaft! Ilir Meta duhet të bashkojë në shtëpi. Ilir Meta është turpi ynë, është turpi i të gjithë popullit shqiptar. 

Është turpi më i madh që Shqipëria ka mundur të ketë aty në krye. Ai turp duhet zhbërë më 25 Prill dhe turp kush voton Ilir Metën. 

Turpëron veten, turpëron fëmijët e tij, turpëron familjen, turpëron prindërit e tij, turpëron të gjallë e të vdekur në shtëpinë e tij. Boll. Boll se nuk është Shqipëria pengu i një njeriu që ka ikur dhe ka lëshuar pllumba e sorra bashkë. Boll!”, tha Rama.

“Për ta mbyllur, patronazhistët kanë këto 3 ditë dhe këto 3 net, kohën kur karakteri i tyre duhet të provojë se nuk ka gjumë. Nuk ka gjumë dhe nuk do rreshtin trokitjet dhe telefonat e të gjithë miqve kudo ku njihni njerëz.

Flisni me shokët, familjarët, të afërmit e tyre. Dhe padiskutim, mos e harroni për asnjë moment. Ka vetëm një numër, që jeni ju, është numri 12. Numri 12 jeni ju. 

Të tjerët janë deputetët që kush dëshiron ja jep një preference. Por për deputetët, për ju, për popullin shqiptar, është numri 12 i pavarësisë, i yjeve të flamurit europian, e aritmetikës tonë, ne e dimë që 7×7 s’bëjnë 42, por 4×3 bëjnë 12,” vijoi Rama.

5 komente në “Edi Rama: Çojeni në shtëpi Ilir Metën, është turpi më i madh që ka pasur Shqipëria”

  1. Milan says:

    Ne po e cojme ne shtepi po ju duhet ta dergoni ne qeli ate qelbesire

  2. Sandra says:

    Mire e ke Z. Kryeminister se ti na e bere president, tani na thua cojeni ne shtepi.

  3. Liri says:

    PO KUR E VURE PRASIDENT ISHTE BURRE I MIRE MER LEGEN MUTI.PLEHRA JENI TE GJITHE PRANDAJ SHQIPTARET PO HIKIN SIKUR TE JETE LUFTE.

  4. Haxhi Qamili says:

    Po, ky po që i çon në qeli “bashkëpunëtorët e tij”! Për tetë vjet, “ka bërë kërdinë”, i futi të gjithë “brënda”!
    A të kujtohet, kur personin në fjalë, të cilin do e futje në bug, e bëre president?
    Këta, “të radhës tënde”, zotrote i ke kujdes! Ata që janë popull, për një gjë të vogël, i fut menjëherë nën hije!
    Një gjë është e sigurt, politika 30 vjeçare, ka qënë vazhdimësi e politikës së Partisë së punës!
    Unë që po shkruaj, isha dikush!
    Aty nga fillimi i vitit 1990, u mbajt një Plenium i brendshëm i P.P.Sh!
    Ramiz Alia pohoi, se “pushtetin do ta marrin djemtë tanë”!
    Dhe vërtet, “djemtë”, po vazhdojnë të qeverisin edhe sot,……dhe nuk i dihet edhe sa……

  5. Debil says:

    Ilir Meta eshte shoku yt, ti e vendose ate president. Turp te kesh ti qe per hir te pushtetit bere kompomise me djallin, kryehajdutin. Morali yt eshte zero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje