Fati i zi që na e paskëshin falur jetën. T'ua japim tani?

22 Prill 2021, 21:06Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Në fakt, jetën nuk na e falën këta, por ua morëm për duarsh; dhe tani nuk e dimë a ishte fat i zi për ta, apo fat i zi për ne.

Kam një pyetje të fundit, që nis me fillimin:

Dita kur do të shpallej shtetrrethimi, 3 mars 1997, më është dukur dita më e gjatë në jetë, e gjatë njësoj sa vdekja. Sapo kisha bërë gati shkrimin e gazetës e nesërme, dhe do të nisesha për në redaksi, kur bie dera. Në korridor shikoj fytyrën meit të djaloshit. E kisha shumë të njohur, ai ishte një nga aktivistët e PD, banonte diku afër meje- te ‘fusha Ali Demi’. Me zor shqiptoi fjalët, i merrej fryma dhe mendova se e kishte nga ardhja përshkallë.

-Jo, nuk vij brenda- tha- Por erdha të të lajmëroj të largohesh sa më shpejt. Na mblodhën në PD. Po shpërndajnë armë. Pashë emrin tënd në listë; kemi urdhër të të vrasim ku të të gjejmë. Nuk e dinë se jam këtu…!

Këtë tha djaloshi dhe iku. Më  vonë mora vesh skenarin e zi që quhej ‘lista Shaban Memia’; shkurt- do të vritesha. Por si unë ishte një listë e tërë. Mora radion ndërlidhëse me gazetën ‘Koha Jonë’ që të lidhesha me fëmijët nëse do të mundesha, dhe ika. Fati im që ika në pak minuta! Njeriu që do të vriste tjetrin nuk kishte emër, veçse ishte një paramilitar i Partisë Demokratike. As ambasada e Shteteve të Bashkuara, ku telefonova, nuk kishte çfarë bënte. ‘Bëj ç’të mundesh- më tha Charls Walsh- edhe unë jam thuajse në ato kushte…”.

Ja, kjo ishte! A u bë zi apo bardhë që e shpëtuam jetën?, kjo nuk mund të thuhet qartë. E di pse nuk mund të thuhet qartë? Sepse, ja që e sollën përsëri radhën këta të PD që të ndërtojnë Grupin Paramilitar. Prapë na kanë vënë në listë. Prapë e kemi emrin për tu vrarë… Dje Byroja e Partisë Demokratike lëshoi gjithandej pohimin dhe lajmërimin se ka një Grup Paramilitar e do të na marrin jetën pa ndonjë listë, kush t’u dalë përpara. Ne të gjithë jemi të dënuar me vdekje. Mund të na kapin në furgonin që sapo kalon te këmbët e tyre. Mund të na gjejnë te shkallët e pallatit. Mund të na vijnë në kafe dhe të na thërrasin me emër: ‘hajde me ne te cepi i pallatit’. Mund të na vijnë natën dhe ditën… Por jemi të vrarë pa gjyq, pa vendim, pa emër… Prandaj them se nuk e di nëse ishte fat i keq apo i mirë që atëherë na e paskëshin falur jetën.

Kështu na shkoi jeta, duke u penduar që dikur më parë na e paskëshin falur jetën.

Në Mirditë, aty nga vitet e para pas Luftës së Dytë, kur po hynte diktatura, kishin prurë një xhelat, tamam si anëtarët e Grupit të Armatosur të PD sot, që vriste njerëz pa faj, pa gjyq, pa emër. Ai vriste dhe dhunonte në emër të Partisë; gratë i terrorizonte me vezë të ziera  dhe kunja shprepseje në gjinj e në ‘të linjtat’; ndërsa burrat i lidhte, i çburrëronte e pastaj i vriste. Shpesh i vriste edhe me hunj, me sëpata e me sfurqe. Njësoj si ‘Baba’ sot që thërret nga presidenca: ‘o burra, sfurqe, kosore, sëpata!’. I pari njihej me emrin ‘Toger Baba’, por në fakt kishte emër tjetër, Hodo Habilaj.

Të parëve të mi ua kam ndjerë psherëtimën: ‘Po pse na la gjallë?’. Urdhri i partisë për ta mbajtur hapur, natë e ditë, derën e shtëpisë, u rëndonte më shumë. Ndoshta prandaj edhe mallkonin ‘si na e paskësh falur jetën’. Tani e kemi prapë derën hapur dhe jetën të falur.

Na e falën jetën, disa herë, edhe në vitin 1997 e 1998. Grupet e armatosura të Partisë Demokratike në pushtet erdhën në redaksi, i kontrolluan raftet e gazetave me majën e bajonetës, i vunë zjarrin redaksisë me shpresën se do të kishin djegur brenda nja dhjetë a pesëmbëdhjetë… Edhe aty shpëtuam. I hodhën në sulm grupet paramilitare nga Veriu në Jug; siç ishte toger Baba i Labërisë në Mirditë, tani ‘togerët’ nga Mirdita e Tropoja u bënë dhunues në jug, dhe as u dhimbet jeta e tjetrit.

Nëse atëherë vriteshin në kampet e nazizmit, në fund ata kishin emra, edhe datëlindje, edhe origjinën ‘hebreje’. Por nëse vritesh nga grupet militare të Partisë, nuk ke as varr, nuk i ke as emrin e atij që të vret. Paramilitarët politikë janë të verbër dhe të pa shpirt, si hije. A nuk e patë çfarë bënë në Elbasan? Vranë dhe shkretuan; asnjë nuk ishte nga Elbasani. As këta që janë caktuar për të vrarë në Tiranë, zor se janë nga Tirana…

Nëse kësaj here nuk do të votohet kundër partisë me paramilitarë dhe kundër presidentit me sfurqe, atëherë prapë do të themi: ‘Po pse na e paskëshin falur jetën?’.

45 komente në “Fati i zi që na e paskëshin falur jetën. T’ua japim tani?”

  1. k says:

    Me 25 prill do zgjidhet mes bandave kriminele dhe mafjoze te lalzit,
    dhe një qeverie që punon per popullin edhe duke gabuar.

    1. Këlyshët komunistë të Saliut says:

      Nderime dhe respekte Frrok Çupit.
      Penë e shkëlqyer e gazetarisë shqipëtare. Bashkë me Mero Bazën, Skender Minxhozin, dhe Ilir Yzeirin, janë Katër Fantastikët e gazetarisë analitiko-politike.
      Në kohëra të vështira, popujt nxjerrin njerëz të medhenj, të cilët i kundërvihen të keqes qe pllakos vendin.
      Sot në demokraci nuk bëhet lufta me pushkë. Rregullin dhe tendon publik e vë policia. Por gazetarët intelektualë kane per detyre te ndriçojne mendjen e popullit. Dhe populli e merr vetë vendimin, e bën vetë zgjedhjen. Nuk duhet ta bëjë askush zgjedhjen në emër te popullit, sepse atehere kalojmë ne diktaturë salisto-enveristo-komuniste.

    2. Shume e sakte says:

      Apsulitish une jame plotsishet dakorte me ty Frroke nuk kame çfare ti shtoje shkrimit tende se pse kombi i yne Ka kalue shume vujtje dhe genocide mbi kurrize mir armiqet dhe pushtusit si ata Turqe si ata Serb se pse per ate Pune vine ata por Kure ti ja bën vetes eshte tmerr. Por une e kame then.. Neve Zoti na provoje me tre kriminela të pa shpirti ne politikane shqiptare dhe ata Jane. Enver Hoxha numer 1 Sali Berisha numer 2 ilir Meta numer 3.. Këta 3 njerze çfare i kane ber Shqiprise veq Turqit dhe Serbet ja kane bër dhe munden të ja bën. Enver Hoxha Sali Berisha dhe ilir Meta=???????

  2. erandi says:

    Eshte e tmershme qe pas 30 vitesh PD vazhdon te jete kriminale dhe sa te jete gjalle kryekrimineli Berisha keshtu do te vazhdoi sepse dhe te rinjte qe afrohen jane te tille, shiko homoseksualon Bardhi se si vepron…… Vetem nje gje eshte e vertete zoti Cupi vjala e popullit qe thote QI NENEN QE TE TE THOTE BABE kjo ti shkon fiks pleres NIKOLL LESI qe e vrane e dogjen e masakruan dhe sote eshte i flakte per ta. Zoti Frok Cupi jeni gjigand i vertete….

  3. Tami says:

    Votoni me mend ne koke o njerez te mire. Eshte jeta juan e femijve tuaj, e familjeve tuaja, e ardhmja e ketij vendi. Ky do te jete rregjim diktatorial, do te kthehemi ne 97 dhe pse, sepse Klani Berisha dhe shpk Meta mos te dalin para drejtesise.
    Votoni PS 12, forcen progresiste ne Shqiperi.

  4. Jugu says:

    Kjo eshe qeveri e haduteve te rilidjes. Nuk eshte as qeveri socialistash dhe as shqiptaresh.
    Kjo qeveri u provua per 8 vite dhe duhet te largohet sa me pare. Tani qe ju vjen veza te bytha bejne si burra te mire, kur kan 8 vite qe vetem hajdutosin.
    Frroku ka qene lepiresi me i madhe i Berishes, dhe tani qe ka rene nga fiku behet lepires i madhe i Rames. Si mund te besohet me?

    1. LILOLABJA says:

      JUGU
      Do bejme dhe pa voten tende ,ja dolem ne 97-ten edhe pse te cfilitur ,por ja dolem dhe e di pse ,se kemi karakter.
      Edi Rama ne qeverisje mund edhe te kete gabuar ,po di ti ndonje lider ne bote qe nuk ka gabuar ne punen e tij me cito nje . Ju personalisht asnjehere nuk keni gabuar kur punoni? Edi eshte nje qenie njerezore nuk eshte perfect ,por nuk e mohon dot as ti e as une mor vella ,qe me mire se punon ai per Shqiperine nuk ka punuar njeri Qe eshte me i miri K/M post komunist kjo nuk ka asnje dyshim dhe pa frike Ju them edhe me i mife se Enver Hoxha se Saliu and compani po e po. Ideologjite e preferencat personale marrin fund kur i bej pyetjen vetes ,kush punon me shume per Shqiperine e jo me per Partite.Prinderit tane punuan per partine,kurse ne sot do punojme per Shqiperine qe femijet tane ta shohin zonje te jene te barabarte mes te barabarteve kjo eshte sedra qe duhet te
      kemiper te ngjitur majen,se ate maje qe ka pare Edi e kemi pare te gjithe por u lodhem u deshperuam u rrezuam u vrame me shoku shokun ,hodhem gra femibe burra ne ere per interesat e nje familje .Xhvatem cdo pasuri te ketij vendi dhe tani qe gjetem njeriun e duhur ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur per te kapur majen dhe ti me thua qe ka qeverisur keq.po deshe ta pranoj dhe llogjinen tende,po me mire se Saliu dhe likja qe ke alternative a eshte? Po ju pergjigje kesaj pyetje i zhveshur nga meskiniteti dhe militantizmi me gjak te ftohte ,besoj dhe thelle qe do arsyetosh njelloj si une. Une qe te shkruaj kam qene idealiste e thekur por gjate rruges kuptova qe ka nje me te shtrenjte se ideologjia qe nuk dyshoj qe dhe per ty njelloj eshte ,eshte atje ku me ka rene koka dhe qe quhet SHQIPERI????????????.Kush punon per Shqiperine qofte edhe me gabime por jo me te futur Shqiperise une do ta votoj,kaq e thjesht eshte puna eshte çeshtje karakteri, dua Shqiperine.Mjaft u cfilitem me dasira eshte koha te bashkohemi dhe td bejme Shqiperine.
      Tung

    2. lindje - perendim says:

      o Jugu,
      para se te largosh hajdutat e rilindjes na thuaj pak se ke do na sjellesh.

    3. bregdetari says:

      Ti JUGU ose je i çmëndur,ose i pirë, si presidenti. Po si nuk ke sy e zemër të shikosh realitetin pa patur droje të pohosh të vërtetën? Je një nga ata, një snob që dëshiron të shikosh gjak, një prej atyre që për shkak të cmirës dhe pafuqisë intelektuale të mposhtin me debat Ramën, djegin shtëpinë e Ramës dhe i vënë flakën vendit. Turp për ju, Haram Buka që prodhon djersa e shqiptarëve në këtë tokë të bekuar. SHQIPTAR VOTONI MASIVISHT PS MË 25 PRILL QË TË PAFUQIZOJME MBIRRJEN E KËSAJ FARE TË KEQE:

    4. POSHTE PARAMILITARET says:

      O Jugu do jesh dhe ti nje nga keta paramilitaret qe terrorizojne njerezit, Rilindja nuk ka vrare dhe nuk vret njeri. Sa per te vjedhur te gjithe kane vjedhur te dyja palet si PD edhe PS.
      POR JETEN NUK KA TE DREJTE TE MA MARRI ASKUSH
      more vesh JUGU

  5. Baca-Bajram says:

    Per 30 vjet e ka terrorizuar vendin Sa-Haleja me barbaret e zbritur nga shpellat e Vucidollit dhe akoma jemi te traumatizuar apo te tromaksur… Po cohuni o popull c’prinsi me nga nje hale e aq me shume nga nje qeveri e paralizuar, qe s’eshte e afte t’i ndaloj keta halabak, horra e kriminel ordiner. Ku eshte Policia e Shtetit, ku eshte SHISH, pse s’ndermarrin veprimet e duhura e te zbatojn ligjin jo vetem per vrasesit por edhe ata qe i frymezojn e nxisin, ata qe dalin ne mbrojtje vraseve ordiner qe i rrethojn. Pra e vetmja menyre eshte VOTA. Ata qe vertet jane patriot dhe e duan kete vend, ata qe kane vuajtur per 3 dekada babzine, dhunen krimet e ketyre barbarve duhet te cohen e votojn me zemer pa harruar se kush jane keta horra e kriminel. “Cherchez la femme” per Shqiptaret perkthehet ne “Kerko Sa-Halen”.

  6. C’na gjeti says:

    Shum dritheruese, po pse e mbajte per brenda 24 vjet, faktin e ekzekutimeve ne baze te listes se Shaban Memise?!

  7. nord.al says:

    Falemnderit Frrok qe na hap syte me artikujt tuaj.

  8. Vranakonti says:

    Jane plotesisht te verteta dhe shume te besueshme keto qe shkruan zoti Frrok.Kure i kujtojme na rrenqethet mishi,aq krime te madha ka bere PD dhe Sali Berisha me kete popull dhe me kete vend.Paramilitaret e PD qe derigjoheshin nga kryemafiozi Sali Berisha,te vrisnin me lehtesi dhe me qetesi sikur shtypnin ndonje mize dhe jo nje njeri.Ishte temerr.Mos e befte zoti qe te na vijn ne pushtet perseri kata kafshe me fytyre njeriu.Shqipetaret dhe e gjithe shqiperia eshte e qete vetem me Edi Ramen.

  9. Vlora ,Vlora says:

    edhe tre dite dhe bandat kriminele te PeDes nuk do dine ku ta ndalojne vrapin Ne ua dime trimerine ketyre pederasteve te Veriut

    1. Maloku says:

      Une jam nga Veriu dhe Sali plehut s’dua t’ja shoh surratin. Kurse sa për trimëri, ju Leberve jua bëri zap një byth magjypi në 97tën per dy vite rrjesht – Zan Çaushi. Deri sa e kapi policia ju përdhunoi si i deshi palla. Keshtu që me shumë respekt, ik pirdhu se nuk ke këllqe të flasësh ti për gjysmën e Shqipërise, o debil kompjuteri.

  10. Tirona says:

    Gazeten nuk e lexon i gjithe populli, kete shkrim lexoje para kameras ne tv

  11. Shqiptari says:

    O njerez,po votuat PD-nè e kthyat veten shume vite mbrapa. A ju dhimsen fèmijèt oooo njerèz.? Lereni ta jetojne jeten te qet ,ç’kusure kanè ata te jetojnè me drama?! Pse kane bere poshtersi te panumerta Berisha,Meta e Basha duhet ne me patjeter te jemi mburoja e tyre? Jo mor jo,kjo treshe duhet ndeshkuar me patjeter dhe perfundimisht. Dhe vetem atèher nè zgjedhjet e pas kater viteve ne duhet ti themi Rames: tani ik..! Por kur treshja e famshme nuk duhet te ekzistoi me politikisht.

  12. neri says:

    Eshte shume e vertete zoti Cupi qe keta te PD jane si barbaret veriore qe shkretuan jugun e Europes, ose jane si karkalecat kur bien ne nje are dhe e shkaterrojne ate. Kurre mos ardhshin ne pushtet.

  13. dajti says:

    Memoria jone nuk duhet te jete kaq e shkurter- Nuk votohen kriminelet

    Bravo Frrok Cupi.26 maj 1996 deri Korrik 1997 ishte ekzaktesisht sic thoni ju. Po pse harrojme xhanem ne shqiptaret. Kaq te shkurter e kemi memorien.Si mund te votojme keta vrases gjakftohte.

    1. Nick says:

      Harrojme se ndryshe nuk jetojme dot..jetojme d.m.th. deri te na vrasin nje dite tjeter si thote Çupi!

  14. Imigranti says:

    Nje shkim tagjikomik; brilante. Shqiptaret kane vuajtur ne shekuj. Uroj me gjithe shpirt mos gabojne ne keto votime vendimtare. Te votosh per Sali Berishen e Ilir Meten me kompanine e tyre do te thote te vrasesh vehten. Denojini me vote keta kriminele o vellezer e motra qe te shpetoje Shqiperia nje here e pergjithmone.

  15. TNT says:

    Frrok Cupi je nder te paktet gazetare jo se mbeshtet Qeverine apo Ramen, por se lufton llumin e PD-se qe injeriu me i rrezikshem i 30 vjeteve Sali Berisha e solli ne PD

  16. luka says:

    Gjakftohtesia me te cilen vret tjetrin eshte ajo qe e karakterizon Saleh Karagjiçin. Keshtu fare qetesisht ka futur nen dhè mijra shqiptare, edhe bashkepunetoret e vet me te ngushte. Doktor vdekja ushqehet me vdekjen.

  17. dardan says:

    Eh, mor Frrok, nuk doli dot nje burre qe t’ia kripte koken Kryekriminelit, kryehajdutit dhe kryetradhatrit Sali Berisha!?

  18. Selim Rroshi says:

    Ik ore pirdhu se duhet kujt jeta jote.

  19. Haxhi Qamili says:

    E di pse z. Frrok?
    Sepse ne komitetin e Partise te rajonit nr.2 te Tiranes, para 90-tes, te therrisnin Shoku Frrok!

  20. Traktori me zinxhira says:

    Shkrim shume realist.Bravo!

  21. Permetari Ne dhe te huaj says:

    Bravo Frok un jam thuajse mosha juaj dhe i kam jetuar dhe jam nga permeti qe ato grupet militare vran gjasht veta per dy minuta me 9-mars 97 …..pra te gjitha keto qe shkruan jan nje e vertet e hidhur qe u rikthye prap nga i njejti njeri nga drakula i shqiperis SALI ……lexoj dy tre komente ketu qe qeshin tallen po besoj jan femij dhe nuk e din se cfar esht gati te bej SALI krimineli meta mediu Luli mona dhe opozita rrugore …po shyqyr qe jan shum pak te tillet …..urime frok

  22. Emigranti says:

    O zorraxhii ku je katandisur po po si u delenise deri ne kete pjke turp turp i p fytyre po kush po te ka ne hesap ty o sahan lepires o fundrrin clidhje ke ti me Berishen ngele ti te gjykosh gjigandin te parritshmin o laro o shpifarak o fare e keqe haram te qofte perkrahja e se djathtes sa me shume flet per PD aq me i meveritshem qyrrash gjak prishur yssstt

  23. Shqiperia e bukur says:

    Po mire o Qup…po cne te beri drejtor prape Berisha nga 2013? E pse pranove se te te vrasin e te shkosh me te sikur nuk vete….

  24. qytetari says:

    Eshte koha qe ç’do kush ti therasi arsyes se jetes,qe me ne fund te triumfoje qytetaria,zhvillimi e ecja perpara duke lene mesjeten 30 vjeçare Berishane nen siglen “LSI”(Luli,Sali,Ilir),duke i shporrur njehere e pergjithmone kllounet e pabindeshem te propagandes Berishjane neper dritaret e kazanit mediatik ku mosdurimi,shtremberimi i fakteve duket sikur jane gati qe te reshtohen vullnetare ne keto rreshta paramilitaresh!A si pame dje tek Fevzua keta tipa te peshtire qe mendojne se mund te triumfojne mbi te verteten,mbi shoqerine e emancipuar vetem e vetem sepse motoja e tyre eshte mbush xhepat me para te thata per vehten e familjen tende!Paturpesi marramendese.
    E lexova me vemendje kete shkrim real e renqethes te atyre koheve ku te gjithe ishim ne liste e ngaqe lista ishte aq e gjate ai (perbindeshi i trajnuar posaçerisht per bema te tilla)porositi zhdukje masive duke ngritur avionet bombardues ndaj te pabindurve per ti shuar masivisht e pikerisht ata qe e fabrikuan e shpetuan jo vetem nje here deri sa edhe pse vrau e deklaroi qe do vrase edhe 300 e etiketuan paturpesisht “Burre shteti” rast unikal qe nuk ndodh as ne vendet me te humbura koloniale te botes se trete!
    Eshte perseri kjo dore qe kercenon sot sepse begraundi i tij eshte “duart me gjak”!Se fundemi dua te nenvizoj :Lum kush e lexon kete thirrje te nje qytetari e intelektuali si Froku qe me kete shkrim i therret memorjes “Kujdes mos e hani sapunin per djath,se jeni ne liste”,kujdes nga paramilitaret e shpellave se jane te trajnuar vetem per gjak e per tu perdorur ne keto dite.
    Respekt per civilizimin z.Frok e qofte e fundit here kjo kujtese e zeze qe na ndjek mbrapa deri sa “Balozi i zi “te ndahet njehere e pergjithmone nga kjo jete duke marre me vehte bemat e tij vrastare ndaj ketij populli e dekoratat “burre shteti” kur vriste ne mes te bulevardit “Deshmoret e Kombit” !
    R e s p e k t !

  25. Kujdes po pate nje njeri me cfurk, ose hanxhar ne dore do jete nga ceta naziskine e jales se nafije dybekut kujdes hapni syte se ata jane si hije bredhin naten neper rrugica me kapuc ne koke. Po i gjetet sshkerdhehini motren gruan baben edhe gjyshen e tij.

  26. Frrokhanet e Anal-listes 30-vjecare te pushteteve says:

    Ku ke pas jete tenden ti o Frrocko, ti ke 30 vjet qe te ka shku jeta neper bythe pushtetesh. I Saliut, i Nanos, prap i Saliut, keto 8 vjet te Rama!
    Je pra nje nga langaraqet e pushtetit te rradhes prej 30 vitesh.

  27. Liri says:

    25 prilli ndan dy botet. Krimin nga sundimi i ligjit ne shoqerine tone. O sot, o kurre.

  28. ABC KORCA says:

    1.Nuk ka njeri normal qe nuk e di se cfare eshte pd-ja, cfare perfaqson e cfare kulture ka, sa te poshter jane etj
    2.Ama nga ana tjeter, nuk ka njeri normal qe te jete dakort me shtetin qe po nderton edi rama.
    Nje shtet ku fasada eshte thelbi dhe jo njeriu e qytetaria.
    Nje shtet ku askush nuk pergjigjet per asgje e ku mbizoteron nenvlersimi i jetes njerzore.
    Dhe ketu dalim fiks dhe tek mankthi ose sic e ke quajtur ti Z. Cupi “pyetja”,Perse me lini te jetoj.
    3.Nenvlersimi i jetes, mos nderhyrja e strukturave perkatse kur i nevoiten qytetarit, mos fuksionimi i nje shteti te se drejtes, na cojne tek “pse me lini te roj”.
    4.Qe ta kuptojme akoma me mire se cfare shteti po krijon edi, po te risjell Z. Cupi nje ngjarje makabre te para disa muajsh.
    Nje Nene denoncoi se foshnja e saj ishte dhunuar ne çerdhe. Shenjat nga trupi i foshnjes ishin si ato shenjat qe permende ti, si ato shenjat qe linin vezet e ziera, por kesaj here dukeshin se ishin bere nga shtergimi i gishtave te nje “edukatreje” ne mishit e nje foshnje.
    Pergjigjia e shtetit te edvinit ishte:Nuk ka kopetenca min/arsimit per te kontrolluar cerdhet… Me kaq gje i mbylli edvini torturat mbi trupin e nje foshnje.
    5.Nuk i kerkoi njeri edvinit te ishte e keqia me e vogel por te bente shqiperine nje shtet normal, ku te konkuronin per kush do beje me te miren e jo kush do beje te keqen me te vogel.
    6.Ndaj, me mire tamam xhungel sesa “xhungel e bute”
    Me mire me kobure ne brez sesa me mendimin se na duhet nje kobure me vete
    7.Premtimi kryesor i edit eshte se ne 4 vitet e ardhshme do kemi 4 porte e 4 aeroporte ku do na vine turistet elitar. Ku do i presim?! Ne durrsin ku ne 70% te qytetit mbizoterojne kanalet e ujrave te zeza, ne vloren ku kercet dinamiti ne cdo cep nga mengjesi ne darke apo ne lezhe e kruje ku anash rrugve pervec plerave te grumbulluar si hambar kemi atraksionet e lopeve qe kullosin ne qytet.
    Lereeee o Frok!

  29. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Populli ka vetem voten,por eshte aq i coroditur sa nuk di nga tja mbaj se shiringat e saliut kane bere punen e vet.
    Jo me kot ky shpellar i leshoj rrugeve dhe i dha urdher te vrasin,te shkatrrojne e te pushtojne e te pasurohen me pare se ish pronaret te kerkojne pronat e tyre.
    Ku jane sote shaban memiat e fahri balliat,ku jane ata qe bene listat dhe ata qe zbatojne ekzekutimet?
    Ishin dhe jane nene mbrojtjen e vampirit sali e gjyqtareve gjin gjoni e tik llalla qe vidhte per vete.
    Edhe me e keqa se edhe qeverite pasardhese i reabilitonin dhe i mernin ne gjirin e tyre per nje grusht votash.
    Cdo parti mbledh bandat e pakenaqura nga partite e rena nga vakti.
    Pa paragjykim,por xhuvani i lsi qe ka shperblyer edhe macen e monikes i denuar nga derjtesia,kalon me camet dhe sefundi i ngeci ps.
    Perse i duhej ps ky eksponent shetites i partive….
    Populli duhet te thote fjalen e vet,ashtu sic e themi ne cdo koment,por po nuk foli drejtesia per listat e shabaneve,e cfurqet e agushit,thirrjet per lufte te vampirit sali e thirrjet e mzatit,e majmun bardhit e deri tek i biri spiunit dekoruar andi bushati qe vraresin e ben hero,pra po nuk foli ligji e shteti ky vend do shkoj nga krimi ne krim.

  30. Të i japësh votën Sali Berishës është njejtë sikur të e zgjidhësh një monstrum dhe të i thuash,urdhëro më qeveris.Votimi për Sali Berishën në vitin 2005 pas asaj çfarë i kishte bërë vendit në 1997 ka qenë njollë e zezë për emancipimin moral e qytetërues të shqiptarëve,jo 50 pêrqind por 5 përqind të votave me i marr ky monstrum është vdekje morale.

  31. Trotski says:

    Eshte rasti te kujtojme Romanin e Hans Falades -“DUHEJ LUFTUAR NDRYSHE”.Personazhi kryesor -Nje baba ,te cilit i ishte vrare i biri ne Stalingrad-Shkruante Pusulle kunder Hitlerit dhe Kunder Luftes. dhe i shperndante ne cdo pallat.gestapoja e kap dhe e denon.Po Shkrimtari ben apel qe duhej luftuar Ndryshe,duhej vepruar qe Flama e Nazizmit te mos fitonte ne Gjermani.I tille eshte Apeli i Frok Çupit. Shqiptare behuni Vigjilente .Te mos Votoni Flamen e Naziskineve te rinj te PD dhe te LSI.

  32. Teli says:

    Frroku tregon nje te vertete, tregon fytyren e PD dje, sot dhe neser. Por qe te kete mendje te ndryshkura te mos e kutojne kete, kjo te cudit pa fund. sa te kete te tille ne do te vuajme. Saliu ishte, mbetet dhe do te vdesi si kriminiel, po keshtu edhe pd nuk clirohet dot nga kthetrat e ketij gjakatari edhe pse iu dha shansi disa here. tani vaji i kandilit u sos, ta nxjerrim jashte skenes me vote qytetare.Teli

  33. Tironci says:

    Ed Rama nuk esht me i miri por do ta votojm te ter qe mos vin bandat e kriminelve dhe antishqiptarve te PDs ne pushtet , se per ndryshe ky vend do shperbehet perfundimisht , Rama ka nje mal me te meta por nuk vret , nuk e degjenerin shetin per turp si kta te PD e LSIs , sa te gjejm nje forc politike te pergjegjshme per fatet e vendit dhe te ardhmen ton do votojm Ed Ramen edhe 30 vjet sa te dali shpresa shqiptarve , kte do ta. Ejm te detyruar qe kta pushta kriminela antishqiptar e antishtet qe nuk njohin atdhe , duam qe kta llumi i kti populli mos kthehen ne pushtet se jan me zi se nje ushtri pushtuse se te dy palet vrasin njelloj , por kta te vjedhin vrasin dhe te çojn ne vitin 0 se jan barbar . Fitore 12ta qe ti shpetojm bandave te Saliut e Likes.

  34. Votoj Njeriun e Punës says:

    Të votosh salihalenë, do të thotë të kesh mendjen e tij, jo mendjen tënde.
    “Të ecësh me këmbët e tua dhe me mendjen e salihut, është vetposhtërim” -shkruan dhe thotë intelektuali i shquar shkodran, Gjekë Çela.
    25 Prilli 2021 duhet të shndërrohet në votë Popullor masive për Edi Ramën dhe PS, ndryshe kriminelët dhe paramilitarët e zinj të bandës pd dhe lsi me kapuç dhe pa kapuç do ta kenë të lehtë, të zbatojnë planin e “mbrojtjes së votës së lirë”, duke ua kaluar andartëve grekë, diversantëve të pasçlirimit dhe terroristëve të BokoHaramit…
    Me shpresë të madhe te fuqia e jashtëzakonshme dhe mençuria e popullit, përulem përpara tij me besim se pas kësaj DATE HISTORIKE PËR SHQIPËRINË DHE POPULLIN SHQIPTAR, mercenarët e koalicionit dhe dirigjentët e tyre do të arratisen maleve dhe kanioneve, ose do të mbushin qelitë!
    Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar!
    Fitore dhe paqe në tërë vendin!
    Falënderime për të nderuarin Frrok Çupi, që jep një kontribut të çmuar përmes mendjes, fjalës dhe penës së tij të artë!

  35. Xha Temja says:

    Frrok te gjithe ne i kemi kaluar ato momente tw 97′ se zeze, qe na i beri peshqesh Saliu dhe te FALENDEROJ qe i risjell aq bukur e te verteta ato momente, duke bere qe ne te gjithe ta hedhim te sigurt voten dhe te zhdukim faren e keqe Djallin SALI, pergjthmone.

  36. Lefteri guzi says:

    Eshte e vertet qe ato lusta kane ekzistuar dhe jam deshmutare qe u armatosen njerzit ordinere hajdut dhe filluan te shkrepnin armet rreth pallateve e terrorizonin o zot si kemi shpetuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje